Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Braka:Vajza e Suharekës.

Shko poshtë

Skënder Braka:Vajza e Suharekës. Empty Skënder Braka:Vajza e Suharekës.

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 01, 2011 11:53 pm

Skënder Braka:Vajza e Suharekës. 276250_100000232643811_146719746_n

Skënder Braka:Vajza e Suharekës.

- Do të niseni porsa të bjer muzgu, - tha ai disi i lehtësuar dhe i çliruar prej ndonjë pesheje të rëndë, por pa ndonjë lloj entuziazmi të veçantë, sikur ti thoshte diçka fare të zakonshëme, porsa hyri në derë dhe si i mori të shoqes, që po e priste aty në këmbë fëmijën nga duart dhe e mbeshtolli me të tijët në gjoks, u ul në një cep të dhomës, aty ku kishte vënë edhe të vetmen çamtë që kishin marrë nga shtëpia, në të cilën kishin futur disa ndërresa dhe pak ushqim të thatë, por që tashmë pothuajse ishin në të mbaruar e sipër. Ajo i shkoi pas pa nxjerr fije zëri nga buzët, që i ishin tharë prej etjes. Më shumë se e lodhur pas gjithë asaj rruge të gjatë, nja dy momenteve jo të këndëshme që kishte kaluar ditëve të fundit dhe asaj pritjeje të mundimshe në atë qytet krejt të panjohur për të, ajo kishte që prej mëngjesit që po ndjente një lloj mëzitjeje të përgjithshëme, por që tashmë pas këtij lajmi, që i kishte ardhur si e vetmja rreze drite në atë terrinë tyneli, që i ishte dukur qëkurse ishin nisur, e quante fare të pavënd të nxirrte qoftë edhe një fjalë ankimi. Ndonëse u ndje disi e lehtësuar, përsëri në fytyrë nuk i lëvizi asnjë muskul. Qëkurse ishin nisur, e kishte marrë me frikë atë rrugëtim. Nga ky shkak edhe nuk kishte dashur të largohej nga shtëpia, por kishte qënë e shtrënguar që ti bindej vullnetit të të shoqit pasi e dinte mirë se shqahët e ndiqnin për ta vrarë. Ai kishte qënë një ndër aktivistët kryesor të grupit të rezistencës antiserbe, që vepronte në atë zonë, por kohëve të fundit ata po e ndiqnin këmba këmbës për ta vrarë. Kishin mbi gjashtë ditë që rropateshin udhëve dhe tashmë durimi i kishte arritur në atë pikë ngopjeje sa ajo mënd mund të pëllciste, por gjithsesi tashmë që i kishin strehuar në një dhomë sa për ta quajtur të tillë, të një ngrehine mes atij pylli të dëndur me gjithfarë shkurresh dhe pemësh të shkurtëra, që dikur duhet të kishte shërbyer si baxho, pasi ende kundërmonte era shëllirë dhe djath, dhe, ajo si kishte filluar ti numëronte mbrapsh orët e nisjes për të shkuar përtej detit, kishte mundur më së fundi të gjente një fije ngushëllimi. Kaloi me kujdes mes atyre trupave, që po flinin të shtrirë mbi një rrogoz, mbi të cilin ishin hedhur nja dy tri batanije të vjetëra ushtrie. Ruhej të mos shkelte dhe zgjonte ndonjërin prej tyre. I vinte keq për të gjithë sa ishin shtrirë përdhe si bagëtit në stanin e tyre jo vetëm se i kishte të gjithë bashkëvëndas, por se ishtin po aq bashkëvuajtës porsa edhe ajo dhe gjatë atyre ditëve e kishin kaluar vërtetë sit ë ishin të gjithë pjestarë të një familjejej të madhe. Vetëm një çift jo shumë të vjetër në moshë, qëndronin sup më sup dhe diç mërmërisnin me njëri tjetrin. U ul pranë të shoqit, që zuri të dremiste me kokën e mbështetur tek ajo e së bijës sa mend nuk mund të dalloje se ku fillonte e tija dhe ku mbaronte ajo e nëntë muajshes, që vetëm dihatjet e frymëmarrjes e tregonin se ishte e gjallë. Ajo përvodhi një shikim të shpejt drejtë çiftit të moshuar që mesa dukej nuk i kishte dëgjuar fjalët e të shoqit të saj në atë moment që ia kishte behur në derë, sikur donte tu thoshte diçka prej atij lajmi, por ndrroi mëndje. Vuri njërën dorë tek supi i të shoqit dhe si bëri pak vënd e u ul me këmbë të mbledhura nën vithet e ngushta, zuri të mendonte për gjithë ç’kishte lënë pas. Nuk i flihej, por ngaqë nuk dinte se si ta shtynte kohën po rrekej të gjente një shkak që të hynte në bisedë me gruan, së cilës po i kapsalliteshin sytë. Ishte pikërisht ajo grua me të cilën ajo ishte lidhur më shumë se me tri të tjerat, që edhe pse ishin pothuajse bashkëmoshatare, nuk i kishte ngjitur si me të gjatë atij udhëtimi rraskapitës dhe deri sa kishin mbrritur në Shkodër. Ajo i ishte bërë më shumë se një nënë. Ia kishte mbajtur vajzën mbi supe për orë të tëra, ia kishte pastruar, ia kishte ushqyer sikur ta kishte mbesën e saj dhe për gjithë ç’kishte bërë me devotshmërin e saj, kishte ndjer më shumë se një kënaqësi shpirtërore dhe një lloj admirimi dhe dashurie për atë vogëlushe me flokë kaçurrela, që s’rreshtëte duke ia ngatërruar flokët dhe duke e mbajtur me përgëdhelitë e saj fëmijëmore, njëlloj sikur ta kishte me të vërtetë gjyshen e saj. Instiktivisht i shkoj dora në qafë dhe ndërsa gishtërinjët e hollë lëvizën ngadalë nëpër të, ndjeu një lloj urrejtje pothuajse të ngjashme me atë që kishte ndjerë për shqaun, që kishte ardhur për ti marrë të shoqin në ditën e lindjes së vajzës. “Për njëqindë marka”, mërmëriti me vete gati me zë dhe i hodhi sytë e përhumbur si me turp dhomës së qetë. Ajo e kishte lënë peng gjerdanin dhe unazën e florinjtë të pajës për njëqindë marka. I shoqi në fillim kishte rezistuar që të mos ia jepte, e, madje një grimë kishte dashur që ta prishte pazarin me atë, por ajo vetëm e vetëm që të largohej një minutë e më parë i kishte hedhur të dyja në tokë dhe kishte ndjerër për herë të parë në jetën e saj një farë neverie, që rrallë i kishte qëlluar ta ndjente në jetë, kur ai dhe pse e mbante veten si pronar i lokalit dhe i skafit me të cilin do të niseshin, mbase më tepër edhe prej inatit që nuk kishte mundur ta shtinte në dorë, ishte përkulur si ai qeni që nuhat nëpër tokë dhe si i kishte marrë bizhut, ishte larguar duke skermitur ata dhëmbët e tij të krimbur dhe duke mërmëritur diçka poshtëruese, por që ajo nuk ia kishte vënë fare veshin, gjithë duke menduar se nuk ia vlente më të merreshe me njërëz të rrangut të tij. Përpara syve i sjkoi si në një ekran filmi ai moment. Tenda prej druri të punuar bukur, e mbuluar me tjegull kanadeze që e zbuste dritën në brëndësi të lokalit ku ishin futur për tu takuar me atë që ishte kapua i skafeve, sikurse kishte dëgjuar gjatë bisedave që burrat kishin zhvilluar mes tyre. Ai rrinte në njërën prej tavolinave të fundit diku në një cep të lokalit me një gotë Uiski përpara.Të priturit në atë mënyrë të klientëve, që donin të shkoin klandestin, i pëlqente e kësisoj i dukej sikur ia rriste më shumë rëndësinë jo vetëm vetes, por edhe biznesit të tij." Mund të rregullohemi", i kishte mërmëritur ai gjatë atij momenti që i shoqi ishte larguar me një tjetër për kushedi se ku." Njëqindë marka nuk janë kushedi se çfarë për mua. Nese nuk ke kundërshtim mund tu rregulloj edhe këtu në njërën prej dhomave të hotelit tim". Përpara syve ju shfaq përsëri ajo fytyrë, që asaj i ishte dukur atij çasti tepër e neveritëshme dhe pse ishte me tipare të bukura, me ca sy të kthjellët, sikur të kishte futur aty gjithë kaltërsinë e detit dhe me atë trupin e tij prej atleti." Ndyrësira" mërmëriti me vete duke u munduar ta largonte prej syve atë imazh. Tani përveçse disa markave të vogëla në kartmonedhë, në çamtë I kishin mbetur edhe tredindë marka, të cilat siç e kishte biseduar edhe me të shoqin, duhet t'i ruanin për çfardo rasti të paparashikur derisa të kalonin detin dhe të vinin për ti marrë në atë pikëmbrritjeje. Me vete thoshte se ishte penduar që e kishte marrë atë udhëtim, që kishte pranuar të binte pothuajse vetëdijshëm në rrjetin e atyre kusarëve, por tani që kishin bërë edhe pagesën dhe nuk i mbeteshin shumë pak orë pritjeje, e quante të kot të tentonte për ti mbushur mëndjen të shoqit, në mos për të qëndruar aty, të gjenin një tjetër mundësi ikjeje. Ajo që e torturonte më shumë ishte vajza. Të qënit e saj e kishte bërë disi më të përkulëshme dhe të mos mendonte për asgjë tjetër në botë përderisa ta kalonte atë të gjallë përtej atij deti. Pambarueshmëria e atij ferri i dukej më tepër se dhimbja që të shkakton një copëz asht i mbetur në fyt. Kur mendonte se do të bashkëudhëtonte me njerëz të këtij kallëpi, të kësaj prerjeje, që nuk kishin asgjë të përbashkët me të sajin, me të atillë njerëz, që s’dinin ç’ishte një ndjenjë njerëzore dhe ç’ishte një ëndërr, me të atillë që nuk dininin veçse të rrëmbenin si të babzitur paratë e më pas veçse të talleshin, që ishin tepër të rëndomtë në sjelljet e tyre, pale më pas kur therrisnin, kur kuvendonin dhe leviznin krahë e duar gjatë bisedave të çthurrura që bënin, që ecnin me ca hapa të mëdhenjë, të shpejt, sikur të frikeshin prej hijeve të tyre, e pushtonte tmerri, një tmerr i vërtetë, një llahtari e gjallë. Por përsëri dhe përsëri ajo ishte e shtrënguar të duronte, të priste dhe ca, të priste me ankthin e mbledhur grusht mu aty përpara gjoksit derisa të niseshin dhe të mbrrinin. Kjo e vriste thellë mu në thelb të shpirtit dhe e ndizte me rrevoltë të brëndëshe që i shkonte gjer në kupë të qiellit. Gruaja, që e quanin Hyret u ngrit dhe sikur ta kishte pikasur që edhe ajo nuk po dremiste, i’a bëri me kokë për të dal jashtë. Dhe asaj po i bëhej sikur po i merrej fryma në atë dhomë të lagësht dhe të mbushur nëpër cepat e saj të nxira me pezhishka merimangash dhe i'a kishte ënda të dilte për pak minuta në ajër të pastër qoftë edhe për të shtyrë kohën. Aty e pas pak ia behën dy djem rreth të njëzetë e pestave, që po vinin duke biseduar me njëri tjetrin e duke buzëqeshur me një buzëqeshje që asaj se pse iu duk sikur dilte prej një gjysmëterri, që ishte shkrirë e berë njësh me hijet e tyre nga ku hera-herës dalloheshin vetëm ca dhëmbë të shndritshëm dhe të bardhët si e syve të tyre. Ndërkohë dhe të tjerët ishin gritur prej gjumit dhe po dilnin një nga një jashtë në pritje të ndonjë lajmi. Ajo i la meshkujt të bisedonin me ta dhe si hyri brënda, i mori të shoqit nga duart vajzën, të cilën si e ndrroi shpejtë e shpejtë, nxorri nga çamta një shishe qumështi nga ato me biberon dhe ia vuri në gojë. Vajza e përgjumur nisi të pinte me gllënka të ngadalta.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi