Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlorë, ekzekutohet me dinamit gjyqtari (video)

Shko poshtë

Vlorë, ekzekutohet me dinamit gjyqtari (video) Empty Vlorë, ekzekutohet me dinamit gjyqtari (video)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 10, 2011 2:31 am



Vlorë, ekzekutohet me dinamit gjyqtari (video)
Vlorë, ekzekutohet me dinamit gjyqtari (video) 66SKERDILAJT--KONOMI---_
Skerdilajd Konomi, gjyqtar i Shkallës së Parë në Gjykatën e Vlorës është vrare sot nga një shpërthim eksplozivi në bulevardin kryesor të qytetit të Vlores.

35-vjecari,i martuar, baba i dy femijeve 4 dhe 1 vjec, mesohet se ishte nisur per te shkuar ne pune me mjetin e tij kur ndodhi shperthimi brenda ne makine ne ecje e siper. Ne momentin e shperthimit prane tij nuk ka patur mjete te tjera. Shperthimi i forte ka shokuar kalimtaret qe kane pare ne mes te bulevardit nje automjet qe vazhdonte te ecte per inerci pasi shpertheu. Disa prej tyre vrapuan per te nxjerre nga makina drejtuesin e mjetit. I ndjeri ishte ende gjalle kur kalimtaret perpiqeshin te hapnin dyert e shkaterruara.
Vlorë, ekzekutohet me dinamit gjyqtari (video) Skerdilajd-konomi-MAIN


Skerdilajd Konomi, gjyqtar i Shkallës së Parë në Gjykatën e Vlorës është vrare sot nga një shpërthim eksplozivi në bulevardin kryesor të qytetit të Vlores.


Per shkak te demtimit te kembeve qe kishin ngecur ne pjeset e demtuara te mjetit, trupi nuk u be e mundur te largohej menjehere nga mjeti, i cili pak sekonda me pas u perfshi nga flaket.

Eshte dashur nderhyrja e zjarrefikesve qe te shuajne flaket qe shperthyen ne automjetin e shkaterruar nga eksplozivi. Pasi zjarrfikesit evituan ndonje shperthim tjeter te mjetit, policet dhe kalimtaret terhoqen trupin e gjytarit te ri nga mjeti. Pa pritur ende mberritjen e ambulances dhe mjekeve, policet transportuan per ne spital te riun, i cili mesohet se humbi jeten me pas per shkak te plageve te medha dhe djegieve te trupit.

Ky eshte rasti dyte brenda nje harku te shkurter kohor qe ne qytetin e Vlores organizohen atentate me eksploziv qe shkaktojne terror. Pak muaj me pare ishte Renato Abazi personi qe u ekzekutua me nje shperthim eksplozivi ne qender te qytetit.

Gjyqtarët: Sulm ndaj sistemit

Unioni i Gjyqtareve te Shqiperise u shpreh se sulmi me menyren, kohen dhe vendin e ekzekutimit te tij ka mbjelle nje klime terrori te pashembullt dhe ka per synim jo vetem terrorizimin dhe frikesimin e sistemit gjyqësor por, mbi te gjitha goditjen, terrorizimin dhe frikesimin i te gjithe sistemit te drejtesise, agjencive te zbatimit te ligjit dhe cenimin e sundimit te ligjit ne vend.

Unioni ka denuar aktin terrorist dhe i ka bere thirje organeve kompetente shteterore te rrisin performance e tyre ne drejtim te mbrojtjes, sigurise se jetes dhe familjeve te gjyqtareve si dhe kushteve te punes se gjyqtareve.

Nderkohe policia po kryen hetime per te zbardhur ngjarjen e rende qe tronditi jo vetem qytetin e Vlores, por mbare opinionin publik shqiptar.

Topi: Atentat ndaj sistemit të drejtësisë

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dënoi ashpër aktin kriminal që ndodhi sot në Vlorë kundër gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Në një reagim publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, kreu i shtetit e konsideron këtë sulm mafioz që i mori jetën e gjyqtarit, si një atentat ndaj sistemit të drejtësisë, shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri.

"Atentati ndaj një gjyqtari përbën kërcënim për shoqërinë dhe institucionet e shtetit", thuhet në reagimin e Presidentit, i cili i kërkoi autoriteteve përgjegjëse për hetimin e ngjarjes kriminale, të veprojnë me përkushtim e vendosmëri për zbulimin dhe dënimin e merituar të autorëve.

Spahiu: Atentat kundër gjyqësorit

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu dënoi ashpër ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Në një prononcim për mediat, Spahiu u shpreh se ekzekutime të tilla terroriste nuk duhet të ndodhin në asnjë vend, ku funksionon rendi dhe ligji.

"Ky akt është në vazhdën e disa ngjarjeve, atentateve kundër gjyqësorit përgjatë viteve të fundit, duke përbërë një rast të paprecedentë që nga koha e Ismail Qemalit", tha Spahiu.

Numri dy i KLD-së kërkoi që kjo ngjarje të trajtohet me prioritet dhe të vendosen para drejtësisë autorët e veprës kriminale, pasi sipas tij, ky është një akt kundër strukturave të drejtësisë.

"Shqipëria synon të jetë në rrugën drejt BE-së dhe jo në Sicilinë e 50 viteve më parë, ku drejtësia gjunjëzohet përballë veprave mafioze dhe krimit të organizuar", tha Spahiu.

Berisha: Akt i shëmtuar kriminal

Edhe Kryeministri Sali Berisha dënoi aktin e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, në Vlorë, duke e konsideruar këtë si një ngjarje të shëmtuar kriminale.

Duke shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tij, si dhe të qeverisë, ndaj familjes Konomi dhe të trupës gjyqësore të vendit, Kryeministri Berisha kërkon nga organet kompetente gjetjen dhe vendosjen para ligjit të autorëve dhe organizatorëve të këtij akti mizor.

Topalli: Sulm kundër shtetit

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi se ngjarja e sotme në Vlorë është sulm kundër shtetit.

Duke kërkuar që organet e drejtësisë të zbulojnë autorët e këtij atentati, Topalli theksoi se sulmi ndaj atij që i shërben shtetit është sulm ndaj mbarë shoqërisë.

Kryetarja e legjislativit i shprehu ngushëllimet familjes së gjyqtarit Konomi.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi