Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muhamet Hoxhaj:Shpirti plot brenga!

Shko poshtë

Muhamet Hoxhaj:Shpirti plot brenga! Empty Muhamet Hoxhaj:Shpirti plot brenga!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 30, 2011 9:45 pm

Muhamet Hoxhaj:Shpirti plot brenga!

,Muhamet Hoxhaj:Shpirti plot brenga! Meti
Muhamet Hoxhaj - Themeluesi i portalit KosovariMedia.com

O zot,
Pse unë sot vuaj,
Ç'faj kam unë,
Nuk jam i huaj,
Vallë,
Pse jetoj larg vendlindjes,
Mu atje,
Në dhe të huaj!?

Dheu i huaj,

Plot mërzi,
Dhimbje shpirti,
Nuk ndal dot,
Pse, kaq vuajtje në brendësi,
Po pse derdhë unë kaq shumë lot!?

Shpirti im, kaq i coptuar,

Nuk kërkon dhe shumë mjeshtri,
Shumë pak duhet, ledhatuar,
Do të ndjehej për mrekulli.

Mrekullia nuk ndodh qdo dit,

Ajo vjen gjithmonë papritur,
Vallë sa lot do të derdhë unë,
Për t'mos qenë kaq i mërzitur!?

Ah këto dhimbje, të vrasin shumë,

Situatën si ta ndryshoj,
Pse sot o zot shpirti im vuan,
Si ska kush, t'më ledhatoj!

T'më ledhatoj dhe t'më thot,

Ske pse djalë me u brengosë,
Çdo gjë n'botë ka përmirësime,
Andaj ti mos u fundos!

Ngajher ndjehem si titaniku,

Mu atje në oqean,
Me valët e jetës unë ndaj dhimbjen,
Dhe ska bark që t'më mban.

Ti shpirtëvrar, zemër coptue,

Kaq shumë dhimbje t' kan kaplue,
Mbahu burrë mos u dorëzo,
Pse kaq shumë ti me vajtue!?

Jo, jo djalë, kështu nuk shkon,

Dhimbje ndajnë,
Lisi, po edhe burri,
Po ti mbahu e mos u dorëzo,
Bëhu shkëmb e zemërguri.


Muhamet Hoxhaj, shkruar më 30 shtator 2011 / 03:16
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi