Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flora Peci:BABA

Shko poshtë

Flora Peci:BABA Empty Flora Peci:BABA

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 19, 2011 12:04 am

Flora Peci:BABA 273660_100000238957508_107616291_n

Flora Peci:BABA


Nuk t'i numëroja rrudhat në ballë
nuk të shihja të kërrusur
nuk ta vëreja zërin e mekur
... nuk t'i numëroja vitet
që t'i rëndonin supet.
Të dëgjoja si babain
se unë isha fëmijë për ty
mundohesha të t'i lehtësoja vuajtjet
që i kishe në shpirt.
Më dukej shumë e fortë jam
kur ishe pranë meje ti
më dukej vetja e mençur
kur më këshilloje ti.
Më tregoje për ditët tua
që i kishe kaluar në odat tona
së bashku me gjyshin plak
pranë oxhakut si rrije
e këshilla pleqnarësh dëgjoje
i përpija ato fjalë
e ti më përqafoje.
Nuk e dita se do të më ikësh
edhe diçka pa më treguar
për kullat e stërgjyshit
për jetën e tij
mbete pa më treguar i shtrenjti im
shkove në amshueshmëri.
Sa rëndë më vjen pa ty
të kërkoj shumë
se pa lamtumirë
u ndave nga unë.
Do të jetoj me ty në mua
dhe do t'i përfill
këshillat tua
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi