Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hagë: Perishiq, 27 vjet burgim

Shko poshtë

Hagë: Perishiq, 27 vjet burgim Empty Hagë: Perishiq, 27 vjet burgim

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 06, 2011 3:48 pm


Hagë: Perishiq, 27 vjet burgim

Hagë: Perishiq, 27 vjet burgim Perishiq_hague

Ish shefi i shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllave, Momçillo Perishiq, është dënuar me 27 vjet burgim në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë.

Në 13 pika të aktakuzës, Perishiq është akuzuar se ka ndihmuar dhe mbështetur vrasjen dhe veprimet çnjerëzore në Sarajevë, Srebrenicë dhe Zagreb.

Më konkretisht, Perishiq është shpallur fajtor se ka ndihmuar dhe mbështetur sulmet artilerike dhe snajperiste kundër civilëve në Sarajevë, nga ana e Ushtrisë së Republikës Serbe të Bosnjës në vitet 1993 – 1995; për vrasjen e rreth 7000 myslimanëve dhe dëbimin e popullatës së Srebrenicës në korrik të vitit 1995 dhe për sulme me raketa në Zagren, nga ana e forcave të Republikës Serbe të Krajinës në maj të vitit 1995.

Gjykatësit e Tribunalit kanë vendosur se Perishiq është fajtor për 12 pikë, kurse është liruar nga pika e 13-të, përkatësisht nga akuza për spastrim etnik në Srebrenicë.

Aktakuza kundër tij është ngritur më 7 mars të vitit 2005, kurse gjykimi ka filluar më 2 tetor të vitit 2008.(a.v.)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi