Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Biserko: Serbia po përgatitet për luftë në Kosovë

Shko poshtë

Biserko: Serbia po përgatitet për luftë në Kosovë Empty Biserko: Serbia po përgatitet për luftë në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 19, 2011 6:39 pm

Biserko: Serbia po përgatitet për luftë në Kosovë Serrr_603401_thumb_large

Biserko: Serbia po përgatitet për luftë në Kosovë



Nga Express më 19 shtator 2011

Këshilli i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Beograd jep alarmin. Serbia po përgatit rezervistët e saj për luftë me Kosovën në tetor. Kjo organizatë ka marrë letrën e një mashkulli që para disa ditësh e ka marrë një ftesë nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë që të jetë në gatishmëri për gjendje luftë më 5 tetor 2011.

“Ky person nëpërmjet hetimeve në interent, por edhe nëpërmjet kontakteve të tij, ka ardhë deri tek njohuria se po bëhet fjalë për formimin ose ribërjen e njësive ushtarake rezervistë ne Pozharevc, në rast lufte”, ka thënë Sonja Biserko, drejtoreshë e Këshillit të Helsinkit, transmeton IndeksOnline.

Ky person, emri i të cilit është i njohur për OJQ-në ka refuzuar të luftojë dhe tani ka frikë se mund të dënohet me burg për mosgatishmërinë e tij për të luftuar. Ai ka thënë se do të ankohet edhe në organe të tjera.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nuk është përgjigjur në interesimin e gazetarëve për të treguar nëse po bëhet gati për luftë.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi