Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahë Sadrija: Akademi Përkujtimore 2 prill 1999-2 prill 2009

Shko poshtë

Jahë Sadrija: Akademi Përkujtimore 2 prill 1999-2 prill 2009 Empty Jahë Sadrija: Akademi Përkujtimore 2 prill 1999-2 prill 2009

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 04, 2009 12:42 am

Jahë Sadrija: Akademi Përkujtimore 2 prill 1999-2 prill 2009
Jahë Sadrija: Akademi Përkujtimore 2 prill 1999-2 prill 2009 U1_Perkujtim
Kuvendi i Komunës së Gjakovës me rastin e 10-vjetorit të tragjedisë në familjen Vejsa, ku nga barbaria-serbo-malazias u masakruan 20 persona, organizoi:
Jahë Sadrija: Akademi Përkujtimore 2 prill 1999-2 prill 2009 U1_JaheSadrijaAkademi Përkujtimore 2 prill 1999-2 prill 2009
Nga: Jahë Sadrija
Sot, në përkujtim të 20 viktimave të terrorit, serbo-malazias, në ora 10:00- u bënë homazhe te lapidari, në varrezat e qytetit dhe u vunë kurora lulesh anëtarëve të familjeve Vejsa, Caka, Hoxha, Haxhiavdija, që të gjithë të masakruar në ditën e 2 prillit 1999.
Akademia Përkujtimore e cilla në ora 12:00 u mbajt në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, e organizuar nga Kuvendi i Komunës së Gjakovës, ishte e mbushur përplot qytetarë.
Fjalën kryesore në këtë Akademi Përkujtimore e mbajti, Krytari i Kuvendit Komunal të Gjakovës, Dr. Pal Lekaj, i cili ndër të tjera tha: “Pesha e rëndë e krimit nuk po na lejon të shkëputemi nga e kaluara. I kaluam 10 vite, nga koha e barbarisë serbo-malaziase. Regjimi serbo-malazias ishte i vërbuar, sulmoi dhe masakroi bërthamat e familjës Vejsa, Caka, Hoxha, Haxhiavdija. Ky ishte projekti i tyre- ti vrisnin të gjithë Shqiptarët. Dora e zezë serbo-malaziase më 2 prill të vitit 1999, e kaloi çdo ”vi të kuqe”- nënë e femijë të masakrohen kokë më kokë, të shkëputet burri nga bashkëshortja, vëllai nga motra e femija nga gjiri i nënës. Gënjejnë të gjithë ata që thonë se varri nuk flet, se engjëjt e lirsë së sotme nuk dëgjohen”.
Në ketë Akademi u Përkujtuan 20 të masakruarit e familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija dhe Caka:
Fitije Vejsa 1936
Valbone Haxhiavdija 1961
Valbone Caka 1965
Tringa Vejsa 1969
Dorentina Haxhiavdija 1991
Dalina Caka 1985
Dorina Vejsa 1988
Egzon Haxhiavdija 1994
Delvina Caka 1991
Marigona Vejsa 1990
Rina Haxhiavdija 1996
Diona Caka 1997
Sihana Vejsa 1992
Hysen Gashi 1947
Shirine Nuqi 1921
Arlind Vejsa 1993
Shahindere Hoxha 1943
Mandushe Nuqi 1942
Rita vejsa 1997
Flaka Hoxha 1983
Viollca Bytyni- Deklamoj poezi prekëse kushtuar viktimave të kësaj masakre.
Në nderim dhe Përkujtim të të masakruareve, Kori i burave të Gjakovës, këndoi një kengë me tematikë atdhetare, më dirigjim të kompozitorit, Akademik Rauf Dhomi.
Ndersa në emer të familjeve Vesa, Hoxha dhe Caka pjesmarrësit në këtë Akademi Përkujtimore i përshëndeti Honi Hoxha, të cilit i janë masakruar, bashkëshortja dhe 2 fëmijet.
Të përfunduar këtë Akademi Përkujtimore kushtuar 20 viktimave të maskares serbo-malazeze në Gjakovë, e shpalli Skender Gola më këtë fjali:”e paqin bekimin e Zotit shpirtërat e tyre”.

Gjakovë, 02-04-2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi