Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përkujtojmë 11 shtatorin me një kronologji të asaj dite të rëndë për Amerikën dhe mbarë boten demokratike

Shko poshtë

Përkujtojmë 11 shtatorin me një kronologji të asaj dite të rëndë për Amerikën dhe mbarë boten demokratike Empty Përkujtojmë 11 shtatorin me një kronologji të asaj dite të rëndë për Amerikën dhe mbarë boten demokratike

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 11, 2011 12:59 pm



Përkujtojmë 11 shtatorin me një kronologji të asaj dite të rëndë për Amerikën dhe mbarë boten demokratike

Përkujtojmë 11 shtatorin me një kronologji të asaj dite të rëndë për Amerikën dhe mbarë boten demokratike 58411_160157990660966_123365621006870_549510_6912322_n

11 Shtator 2001. Terroristët shkatërrojnë Qendren Botërore të Tregtisë në New York, dhe dëmtojnë rëndë Pentagonin në Washington. Mijëra u vranë në sulmin më të rëndë terrorist në histori. Sot në dhjetë vjetorin e sulmeve terroriste në Amerikë, sjellim një kronologji të ngjarjeve që e ndryshuan përgjithmonë Amerikën dhe botën!

Përkujtojmë 11 shtatorin me një kronologji të asaj dite të rëndë për Amerikën dhe mbarë boten demokratike Shtator_11_2001_WTC_nju_jorkPërkujtojmë 11 shtatorin me një kronologji të asaj dite të rëndë për Amerikën dhe mbarë boten demokratike 60240_157899594222240_151764398169093_527985_7262313_n

Ora 8:46 e mëngjesit, një aeroplan i rrëmbyer u përlplas mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, duke krijuar një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr. 17 minuta më vonë, në orën 9:03, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore, duke krijuar një lëmsh të madh zjarri.


Përkujtojmë 11 shtatorin me një kronologji të asaj dite të rëndë për Amerikën dhe mbarë boten demokratike 785313356.img
Ora 9:17. Administrata Federale e Aviacionit urdhëron mbylljen e të gjitha aeroporteve në New York. Pak minuta më vonë, mbyllen edhe urat dhe tunelet në New York.


Përkujtojmë 11 shtatorin me një kronologji të asaj dite të rëndë për Amerikën dhe mbarë boten demokratike Kullat_binjake
Në orën 9:30, Presidenti Bush që ndodhej në Florida, informon popullin amerikan se vendi ka përjetuar një sulm terrorist.

Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit, ka pezulluar të gjitha fluturimet, hera e parë kjo në historinë amerikane, që pezullohet transporti ajror.

Përkujtojmë 11 shtatorin me një kronologji të asaj dite të rëndë për Amerikën dhe mbarë boten demokratike 11_shtator_2001_11_shtator_200

Ora 9:37 e mengjesit. Vetëm pak kilometra jashtë Washingtonit, një aeroplan pasagjerësh përplaset mbi ndërtesën e Pentagonit, duke e mbuluar atë në flakë. Disa qindra vetë vriten ose plagosen.

Ora 10:05. Kulla jugore e Qendres Botërore të Tregtisë rrëzohet, duke shkaktuar re të dendura pluhuri që mbulojnë qytetin e New Yorkut.

Përkujtojmë 11 shtatorin me një kronologji të asaj dite të rëndë për Amerikën dhe mbarë boten demokratike 1283170034-11_shtatori

Ora 10:10 e mëngjesit, Aeroplani i linjës United Airlines numër 93, rrëzohet në shtetin Pensylvania.

10:22, Departamenti i Shtetit dhe i Drejtësisë evakuohen dhe më pas edhe Banka Botërore dhe ndërtesa e kongresit.

10:28 , Kulla veriore e Qendres Botërore të Tregtisë,... rrëzohet! Kullat e famhsme binjake të New Yorkut,...nuk janë më.

10:45, të gjitha zyrat kryesore të qeverisë federale evakuohen.
Përkujtojmë 11 shtatorin me një kronologji të asaj dite të rëndë për Amerikën dhe mbarë boten demokratike 911
Ora 11:59, agjencia ajrore, United Airlines konfirmon se aeroplani me numer fluturimi 175, i linjës nga Bostoni për në Los Angeles është rrëzuar me 56 pasagjerë dhe 9 pjestarë të ekuipazhit. Më pas mësohet se ky ishte aeroplani që u përplas mbi kullën jugore të Qendres Botërore të Tregtisë.

Gjatë gjithë kohës, grupe të shpëtimit kërkojnë për persona që mund të kenë mbijetuar. Ndërsa në mbrëmje, Presidenti Bush i drejtohet vendit: "Ne po hetojmë se kush fshihet pas këtyre akteve mizore. I kam urdhëruar të gjitha organet e rendit që të gjejnë personat përgjegjës. Ne nuk do të bëjmë dallim midis terroristëve që kryen këto akte dhe atyre që i strehojnë ata. "



Përkujtojmë 11 shtatorin me një kronologji të asaj dite të rëndë për Amerikën dhe mbarë boten demokratike 11_september_2001_5





Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi