Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabri Hamiti:PESE VJET PA RUGOVEN PRESIDENTIN DHE LIDERIN TON SHPIRTROR BABAIN E KOMBIT SHQIPETAR

Shko poshtë

Sabri Hamiti:PESE VJET PA RUGOVEN PRESIDENTIN DHE LIDERIN TON SHPIRTROR BABAIN E KOMBIT SHQIPETAR Empty Sabri Hamiti:PESE VJET PA RUGOVEN PRESIDENTIN DHE LIDERIN TON SHPIRTROR BABAIN E KOMBIT SHQIPETAR

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 29, 2011 7:31 pm

Sabri Hamiti:PESE VJET PA RUGOVEN PRESIDENTIN DHE LIDERIN TON SHPIRTROR BABAIN E KOMBIT SHQIPETAR

Pesë vjet pa Rugovën
Sabri Hamiti:PESE VJET PA RUGOVEN PRESIDENTIN DHE LIDERIN TON SHPIRTROR BABAIN E KOMBIT SHQIPETAR Rugova_varrimi_populli
Para pesë vitesh , kur Ibrahim Rugova mbylli sytë në rezidencën e vet , në Velani të Prishtinës , në Kosovë ra gjëma e mpirja . Pak kush e kuptoi , përnjëherë , sa e madhe ishte prania e tij e sa tronditëse do të jetë mungesa e tij në Kosovë.
Tëfillimi u bë në ditët në vijim.

Reth një milion qytetarë të Kosovës me orë e me ditë, në dimër e acar , pritën për ti dhënë lamtumirën prijësit të tyre politik e shpirtëror kryetarit të Pavarësisë se Kosovës.

Mbi gjashtëdhjetë delegacione shtetërore të kontinenteve e vendeve erdhën për t’i bërë nderimet e fundit bashkëpunëtorit , i cili me kulturë e durim kishte krijuar rrjetin e miqësisë për popullin e vendin e vet , duke e bërë ikona e imazhi i këtij vendi e kësaj miqësie. Bashkëpunëtorët e tij në Prishtinë , që ishin rritur politikisht pranë tij apo në hijen e tij , gati në belbëzim , thanë frazat e tyre për prijësin e humbur dhe zinë e madhe.

Po, sentimenti i përgjithshëm e arsyeja shtetërore tha që Rugova , edhe një herë , duke shkuar , lëshoi thirrjen e madhe për Kosovën e bashkuar evropiane, duke e lënë këtë trashëgimi në trajtën e testamentit: Kosova e pavarur e integruar në NATO e në Bashkimin Evropian , në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çka pesë vjet pa Rugovën?

Populli i Kosovës ruajti dashurinë e adhurimin për prijësin e vet të parë, edhe kur shumë u ngritën ta vënë nën hije veprën e tij. Populli e ruajti kujtimin e tij si një ikonë të lirisë, duke e jetësuar besimin e vet të trashëgimtarit të tij politikë apo shtetërorë që morën diçka nga taktikat e tij pa e kuptuar strategjinë e tij, që hapën ndonjë ide pa e kuptuar vizionin, duke hapur nga një pjesë pa e hapur tërësinë e kësaj trashëgimie. Burrështetasit e huaj, ende të bindur në programin rugovian, kërkuan bashkëpunëtorët e rinj në Kosovë, të cilët sa nga mosdija e sa nga egoizmi nuk mbërritën të bëhen bashkëpunëtorë e aleatë të denjë, po të shpeshtën, vartës përtacë e përsëritësh. Në këtë mënyrë Kosova e treti ngadalë imixhin rugovian, për t’u parë vend që shikohet me dyshime. Bashkimi i tij politik, i mbështetur nga qëndrueshmëri e në tolerancë, në kohët më dramatike, nisi të humbë tolerancën e qëndrueshmërinë, në ajrin e lirisë, atëherë kur provohet me vepër fuqia e karakterit e tundimi i pushtetit. Po ndahemi të bashkohemi sërish, tingëlloi shprehja paradoksale. Pesë vjet më pas, Kosovës i duhet tepër trashëgimia politike rugoviane, botëkuptimi i tij kulturor e burrështetasit që predikoi e punoi për :

Udhëheqje që del nga vota e lirë, Përgjegjës të lartë dhe etikë politike, Ruajtje të vlerave autentike në sprovimet aktuale, Liri të individit e të kolektivitetit, Përjashtim të dhunës në zgjidhjet sociale e politike, Diskutim alternativash pa humbur interesin kombëtar, Raporte besimi e bashkëpunimi me aleatë të Kosovës.

Një Kosovë në paqe me veten dhe e nderuar nga të tjerët, mbete vizioni I Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës. Ky është vizion për Kosovën, për shqiptarët e për raportet e tyre me të tjerët, në fqinjësi e më gjerë.

Lavdi atij që jeton gjithmonë!

Sabri Hamiti:PESE VJET PA RUGOVEN PRESIDENTIN DHE LIDERIN TON SHPIRTROR BABAIN E KOMBIT SHQIPETAR 304726_129091910523869_100002691819704_113281_429036614_n

Marrë nga profili Ldk Ibrahim Rugova
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi