Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:DERI NË THEQAFJE: ADEM ZAPLLUZHA

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:DERI NË THEQAFJE: ADEM ZAPLLUZHA Empty Adem Zaplluzha:DERI NË THEQAFJE: ADEM ZAPLLUZHA

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 22, 2011 9:19 pm


Adem Zaplluzha:DERI NË THEQAFJE: ADEM ZAPLLUZHA Swscan00184
Adem Zaplluzha:DERI NË THEQAFJE: ADEM ZAPLLUZHA

Nëse rastësisht humbi
Në pluhurin e kësaj dite
Mos më kërkoni
Nëpër kontejnerët e qytetit
As në kafenenë blu
Ku dikur loznim me gota
Lojën e dehjes

Netët ishin të gjata
Kur shëtitnim
Me pantallona të shqyera
Dhe ndiqnim qentë endacakë

Ishte ajo kohë
E përmbushur me skamje
Kërkonim nëpër thera
Hithra të reja
Për byrekun e festës me krunde

Na ndoqën
Deri në fund të lagjes
Disa lehje të paartikuluara
Sepse në morfologjinë e heshtjes
Ende fle frika
Apo dyshimi
Në fluturimin e zogut

II.
Ne kurrë s’u larguam
Nuk e kishim ushtruar ikjen
Tek e fundit
Ku mbërrin njeriu me ikje

Andaj
Edhe kur na vinte dikush prapa
Nuk ja vëmë veshin
Le të eci rrugës së vetë
Deri në theqafje
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi