Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vrasësi i Salihut është Gani Sahiti

Shko poshtë

Vrasësi i Salihut është Gani Sahiti Empty Vrasësi i Salihut është Gani Sahiti

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 03, 2011 5:00 pm


Vrasësi i Salihut është Gani Sahiti


Vrasësi i Salihut është Gani Sahiti Ganiu-remziu
U vra Remzi Salihu, Drejtori i arsimit

(I plotësuar) - Rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm, në zyrën e tij në ndërtesën e re të Komunës së Prishtinës, është vrarë drejtori i Drejtorisë për Arsim, Remzi Salihu.

Mësohet se dorasi i kësaj vepre makabre është arsimtari i Biologjisë, Gani Sahiti, nga fshati Graxhenik, komuna e Kamenicës, i cili ka pretenduar të jetë Drejtor i shkollës në fshatin Dabishevc. Mos zgjedhja e tij në këtë post, thuhet se e kanë detyruar deri tek akti.

Pas kësaj ngjarjeje policia e Kosovë ka arrestuar një person, që dyshohet të ketë shtënë në të ndjerin Salihu, dhe ka konfiskuar një armë.
“Policia ka marrë një informatë se rreth orës 10:00 ka ndodhur një vrasje në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Një person është arrestuar dhe ne jemi duke punuar për rastin”, ka thënë zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai ka thënë se tash për tash është herët të flitet për motivet e vrasjes dhe se ende mbetet e panjohur mënyra se si ka arritur që personi të futet në objektin e Komunës i armatosur. Dyshohet se vrasësi është një mësimdhënës nga një shkollë në fshatin Dabishevc. Po ashtu dyshohet se vrasja është kryer për motive, të cilat kanë të bëjnë me punësim.
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit të Prishtinës, Remzi Salihu është qëlluar me armë zjarri të hënën rreth orës 10 të mëngjesit në zyrën e tij.


Burime brenda Komunës u kanë thënë medieve se ai është vrarë.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se shkak i vrasjes është çështja e punësimit. Pohohet se autor i vrasjes është drejtori i shkollës në fshatin Radishevc të komunës së Prishtinës dhe ai është vetëdorëzuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi