Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO:- NJË PUTHJE RRËZUAR NË ASFALT...

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO:- NJË PUTHJE RRËZUAR NË ASFALT...  Empty VIKTORIA XHAKO:- NJË PUTHJE RRËZUAR NË ASFALT...

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 13, 2011 9:46 pm

VIKTORIA XHAKO:- NJË PUTHJE RRËZUAR NË ASFALT...  275925_100000525636701_8351615_n

VIKTORIA XHAKO:- NJË PUTHJE RRËZUAR NË ASFALT...

Një puthje rrëzuar në asfalt,
Qullur shirash dhe erërash fshikulluar,
Shkelur nga të rënda këpucë, pa mëshirë,
Aromën e blirit kërkon përgjëruar.

Atij bliri, buzë trotuarit të ndarjes,
Ku kurrizin mbështeste nën gjelbërim,
Duart e nxehta i ndiente mbi supet e brishta,
Dhe ankthin e puthjes për një ritakim.

Tani, e vetmuar, tretet ajo puthje,
Buzë asfaltit, ku lulëzonte një bli,
Ajo puthje, përvëluar në asfaltin e nxehtë,
Me sytë e butë... kërkon përsëri...
Pak aromë nga i blerti bli.

E premte 19 gusht 2011 ora 22:15
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO:- NJË PUTHJE RRËZUAR NË ASFALT...  321284_275987242428795_100000525636701_1124415_1817772052_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi