Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kriminelët serbë sulmojnë me armë zjarri shqiptarët

Shko poshtë

Kriminelët serbë sulmojnë me armë zjarri shqiptarët Empty Kriminelët serbë sulmojnë me armë zjarri shqiptarët

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 28, 2011 1:31 pm


Kriminelët serbë sulmojnë me armë zjarri shqiptarët

Kriminelët serbë sulmojnë me armë zjarri shqiptarët Krimineletttt

Dhjetëra shqiptarë janë sulmuar rreth orës 11.00 nga një grup kriminelësh serbë në vendin e quajtur “Qeshmellug” që ndodhet në veri të Mitrovicës, përkatësisht në Lagjen e Boshnjakëve. Bëhet e ditur se nga sulmi me armë zjarri tre shqiptarë janë lënduar, ndërsa për tre të tjerë nuk dihet as ku janë.

Në fakt, kanë qenë rreth shtatë ekstremistë serbë, të cilët të maskuar me tri vetura dhe kanë shtënë me armë zjarri ndaj shqiptarëve që ishin duke punuar në kuadër të një projekti të USAID-it për pastrimin e lumit Ibër.

Si pasojë e kësaj, tre qytetarë shqiptarë janë lënduar dhe po trajtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, kurse për tëre të tjerë ende nuk dihet se ku janë.

Ndryshe situata në Lagjen e Boshnjakëve është e tensionuar pas bllokadave që bënë kriminelët serb për gjithë pjesën veriore dhe provokimeve të herë pas hershme ndaj shqiptarëve. Kjo ka bërë që edhe shqiptarët që gjenden në Lagjen e Boshnjakëve t’i ndalojnë serbët që të kalojnë atypari.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi