Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E “skuqin” Editën, 34 të arrestuar

Shko poshtë

E “skuqin” Editën, 34 të arrestuar Empty E “skuqin” Editën, 34 të arrestuar

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 03, 2011 10:39 pm


E “skuqin” Editën, 34 të arrestuar E-skuqin-editen
E “skuqin” Editën, 34 të arrestuar
E “skuqin” Editën, 34 të arrestuar Vv-arrestimni3523E “skuqin” Editën, 34 të arrestuar I-arrestuari29
(I plotësuar)-Lëvizja Vetëvendosje (VV), ka reaguar ndaj arrestimit të aktivistëve të saj nga ana e policisë së Kosovës, duke e cilësuar veprimin e policisë si brutal.

Sipas kësaj lëvizje në mesin e të arrestuarve ka edhe deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës. “Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe deputetët tanë në Kuvendin e Republikës së Kosovës u arrestuan sot brutalisht nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje! sot ka organizuar një aksion protestues kundër zëvendës-kryeministres Edita Tahirit dhe koncesioneve të vazhdueshme të saj ndaj Serbisë dhe në dëm të shtetësisë së Kosovës. Ndërhyrja brutale e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk i kurseu as deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste.

Aktivistët e Lëvizjes ishin grumbulluar në pjesë të ndryshme të rrugës që e lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës me Kryeqytetin e Kosovës, për t’ia bllokuar atë zv. Kryeministres dhe koncesioneve që ajo po i sillte në Kosovë. Kjo e fundit prapë u ul pranë Borisllav Stafanoviqit, njeriut që i udhëhoqi strukturat paralele të Serbisë në luftën e tyre kundër pikave doganore të Kosovës në pjesën veriore, e i cili tash u shndërrua në negociatorin i cili e nxjerri një marrëveshje pikërisht për këto pika.

Takimi i djeshëm e ktheu Kosovën në gjendjen e para 25 korrikut. Takimi i djeshëm përfundimisht e dërgoi një sinjal te të gjithë ndërkombëtarët se Kosova nuk e konsideron punë të madhe sulmin e Serbisë ndaj Kosovës, dhe veçanërisht angazhimin aktiv të Borisllav Stefanoviqit në këtë sulm. Negociatat për Kosovën mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë përkundër fjalëve të mëdha të Hashim Thaçit e Edita Tahirit, të cilët pas sulmit të Serbisë mbi institucionet e Kosovës dhe vrasjes së policit të Kosovës Enver Zymberit, filluan ta shohin qartë se kush është Serbia dhe madje me fjalë edhe të na e tregojnë këtë hapje të re të syve të tyre karshi armiqësisë së Serbisë. Por veprat e tyre megjithatë flasin ndryshe, në kundërshtim me fjalët e tyre.

Kjo tregon se ata janë të vetëdijshëm për dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës, por prapëseprapë janë të gatshëm të vazhdojnë me këtë mënyrë veprimi”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.





“Gjatë intervenimit të sotëm të policisë një numër i aktivistëve u lënduan drejtpërdrejt nga dhuna policore. Të lënduarit po trajtohen në ambulancën e Aeroportit. Brutaliteti i policisë në intervenimin e sotëm. Ndërhyrja brutale e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk i kurseu as deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste. Me këtë rast policët e Kosovës e shkelën rëndë ligjin dhe imunitetin e deputetit, sipas të cilit deputeti nuk guxon në asnjë mënyrë të arrestohet e as ndalohet kur është duke kryer detyrat e veta politike, çfarë edhe është protesta.

Aktivistët e Lëvizjes ishin grumbulluar në pjesë të ndryshme të rrugës dalëse nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, për t’ia bllokuar atë zv. Kryeministres dhe koncesioneve që ajo po i sillte në Kosovë. Njëkohësisht aktivistët e Lëvizjes kishin hedhur domate të kalbura në drejtim të veturës së zv. Kryeministres për ta simbolizuar kështu efektin që marrëveshjet e Editës i shkaktojnë shtetësisë së Kosovës – ato po e kalbin dhe çmontojnë gradualisht Republikën e Kosovës”, thuhet tutje në reagimin e kësaj Lëvizjeje .


E “skuqin” Editën, 34 të arrestuar 9arrestimi
Sipas Vetëvendosjes, të arrestuar sot nga Policia e Kosovës janë: Adonis Tahiri, Agron Kabashi, Aida Derguti, Albana Fetoshi, Albulena Haxhiu, Anita Shabani, Arbnor Dehari, Astrit Dehari, Boiken Abazi, Dardan Molliqaj, Drenushë Xhemajli, Durim Jasharaj, Erzen Vraniqi, Etleva Malushaj, Flamur Pireva, Frashër Krasniqi, Gëzon Kastrati, Krenare Krasniqi, Kreshnik Ahmeti, Kushtrim Dakaj, Labinot Kelmendi, Leonida Molliqaj, Marigonë Drevinja, Muhamet Bytyçi, Naim Jakaj, Nora Fetoshi, Pajtim Demaj, Rron Gjinovci, Selman Sokoli, Teuta Rrusta, Valdrin Ahmeti, Zgjim Hyseni, Myrvete Haradinaj dhe Lirim Gashi.


E “skuqin” Editën, 34 të arrestuar 93arrestimi3E “skuqin” Editën, 34 të arrestuar Arrestimi---2
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, ky arrestim i aktivistëve të saj është i padrejtë dhe në rastin e deputeteve madje edhe i paligjshëm. “Policia e Kosovës nuk duhet të jetë vetëm shërbim që i çel udhë pushtetarëve, por duhet të jetë polici sovrane e cila i mbron qytetarët dhe të drejtat e tyre. Prandaj kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të Lëvizjes, të cilët kishin dalë në rrugë sot për të protestuar kundër degradimit të shtetësisë së Kosovës”, thuhet mes tjerash në reagimin e Vetëvendosjes.


E “skuqin” Editën, 34 të arrestuar 352arrestimiE “skuqin” Editën, 34 të arrestuar Arrestimi498



E “skuqin” Editën, 34 të arrestuar Arrestimi3289E “skuqin” Editën, 34 të arrestuar Makina-domate


* * * * * * *

Vetëvendosje e skuq Editën me domate

Policia e Kosovës ka arrestuar disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, që e sulmuan me domate zv/kryeministren e Kosovës, Edita Tahiri, me t'u kthyer nga Brukseli.

* * * * * * *

Me domate është pritur në Aeroportin e Prishtinës kryenegociatorja Edita Tahiri. Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë gjuajtur Tahirin dhe makinë e saj me domate pas përfundimit të konferencës për shtyp.

Tahiri nuk kishte dalë nga aeroporti për 40 minuta. Para se të nisej gjithashtu një gomë e makinës zyrtare ishte shpërthyer nga aktivistët. Ajo nuk shoqërohej nga ndonjë eskortë.

Sidoqoftë, Tahiri i ka quajtur në interes të Kosovës marrëveshjet për vulat doganore, dhe ka thënë se marrëveshja për tregti të lirë do të nisë së zbatuari prej 10 shtatorit.





Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi