Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvritet një 22 vjeçare në Ferizaj

Shko poshtë

Vetëvritet një 22 vjeçare në Ferizaj Empty Vetëvritet një 22 vjeçare në Ferizaj

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 01, 2011 9:05 pm


Vetëvritet një 22 vjeçare në Ferizaj


Vetëvritet një 22 vjeçare në Ferizaj 9235_133358724535_30067494535_2326717_901019_n
Të mërkurën në orët e mbrëmjes, ka ndodhur një rast i vetëvrasjes në rrugën "Astrit Bytyçi" në Ferizaj. Sipas një njoftimi të policisë, viktima është një 22 vjeçare (V.D.) Rasti ka ndodhur në shtëpinë e viktimës, ku dhe është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Vdekjen e saj e ka konfirmuar mjeku i repartit të Urgjencës të Spitalit të Ferizajt.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, i cili ka autorizuar Njësinë e Hetimeve Rajonale në Ferizaj për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për t'u bërë obduksioni.

Nuk raportohet për motivet apo shkaqet për rastin, ndërsa hetimet do t'i zhvillojë Njësia e Hetimeve Rajonale e Policisë në Ferizaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi