Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:PO FE, POR KOMB E ATDHE

Shko poshtë

Mentor Thaqi:PO FE, POR KOMB E ATDHE Empty Mentor Thaqi:PO FE, POR KOMB E ATDHE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 03, 2011 5:07 pm

Mentor Thaqi:PO FE, POR KOMB E ATDHE 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi:PO FE, POR KOMB E ATDHE
MBI ÇDO GJË

(Pse jo islami? Fe të lirë! Jo islamist as islamofobi!)

Ah, medet për kohën,
të cilën jetojmë,
po e shëmtojmë veten
me trurin e tredhur,
si nuk shohim boten
se si para shkojnë,
ne kërkojmë mesjetën,
shkretëtirave për t´bredhur!

Po tash, kah na dolën
këto hije n´varre,
nga Sulltan Pekmezi
e Kalif Shejtani,
qelizat ua volën
Urtisë sonë Shqiptare,
Pansllavist Qerkezi
dhe Beduin Talebani!

Po, ndaluni o të mjerë,
mendoni vet njëherë,
me pas qenë në rregull
ky far Ligj-Sheriati,
Turqia asnjëherë
s´e kish hequr, për n´derë,
por, nuk ofron vlerë,
ky dreç kalifati!

Kthjellojeni pak kokën,
që iu ka marrë erë,
rreshtohuni kah duhet,
e jo kah shejtani,
të ecim me kohën
se s´na pret k´të herë,
Kombi duhet t´ruhet
nga turli kodosh hajvani!

Po jemi shqiptar more
hë, mordja ju marrtë,
kemi qytetnimin
t´vjetër dhjetëmijë vjet,
kulturen përëndimore
e shajnë veç të marr´të,
n´bythë të beduinit
fusin kokë të vet!

Mos i merrni n´qafë
fëmijët tuaj t´shkretë,
me ua dhënë t´mbrapshten
edhe për shumë shekuj,
heu, damlla ju raftë
n´mëndjen tuaj t´lehtë,
vetes i hudhni marren,
n´mes t´ballit, mbi vetull!

Po hiç s´po më intereson
se çfarë gradash mbani,
jeni doktor shkencash,
profesor, oficerë, çka djallin,
jo, ju Kombin tonë,
nuk mund ta përçani,
me fikside violencash,
ne mirë ua dijmë hallin!?

Ju thëmi trup shul-shqip,
e thefshi vet qafen,
se Kombi im Antik,
s´ua pranon dot gafen,
shkoni n´dreç e ku më keq,
n´daqi bashk a veç e veç,
Kombin e njerëzit i lëni t´qetë,
t´lirë mbajmë fenë, por, jo Fe-Shtet!!!


Mentor Thaqi VS., 02.10.2011

Mentor Thaqi:PO FE, POR KOMB E ATDHE 321054_281605638535515_100000582437455_1011478_1686138950_n

Karikaturë e Asllan Dibranit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi