Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shala pro administrimit ndërkombëtarë për veriun

Shko poshtë

Shala pro administrimit ndërkombëtarë për veriun Empty Shala pro administrimit ndërkombëtarë për veriun

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 03, 2011 1:10 am


Shala pro administrimit ndërkombëtarë për veriun


Shala pro administrimit ndërkombëtarë për veriun Blerim-shala
Shala pro bisedimeve politike me Serbinë

Nënkryetari i AAK –së Blerim Shala u shpreh në favor të bisedimeve politike me Serbinë për zgjidhjen e problemit të veriut. Në një intervistë për RTK-në ai ka propozuar një administrim të përkohshëm ndërkombëtar derisa rajoni të integrohet plotësisht në kudër të institucioneve të shtetit të Kosovës. Shala tha se situata e krijuar në veri e ka vënë në përparësi palën kosovare përballë faktorit ndërkombëtar. Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet ta ndëshkojë Serbinë në procesin drejt anëtarësimit në BE, për shkak të rolit të saj destruktiv në dialog, si dhe mbështetjes së trazirave në veri. Sipas Shalës, Pakoja e Ahtisarit duhet të mbetet zgjidhja e vetme për veriun. Ai shtoi se plani për integrimin e veriut duhet të parashohë një mbikëqyrje ndërkombëtare për zbatimin e Planit Ahtisari, si dhe organizimin e një konference të donatorëve për të investuar në këtë pjesë të Kosovës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi