Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria e gatshme të dërgojë trupa në Kosovë

Shko poshtë

Shqipëria e gatshme të dërgojë trupa në Kosovë Empty Shqipëria e gatshme të dërgojë trupa në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 04, 2009 11:05 pm

Shqipëria e gatshme të dërgojë trupa në Kosovë



Shqipëria e gatshme të dërgojë trupa në Kosovë Box_berisha-490x320


Nga Express më 04.04.2009 në ora 18:09

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, që në ditën e parë të anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën Veriatlantike, shprehu gatishmërinë që vendi i tij të dërgojë trupa paqeruajtëse në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

“Sa i përket pjesëmarrjes në Kosovë, gatishmëria e Shqipërisë është e plotë, por do të jetë NATO që do të vendosë... Shqipëria do të diskutojë me sekretarin e Përgjithshëm dhe do të vendosim bashkërisht”, tha Berisha, në një konferencë shtypi në Strasburg.

Kryeministri shqiptar tha se shteti i ri anëtar ka përgjegjësi për t’iu përgjigjur kërkesave të NATO-s.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për mundësinë e zëvendësimit të trupave spanjolle të KFOR-it me paqeruajtës nga Shqipëria, Berisha tha se tani për tani nuk ka ndonjë indikacion se NATO ka nevojë për trupa shtesë në Kosovë.

Kryeministri Berisha deklaroi se me anëtarësimin në NATO, hapet një kapitull i ri për Shqipërinë. Shefi i qeverise shqiptare theksoi se shqiptarët tani janë përkrah kombeve më të lira dhe më të mëdha.

”Ky ishte një akt madhor i historisë. Prej sot çdo qytetar shqiptar është si qytetarët e tjerë të NATO-s dhe Shqipëria është pjesë e aleancës më të madhe ushtarake”, u shpreh Berisha, ndërsa falënderoi vendet anëtare të NATO-s për mbështetjen e madhe dhënë shtetit shqiptar.

Sipas tij, anëtarësimi në NATO është një përgjegjësi e madhe për konsolidimin e vlerave të demokracisë për t'iu përgjigjur kërkesave të Aleancës në luftën kundër terrorizmit.

Me këtë rast, Berisha bëri të ditur se Shqipëria do të dërgojë një kompani shtesë prej rreth 130 ushtarakësh në Afganistan, 20 infermierë si dhe do të marrë pjesë në ndërtimin civil të Afganistanit.

Më tutje në konferencën për shtyp në Strasburg, kryeministri shqiptar deklaroi se pasaporta e NATO-s është një kredit shumë i madh i Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, ndërsa premtoi se do të bëjë përpjekje maksimale për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi