Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrugët e Ministrisë me gropa!

Shko poshtë

Rrugët e Ministrisë me gropa! Empty Rrugët e Ministrisë me gropa!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 04, 2009 12:34 am

Rrugët e Ministrisë me gropa!

Adem Salihaj, deputet i LDD-së
Debate
Rrugët e Ministrisë me gropa! Sh_b


Rrugët e Ministrisë me gropa! Salihaj

E vetmi sukses i Qeveris e Kosovës me të cilin “krenohet” janë rrugët, përkatësisht investimet e Ministrisë së Transportit dhe Postë Telekomunikacionit. Asfaltimi i rrugëve, trajtohet si shtyllë e kësaj qeverie. Por, deputeti i LDD-së Adem Salihaj ka një opinion tjetër. Në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës, ai i ka dorëzuar edhe kryeministrit Thaçi edhe ministrit Limaj disa foto në të cilat shihen gropa në autoudhën 5-kilometërshe Prishtinë - drejtimi i Ferizajt, e cila është inauguruar vetëm disa muaj më parë.
“Unë kam një pasqyrë komplete të cilësisë së rrugëve të cilat i ka shtruar Qeveria e Kosovës gjatë vitit të kaluar dhe siç shihet, pikërisht në këtë aspekt është dështimi më i madh i kësaj qeverie. Pra janë investuar miliona e miliona euro për ndërtimin e rrugëve gjatë vitit të kaluar dhe Qeveria krenohet se ka asfaltuar 600 kilometra rrugë , gjë që është e stërmadhuar kjo gjatësi rrugore. Mendoj se pjesa dërmuese e këtyre rrugëve tashmë janë të shkatërruara. Asnjëherë në historinë e pasluftës nuk ka ndodhur që një rrugë e asfaltuar të shkatërrohet brenda disa muajsh ose brenda një viti. Kjo tregon se puna e kësaj qeverie është tepër e dobët në aspektin e cilësisë së rrugëve. Derdhja e mjeteve të buxhetit të Kosovës në asfaltimin e rrugëve me një cilësi kaq të dobët është dështimi më i madh i kësaj qeverie.
Duhet një hetim serioz i këtyre çështjeve sepse unë mendoj se qeveria e Kosovës jo vetëm pse po i asfalton rrugët me një cilësi të dobët , po edhe me një çmim shumë të lartë. Unë mendoj se të dy këto aspekte duhet të hetohen dhe mendoj se keqpërdorimet më të mëdha të kësaj qeverie janë pikërisht te rrugët, sepse sipas një logjike që duhet të marrë çmimi më i leverdishëm ekonomik, do të thotë se në fakt se u jepen tenderët ofertuesve me çmime të larta , kurse në anën tjetër ato rrugë prishen për një kohë shumë të shkurtë. Kjo tregon se në fakt ka korrupsion të jashtëzakonshëm në këtë qeveri. Vetë fakti që nuk bëhet kontrolli i cilësisë së shtrimit të rrugëve, tregon se strukturat që duhet ta bëjnë këtë në kuadër të Ministrisë janë të korruptuar dhe nuk e bëjnë kontrollin adekuat dhe ato rrugë prishen për një kohë shumë të shkurtë. Edhe fakti që tenderët u jepen ofertuesve më çmime të larta tregon që aty gjërat nuk janë në rregull, sepse ligji nuk thotë ashtu. Ligji thotë se duhet të merren parasysh shumë parametra të ofertuesve dhe një prej parametrave kryesor është çmimi me të cilën ofertojnë ofertuesit e ndryshëm dhe nuk guxon të kalohet një çmim më i ulët nëse ajo firmë apo ndërmarrje, që ka ofertuar, i plotëson edhe kushtet tjera ligjore.
Unë e kam dhënë si shembull cilësinë e rrugës Prishtinë-QMI që ne po e quajmë një lloj autostrade, e cila është përuruar me 27 nëntor të vitit të kaluar, kurse është prishur para datës 29 janar, që do të thotë se që nga përurimi pompoz që e kanë bërë kryetari dhe kryeministri, dhe deri te shkatërrimi i saj janë vetëm 60 ditë. Kjo tregon se puna në asfaltimin e kësaj rruge është kryer shumë keq, strukturat të cilat është dashur ta mbikëqyrin kryerjen e punimeve sigurisht që janë të korruptuar plotësisht dhe i kanë toleruar punën shkel e shko dhe ne në vend se të kemi një autostradë, kemi një dështim të madh të kësaj qeverie dhe hedhjen në baltë të miliona, miliona eurove të tatimpaguesve të Kosovës. Ky ishte vetëm një shembull, po kemi të tillë shembuj me qindra , komunën e Shtimes, komunën e Gjakovës, në Dushkajë po e zëmë ku janë asfaltuar vitin e kaluar 27 kilometra rrugë , që është një projekt shumë i madh e shumë i shtrenjtë dhe e cila rrugë është shkatërruar shumë shpejtë.
Është dështim edhe aspekti tjetër,ai i mirëmbajtjes së rrugëve të Kosovës. Aq keq janë mirëmbajte rrugët e Kosovës gjata vitit të kaluar dhe këtë vit, sa që periudha e pasluftës gjendja e rrugëve të Kosovës nuk kanë qenë asnjëherë më e keqe se sot. Do të thotë i kemi rrugët plotë gropa, i kemi të pa mirëmbajtura dhe ne disa raste firma e cila ka marrë tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve i ka mirëmbajta aq keq me një cilësi aq të dobët sa që gropat të cilat janë mbushur me asfalt ,brenda katër pesë ditëve janë shkatërruar përsëri. Kjo do të thotë se është një lojë, është një hedhje e mjeteve të buxhetit të Kosovës në baltë dhe është një keqpërdorim total i këtyre mjeteve.
Ministria më e dështuar kësaj qeverie është pikërisht ministra e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, këtë e them sepse kësaj ministrie i janë ndarë më së shumti mjete nga buxheti dhe dështimet më të mëdha janë ne këtë ministri. Dështimi i kësaj qeverie është pikërisht ministria e transportit sepse qeveria është krenuar vazhdimisht se po i asfalton gati të gjitha rrugët e Kosovës, në të kundërtën po shihet se është dështim i madh i kësaj qeverie në atë edhe me çka po lavdërohet
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi