Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Shqipëria në NATO - ngjarje historike

Shko poshtë

Thaçi: Shqipëria në NATO - ngjarje historike Empty Thaçi: Shqipëria në NATO - ngjarje historike

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 04, 2009 11:07 pm

Thaçi: Shqipëria në NATO - ngjarje historike


Thaçi: Shqipëria në NATO - ngjarje historike Petro-490x320

Nga Express më 04.04.2009 në ora 16:43

“Hyrja e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO është hyrje me reflektime paqësore jo vetëm për ato dy vende, por edhe për gjithë rajonin. Tash do të kemi më shumë paqe, stabilitet e vlera euroatlantike jo vetëm në Shqipëri dhe Kroaci, por në gjithë rajonin”, tha në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën kryeministri Hashim Thaçi. Ai gjithashtu takimin e tij me Solanën e vlerësoi të një rëndësie të veçantë.

R. Kosova : Zotëri Kryeministër, sot është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë. Shqipëria është pranuar në NATO dhe Kosova tani do ta ketë një avokat më shumë në Aleancën veri-atlantike. Si e vlerësoni ju këtë ngjarje ?

Kryeministri Thaçi:
Kjo është ngjarje historike, moment historik për popullin shqiptar. Është një ngjarje për të cilën kemi punuar dhe sakrifikuar me shekuj për paqe dhe stabilitet në rajon. Hyrja e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO është hyrje me reflektime paqësore jo vetëm për ato dy vende, por edhe për gjithë rajonin. Tash do të kemi më shumë paqe, stabilitet e vlera euroatlantike jo vetëm në Shqipëri dhe Kroaci, por në gjithë rajonin. Kosova gjithashtu në të ardhmen do të jetë pjesë partneritetit për paqe, e NATO-s por edhe e Bashkimit Evropian. Prandaj, edhe një herë dëshiroj të uroj në emër të institucioneve të Kosovës, në emër të Republikës së Kosovës, të popullit të Kosovës, të uroj lidershipin e Shqipërisë, popullin shqiptar, të gjithë shqiptarët kudo janë. Dua të besoj fuqishëm se perspektiva jonë është hapur, e ajo është perspektivë e vlerave euroatlantike. Duke punuar tani bashkërisht edhe si dy vende, Kosova dhe Shqipëria do ta ndihmojnë njëra tjetër në mekanizmat ndërkombëtarë, do t’i lehtësojnë punën njëra tjetrës për perspektivën tonë të përbashkët evropiane.


R. Kosova: Ju zhvilluat një takim me shefin e politikës evropiane Javier Solana. Çfarë mund të thoni për Radio Kosovën në lidhje me takimin ?

Kryeministri Thaçi:
Takimi me zotin Solana ishte takim i një rëndësie të veçantë për Kosovën, për të sotmen dhe të ardhmen e saj evropiane. Zoti Solana konfirmoi mbështetjen e plotë të BE për Kosovën e re, për shtetin e ri shumetnik demokratik, stabil dhe funksional. Ai konfirmoi mbështetje të plotë për institucionet e Republikës së Kosovës. Ishte një mbështetje për punën e përbashkët që po e bëjmë edhe për etablimin e mëtutjeshëm të EULRX-it në veri, të ICO-së dhe institucioneve të Kosovës. Gjithashtu, diskutuam për hapat e mëtutjeshëm që Kosova duhet t’i bëjë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sivjet e kemi Studimin e fizibilitetit të Bashkimit Evropian për Kosovën, studim ky tek i cili besoj fuqishëm. Ne si institucione të Republikës së Kosovës, kemi plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara demokratike, politike, ekonomike duke përfshirë edhe reformat legjislative. Jemi të bindur se kjo do të vlerësohet pozitivisht, prandaj për Kosovën do të ketë vetëm ecje përpara, ecje të sigurt, perspektivë evropiane, zhvillim ekonomik dhe mirëqenien më të lartë sociale për qytetarët e Republikës sonë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi