Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Interneti, si funksionon “vegla” më e fuqishme e epokës sonë

Shko poshtë

Interneti, si funksionon “vegla” më e fuqishme e epokës sonë Empty Interneti, si funksionon “vegla” më e fuqishme e epokës sonë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 04, 2011 10:50 am

Interneti, si funksionon “vegla” më e fuqishme e epokës sonë




Interneti, si funksionon “vegla” më e fuqishme e epokës sonë Www_internet

Nëse do të kishim dëshirën e mirë për ta kuptuar rrjetin ashtu siç është, dhe ajo ashtu siç ka qenë pak kohë më parë, atëherë kemi nevojë për modele më realiste. Mbi të gjitha na duhet të mbajmë mend që tashmë rrjeti nuk është aspak vetëm një medium publikimesh

Gjëja e çuditshme e të jetuarit në një revolucion është të kuptuarit në lidhje me atë që po ndodh në të vërtetë. Një moment jetohet pastaj kuptohet. Këto dy gjëra nuk mund të ndodhin paralelisht të paktën për një mendje normale njerëzore. Vetëm të parit e gjërave nga njëfarë distance dhe në tërësinë e ngjarjeve mund të na ndihmojnë që të kuptojmë. Kjo gjë po ndodh me ne aktualisht ndërsa përjetojmë dhe shijojmë moshën e internetit në të cilën ndodhemi prej të paktën 10 vitesh. Jemi duke jetuar në mesin e një ndryshimi rrënjësor të mënyrës së jetesës dhe të komunikimit. Duke qenë se në këtë rast nuk mund ta shohim situatën në të cilën ndodhemi nga njëfarë distance, atëherë nuk mund të dimë realisht se çfarë po na ndodh. Nga përvoja e së shkuarës kemi marrë mësimin se njerëzit tentojnë që të mbivlerësojnë impaktet e teknologjive të reja në aspektin afatshkurtër dhe të nënvleftësojnë ndikimin afatgjatë. Zakonisht për momentin internetin tentojnë që ta etiketojnë me lloj-lloj parullash nga më të ndryshmet, por ato janë veçse shpjegime afatshkurtra të përvojës së të sotmes. Ato mbi të gjitha thonë shumë pak në lidhje me ndikimin afatgjatë të këtij fenomeni. Pyetja që bëmë në këtë rast është: a mund ta përdorim ne internetin pa rënë në kurthet e anëve të tij negative? Për këtë thjesht duhet të kthejmë kokën në të shkuarën në ndryshimet teknologjike që revolucionarizuan ekzistencën tonë për të kuptuar se ku po shkojmë dhe në ç’mënyrë duhet ta vazhdojmë rrugën për të nxjerrë avantazhet më të mira.

Konceptimi që keqinterpretohet në më të shumtën e rasteve është se interneti dhe rrjeti janë e njëjta gjë. Në fakt, nuk janë. Një mënyrë e mirë për të kuptuar këtë është përmes analogjisë së hekurudhës. Imagjinojeni internetin si shinat e trenit, pra infrastrukturën. Në rrjetin hekurudhor kalojnë trena të llojeve të ndryshme, ata të shpejtësisë së madhe ekspres trena mallrash, apo fare të ngadalshëm. Në internet rrjeti dhe faqet e ndryshme janë “mjetet që kalojnë në këtë infrastrukturë virtuale. Pra, në këtë rast gjëja që nuk duhet të harrojmë është: rrjeti është shumë i madh dhe shumë i rëndësishëm, por është veçse njëri nga shumë gjërat që përmban interneti. Rrjeti është shumë më i madh dhe më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër që ndodhet në internet. Kuptimi i kësaj gjëje është shumë i rëndësishëm.

Pa dyshim që të gjithkush më shumë e kush më pak e kuptojnë që mjedisi informativ në internet është shumë i komplikuar për sa i përket numrit të pjesëmarrësve. Këto që përmendëm janë krejtësisht të ndryshme nga çdo gjë e ngjashme e deritanishme. Ky kompleksitet është realiteti i ri dhe një realitet me të cilin përballemi dhe na duhet që të bashkëveprojmë. Dhe është një realitet sfidant për shumë arsye. Së pari, funksionimi i sistemeve komplekse është i vështirë për t’u kuptuar dhe edhe më i vështirë për t’u parashikuar. Së dyti, dhe kjo është më e rëndësishmja mendësia jonë kolektive nuk është plotësisht e adaptuar për t’u trajtuar me kompleksitete të mëdha. Strategjitë e përdorura deri më tani nuk ka shanse që të funksionojnë në rrethanat e reja të krijuara. Në këtë situatë duhen vënë në punë inteligjenca, fleksibiliteti, përgjegjshmëria dhe dëshira e vullneti për të eksperimentuar dhe për të krijuar strategji më të mira për t’u përballur me sfidat e mjedisit të rrjetit që janë të vazhdueshme dhe gjithnjë e më sfiduese.

Për brezin e viteve ‘80 një kompjuter ishte një makineri që funksiononte përmes programit të “Microsoft”. Me kalimin e kohës këto programe nisën që të krijoheshin për një rrjet shumë më të gjerë përdoruesish, pra të formonin rrjete nëpër zyra dhe më pas edhe brenda kompanive e grupimeve të ndryshme derisa u shpik interneti. Kjo solli një shndërrim shumë të madh atë të vendndodhjes e cila nuk ishte më e rëndësishme për aksesimin e të dhënave. Pra mjafton që të futesh nga çdo pikë e globit në internet për të pasur materialet e tua sikur ato të ishin të kyçura në kompjuterin tënd personal. Shumë veprime u lehtësuan dhe u thjeshtëzuan në këtë mënyrë. Kjo në radhë të parë ishte shumë pozitive për biznesin dhe kompanitë. Me kalimin e kohës, duke përfituar nga ky akses i lartë, kompanitë e prodhimit të programeve kompjuterike krijuan programe të posaçme për “zyrat” e bënë edhe më të thjeshtë jo vetëm marrjen e informacionit, por edhe përpunimin dhe shpërndarjen e tij. Këtu kemi edhe kalimin nga bota e kompjuterëve personalë në atë në të cilën rrjeti, tashmë është shndërruar në kompjuterin personal të secilit prej nesh. Kjo ka çuar tashmë në krijimin e një tjetër teknologjie të avancuar e quajtur “kompjuteri i reve” një teknologji që ofron mjete shumë të thjeshta përdoruese për të aksesuar në të dhënat personale dhe mbi të gjitha një cilësi të lartë shërbimi përfshi shpejtësinë e kërkimit dhe përpunimit të të dhënave. E mira e këtij sistemi të ri është që asgjë nuk humbet, asgjë nuk zhduket përgjithmonë. Por nga ana tjetër, ndikimi i kësaj teknologjie është i jashtëzakonshëm duke qenë se na bën shumë të varur ndaj rrjetit. Dhe rrjeti për të cilin po flasim i përket botës së re.

Një herë e një kohë, rrjeti ishte veçse një mjet publikimi, thuajse mediatik në të cilin publikues të ndryshëm profesionistë, apo edhe amatorë shkarkonin faqe të ndryshme nëpër serverë. Për shumë njerëz që janë në biznesin e mediave ky model vazhdon që të jetë modeli i rrjetit. Por në fakt, rrjeti ka kaluar nëpër tri faza evolucioni, ndërkohë nga rrjeti origjinal 1.0 tek 2.0 dhe tani po shkon drejt 3.0 një platformë globale e bazuar në idenë e rrjetit semantik në të cilin faqet e rrjetit do të përmbajnë shumë të dhëna për përmbajtjen e tyre. Nëse do të kishim dëshirën e mirë për ta kuptuar rrjetin ashtu siç është dhe ajo ashtu siç ka qenë pak kohë më parë, atëherë kemi nevojë për modele më realiste. Mbi të gjitha na duhet të mbajmë mend që tashmë rrjeti nuk është aspak vetëm një medium publikimesh.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi