Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presheva më e përgatitur përballë qenve dhe katastrofave se sa përballë diskriminimit dhe vrasjeve të shqiptarëve ?!

Shko poshtë

Presheva më e përgatitur përballë qenve dhe katastrofave se sa përballë diskriminimit dhe vrasjeve të shqiptarëve ?! Empty Presheva më e përgatitur përballë qenve dhe katastrofave se sa përballë diskriminimit dhe vrasjeve të shqiptarëve ?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 10, 2011 9:21 pm

Presheva më e përgatitur përballë qenve dhe katastrofave se sa përballë diskriminimit dhe vrasjeve të shqiptarëve ?!

KOMENT REDAKSIONAL: Qou vadis Presheva (pak) e Jonë ?!
Presheva më e përgatitur përballë qenve dhe katastrofave se sa përballë diskriminimit dhe vrasjeve të shqiptarëve ?! 1.aaaaaaaaaaapresh.jpg



Nën organizimin e MPB (SUP-it) të Serbisë, dje në Beograd (në praninë e OKB-së) në kuadër të projekti serbë “T'i bëjmë qytetet më të qëndrueshme: Qyteti im po përgatitet”, në mënyrë solemne ku 32 komunave të Serbisë (kupto edhe Preshevës) iu janë dorëzuar certifikatat për avansim në menagjimit të situatave të jashtëzakonshme për zvoglimin e katastrofave natyrore » ishte ky "top lajm" i ditës dje dhe pardje bashkë me shpërblimet e Serbisë nga kafshimet e qenve endacak ?!.

Pra. ditëve të fundit lexuam e dëgjuam lajmet sa të mira po aq edhe qesharake dhe injorante në Pershevë dhe rreth saj. Si ato të katastrofave apo qenve endacak. Themi kështu sepse Lugina e Preshevës kurr s’ka pasur problem apo nuk është ndier e kërcnuar gjatë hisrotisë së saj nga katasrofat natyrore , dridhje tokes apo vërshime sepse nuk ka afër Tzunami e as ndonjë bregdet apo vullkan. Të vetmin rrezik apo "katasrofë" Lugina e Preshevës mund ta përjetojj apo ta pres nga gjuajtja e rejës apo vërshimet e nevojtoreve, për shkak mungesës së kanalizimeve apo infrastrukturës së dobët.

Sipas igjeve më të reja të Beogrdait "qytetarët e Serbisë kanë te"drejtë të ankohen tek organet kompetente nga kafshimet e qejve endacak dhe kanë të drejtë të kërkojnë një shumë prej 5000 deri 25000 dinarë, si dëmshpërblim.."
Kurse, sa i përket kafshimeve të qenve, ky është një problem tjetër, madje një fat i mirë për mijëra të papunë, kryesisht shqiptarë dhe tash e tutje secili mund ta ndërsejë qenin e vetë apo të komshiut për ta kafshuar dhe pastaj t'i drejtohet komunës për fitue naj dinarë të Serbisë, bile nja 20 a 30 bukë si dëmshpëblim ?! Rrofshin qentë ! Vdekje fashizmit, liri Serbisë, liri qenve !...do të thoshin të kafshuarit e papunë.
Nga lajmet e fundit që na arrijnë nga terreni duket se Presheva është më e mobilizuar, më e përgatitur përballë katastrofave dhe qeneve se sa përballë diskriminimit dhe vrasjeve të shqiptarëve ?! Themi kështu sepse vetvetiu lindin dsyhime dhe një sër pyetjessh si për shembull sa projekte a pasur apo sa posedon aktualisht Serbia apo komuna në luftën kundër krimit të organizuar si masa preventive kundër vrasjeve ? Apo, sa projekte ka pasur apo sa posedon Serbia aktualisht në luftën kundër korrupcionit për të funksionuar shteti jurdik ?! Sa projekte ka pasur apo sa posedon Serbia aktualisht në luftën kundër papunësisë për t’mos lëshuar rinia trojet e tyre etnike për të migruar në Zvicër, Belgjikë, Francë e vende tjera oksidenatal për ta shpëtuar këto vise nga spastrimi etnik që po ndodhë në mënyrë indirkte nga regjimi...?
Kur Sersiba apo komuna gjen mjet për dëmshprblim nga qentë endacka, pse keto insitucione nuk gjejnë mjetee të tilla pèer të shpërbleer për shembull edhe dëshmitarët (siq praktikohet në Zvicër dhe vendet jera të civilizuara në perendim) për të gjetur, zbuluar vrasësit e intelekutalëve, politikajve dhe biznismenëve nga Lugina e Preshevës, kur dihet se vetëm gjatë kësaj decenie të fund janë vrarë apo zhdukur mbi 30 shiptarë dhe askush derri më sot nuk është arrsetuar apo nuk ka dhënë përgjegjësi para drejzësisë për këto vepra krminale ?! Për të hyrë në BE a thua a mjafton vetem lufta kundër qenve endacak apo katastrofat natyrore, që në Preshevë, ndodhin apo nuk ndohhin në cdo 300 vjet ?!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi