Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Petraq Pali:Ç'kam nje dhimbje qe me dhemb !.pJp

Shko poshtë

Petraq Pali:Ç'kam nje dhimbje qe me dhemb !.pJp Empty Petraq Pali:Ç'kam nje dhimbje qe me dhemb !.pJp

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 16, 2011 9:07 pm

Petraq Pali:Ç'kam nje dhimbje qe me dhemb !.pJp 41465_1126927106_7882_n

Petraq Pali:Ç'kam nje dhimbje qe me dhemb !.pJp

Vij e ikij s'di se si, pyes veten ç’ndodh këtu ?
kurrë se mendoja vete,”ndryshimet” qe tej tehu !
E keni parë fshatin e shkretë,që shkatërruar ka gjithçka
Atje s’ka mbetë gjë e gjallë,qofshin burra qofshin gra !

…shtëpitë shkatërruar fare,pa dritare pa çati
berë e gjitha gurë gurë në këmbë s’ka mbetë avlli !
s’ka kufinj s’ka mbetur rrugë,mbi gërmadha zë e shkel
thua bomba atomike,e ka prishur me themel !

Qeremidhet s’përballuan,erën e egër nga Porta
janë te gjitha grumbulluar,tek Harcalia a tek Ploça !
çatira të shëmbura përtokë,dritaret s’ekzistojnë fare
s’ka ngelë hardhi më këmbë,është e shojtur çdo gjë fare !

Të shikosh perreth tek fshati,ullijtë degraduar komplet
kur hedh sytë tek fushë e Poshtme,thua shkatrrim medet !
Portokallet mbetur trungu,limoni zverdhur pak gjethe
as nje vijë s’kullon në lumë,kudo pellgje dhe hendeqe !

djegur brinja zjarri flakë,nga Gjivlashi në Pihua
erë tymi ka gjithë fshati ç’do behar lumë e pëllua !
si kudo ne Shqipëri edhe poshte atje tek ne
betonimi ështe në fuqi,mere dreq e mos e le !

Pa kriter bëhen ndërtime, as nje rrugë e asnjë sokak
s’ekziton planimetria ne ketë shekull sheprak !
Tregetia është përtokë,çmimet janë kuturu
Konkurencë e fëlliqur,ka hyrë dreqi në tru !

Qarkullimi i rrezikshëm,çdo orë një aksident
rruga është pa trotuare,mjerë ky popull i shkret !
Mjerë të varfërit pleq,që s’u vjen njeri në ndihmë
Pa doktor e Infermjer,ilaçet kuturu i pinë !

Te më pyesësh për shkollën, fëmijët u tortuaruan
shkollën greke bëjnë”gjetkë”, atë shqipen e harruan !
dy mësuesa të fillores,nuk i gjën kurrë në klasë
janë të huaj e jo vëndës,më parë ikijnë me ngasë !

duhet ta kthenim medaljen,më çdo krahë e më çdo anë
Të vëmë syzet më sy,të hedhim melhem në plagë.
Gjat beharit për çdo vit, natyrisht çdo gjë ndryshon
duket i “evropianizuar” po thuaj gjithë fshati Jon’ !

ndihen zëra të gëzuar,gumzhin deti nga pushusat
shef shezllone ngjyra ndezur,edhe çadra mrekulluar.
atje pak me tej se vala,qeska mbeturina boll
lopët gryejnë për hesap të tyre, “ushqim” nga të shumë lloj !

Thua është fundi i botës kur kalon anës së tyre
Duhet maskë vënë kokës se ka helm prej dhilitirje !
Pa le kur “turizmi” pa dritë nga “CHEZI”ngelet
Faturimet kuturu Kilowatët aforfe hedhen !

Të shikosh kur taksidarët,mbledhin taksat e “shtetit”
as një lek nuk raportojnë po ja hedhin të gjtha xhepit !
Nuk ka rregull disiplinë,çdo njeri pa fre litar
as detyra as të drejta nuk pranon si qytetar !

Gjithsesi s’do errësuar,për cdo gjë që ndodh atje
se natyra është e bukur,edhe deti të zhgënjen !
mes pisllëqesh dhe të ecësh,sikur pa dritë le të jesh
Pa ujë e pa bukë qëndro,veçse të banosh në breg !

Se atje mes sokakëve të rënuar e shkatërruar
U rritëm ne ish fëmijë e sot kurbetit burrëruar !
dhimbja nuk të hiqet zëmrës për atë vënd të begatë
që sot i mungojnë njerzit,ata me mendje të lartë !

Atyre që shpirti u dhëmb, për çdo gur a për çdo zall
Jo atyre që shesin blejnë edhe bëjnë pa nder pazar !
Po atyre të kulluarve që janë flori në racë
jo bastrdëve shtatanikëve që vijnë era bajgë e thatë !

Vëndi,jonë vënd me vlera ajka e gjithë gjithësisë
duhet ta mbrojmë nga hera nga të poshtrit e qeverisë.
Nga hajdut e korruptuar nga ata që ligjet mbajnë
nga ata që uzurpojnë që rrëmbejnë dhe përlajnë !

Ndal ! T’u themi poshtërsive,kusarëve dhe korrupsionit
të pa feve dhe të poshtrëve të kohës së “trazicionit”.
T’i vëmë fre të ligut që kurrë të mos livadhisë
të rrëmbejë pronën e tjetrit sikur vetë e ka stisë !

Ndal ! T’u themi pabesive,kurtheve dhe terrorizmit
atre që sot verprojnë si në kohën e fashizmit !
atyre që pasurohen me rrugë e marifete të pështyra
le të veprojë mbi ta ligji apo e drejta e drejtësia !

Se Zoti që është në qiell, ndoshta vonon por nuk haron
ose vrasin njëri tjetrin apo fati i qëron..!
kemi plot raste të gjara, kur kusari ngec në lak
po i re më qafë tjetrit,dihet se do të dali gjak !

ka kufi edhe durimi kanë kaluar 20 vjet
që s’ka pasur qeveri,deputetë apo pushtet !
do të vijë një ditë,që natyrisht do të shpërtheje
Urugani drejtësisë do ta vërë të ligun në mengjë.! (morsë)

Epopeja s’ka të sosur dhe gjuha shkon ku dhëmbi dhëmb
ashtu më gjeti dhe mua se kam dhimbje për atë VËND !

pjp
Qeparo gusht 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi