Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zogiani: Qeveritarët kanë rroga milionere

Shko poshtë

Zogiani: Qeveritarët kanë rroga milionere Empty Zogiani: Qeveritarët kanë rroga milionere

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 27, 2011 3:21 pm


Zogiani: Qeveritarët kanë rroga milionere

Zogiani: Qeveritarët kanë rroga milionere Avni-zogiani

Korrupsioni në Kosovë është një fenomen mese real, që ka depërtuar në organizmat më të lartë shtetërorë e institucionalë.

Të këtij opinioni janë aktivistë dhe gazetarë të shtetit më të ri të Evropës, të ftuar në një emision televiziv në Shqipëri. “Qeveritarët kanë rroga milionere, ndërkohë që më shumë se gjysma e popullsisë jeton në varfëri. Edhe punonjësit e medieve kanë makina luksoze që nuk i përballojnë dot as biznesmenët”, deklaron Avni Zogiani, aktivist i lëvizjes “Çohu”.

Ndërsa gazetarja Arbana Xhara, përveç se thekson se korrupsioni më i madh bëhet me tenderët publikë, thotë edhe se kjo dukuri ka hyrë edhe në institucionet mediatike.

“Në Kosovë ndodhi edhe kjo, që shumë gazetarë pas zgjedhjeve u bënë politikanë dhe deputetë”, shprehet Xhara.

Ndërsa për Luan Shllakun, drejtues i Fondacionit Kosovar për një Shoqëri të Hapur, mendon se për të luftuar këtë fenomen është i rëndësishëm edhe sensibilizimi i shoqërisë civile.

Sipas tij, sot në Kosovë shumë OJQ nuk veprojnë sipas interesave të shoqërisë, por sipas interesave financiare.

“Ka OJQ dhe biznese civile, që mund të regjistrohen vetëm me 5 euro, dhe nëse kanë aftësi mund të tregojnë se mund të ndryshojnë diçka në shoqërinë civile”, nënvizon Shllaku.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi