Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:LNPSHA"PEGASI"ALBANIA-Me rastin e ndarjes së çmimit Nobel për letërsi

Shko poshtë

Kristaq Shabani:LNPSHA"PEGASI"ALBANIA-Me rastin e ndarjes së çmimit Nobel për letërsi Empty Kristaq Shabani:LNPSHA"PEGASI"ALBANIA-Me rastin e ndarjes së çmimit Nobel për letërsi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 06, 2011 10:52 pm

Kristaq Shabani:LNPSHA"PEGASI"ALBANIA-Me rastin e ndarjes së çmimit Nobel për letërsi 211458_678723185_2799306_n

Kristaq Shabani:LNPSHA"PEGASI"ALBANIA-Me rastin e ndarjes së çmimit Nobel për letërsi
Kristaq Shabani:LNPSHA"PEGASI"ALBANIA-Me rastin e ndarjes së çmimit Nobel për letërsi 220px-Transtroemer
Sa realiste dhe kendveshtrues,vizionare jemi ne te LNPSHA"PEGASI" ALBANIA...
Kumti i mbajtur ne Simpoziumin Nderkombetar "MUZA POETIKE PEGASI 2011" ne TIRANE DHE PRISHTINE per fituesin e Çmimit "NOBEL" per vitin 2011 shkrimtarin e talentuar suedez TOMAS TRANSTRÖMER,e tregon me se miri kete... Ndjekim gjithe letersine boterore dhe evidentojme me zgjuarsi fenomenet e saj...Kumtes.en e me poshtme e mbajti poeti Qerim Raqi nga Kosova me banim ne Suedi... Ja teksti i plote i kumtimit te mbajtur ne Simpoziumin Nderkombetar me objekt "LIRIZMI NE LETERSI"Lexojeni dhe nxirrni perfundimin...

Kristaq Shabani:LNPSHA"PEGASI"ALBANIA-Me rastin e ndarjes së çmimit Nobel për letërsi Tomas-transtroemer-aus-schweden-bekommt-literaturnobelpreis-foto-dpa-
PËRKTHIMI I SHPIRTIT NË NOCIONE VIZUALE-TOMAS TRANSTRÖMER
Nga Qerim Raqi poet, SUEDI

Letërsia suedeze ka arritur majat e saj me nobelistët Selma Lagerlöf(1909), Verner von Heidenstam (1916), Erik Axel Karlfeld(1931), Pär Lagerkvist(1951), Eyvind Johnson&HarryMartison (1974). Kësaj liste të nobelistëve suedezë do të mund t´i shtoheshine dhe disa emra të tjerë, pena e të cilëve ka arritur majat më të larta të letërsisë botërore si: August Strindberg, shkrimtarja e famshme për fëmijë Astrid Lingren, e cila megjithatë u largua nga kjo jetë pa e fituar nobelin…Majat e letërsisë botërore, të poezisë, ka arritur edhe poeti bashkëkohor suedez Tomas Tranströmer, i cili disa vite gjendet në listën e ngushtë të kanditatëve për Çmimin ”Nobel” për letërsi. Poet, përkthyes, psikolog Tomas Tranströmer ka lindur më 15 prill 1931 në Stockholm. Është përkthyer në 50 gjuhë të botës, (edhe në shqip nga Natasha Lako, ”Perandoria e barit” zgjedhje poezish, Tiranë. Aleph, 2002.)
Libri i tij me poezi ”Për të gjallët dhe të vdekurit” nga shumë ekspertë të letërsisë, nga instutucionet kulturore, etj është vlerësuar në mesin e 50 librave poetikë më të mirë në poezinë botërore, të tëgjitha kohërave.Veprat tjera të këtij poeti janë: ”17 poezi” (1954). ”Fshehtësitë e rrugës” (1958), ”Qielli gjysmë i plotë” (1962), ”Gjurmë dhe tinguj” (1966), ”Kvarteti”(zgjedhjepoezish, 1967), ”Shikim i errësuar”, Brigjet” (1979), Liqenet e lindjes”(1974), ”Barriera e së vërtetës” (1978), ”Sheshi i egër”(1983) ”Kujtimet mëshohin” (autobiografi,1993), ”Gondolat e dhembjes”, (1996), ”Enigma e madhe”(2004) Në fiilim të viteve 90-ta poeti pati një sulm në tru, që për pasojë pati paralizimin e një pjese të trupit duke prekur edhe qendrën trurore tëgjuhës. Kjosituatë do reflektohet dukshëm në poezinë e tij, në frymëzimet, percepcionin, tematikën, gjuhën dhe metaforikën e saj.
Çfarë e karakterizon stilin dhe poezinë e këtij krijuesi gjenial?
Stili i tij poetik përshkruhet shpesh si i zakonshëm, por me praninë e përhershme të mistikës të ndërlidhur me një veçori të komplikuar të lirikës së peizazhit. Aspekti mistik i realitetit shfaqet parasëgjithash në ”metaforat e vetëshfaqura”, të cilat hapin shtigje për një ”realitet tjetër” . Çfarë nënkupton ky ”realitet tjetër” në poezinë e tij nuk mund tëdihet qartë, por shumë studiues mendojnë se kemi të bëjmë me një dimension religjioz, që në poezinë e këtij krijuesi shfaqet përmes përafërimit tëëndërrës njerëzore dhenatyrës suedeze
Poetin sikur e shohin kujtimet:
Njëmëngjes qershori kur është herët
Të zgjohesh por vonë të flesh prapë
Dal në gjelbërimin mbushur plot
me kujtime dhe ato më vijnë pas duke më shikuar
nuk shihen, ato shkrihen tërësisht
me sfondin, kameleonë të përkryer
janë tepër afëruar dëgjoj frymëmarrjen

Duke asimiluar përvojat e poetëve botërorësi: Boudleaire, Rilke, Paul Elyard etj, ai shkon më tutje në krijimin dhe kërkimin poetik. Para sëgjithash ai përdor metodën e përkthimit tëshpirtit- konform tezës së famshme të T S Eliotit mbi korrelatinobjektiv si mënyrë për tëshprehur ndjenjën në art.Ndjenja nuk përshkruhet, por krijuesi e zë atë në imazh, duke e kompletuar me mendimin. Është një visore e shpirtit si paraqitje figurative e një realiteti psikik,
Këtu kemi të bëjmë me një exponim të dyfishtë: distinkcioni ndërmjet projekcionit të ndjenjës në hapësirën e jashtme dhe depërtimi i elementeve ndjejore në botën e brendshme, në “shpirtin” apo “mendjen”: gjeografi arealedhe gjendja shpirtërore e shkrirë në figurën, Tranströmer është mjeshtër i mendimit në imazh, i ndërlidhjes së ndjenjës me një imazh konkret, mjeshtër për t´i shprehur idetë abstrakte në nocione konkrete, visuale. “Gjeografia e shpirtit” e Rilkes dhe imagjizmi i Ezra Pound thellohen edhe më shumë teTranströmer.
Poezia ”Vetminëtinguj” transponon një situatë konkrete në rrugë, një cast , një aksident komunikacioni. Casti paraaksidentit, e padukshmja poetizohet dhe na bëhet tejet e dukshme:
Makinat në anën e kundërt kishin drita të mëdha
Hidhnin dritat kah unë që po drejtoja makinën gjithnjë
Drejt një frike të tejdukshme që rrëshqiste si tëbardhët e vezës
Sekondat rriteshin- u krijua një hapësirë brenda tyre-
U zmadhuan si ngrehina spitalore
Gati mund të ndaloje
Të merrrje frymë njëçast
Para goditjes..
Paraqitjae një realiteti tëpadukshëm, përjetimi i kohës së zgjatur nëçastin kritik para goditjes së makinës pikaset në një imazh–sekondat që rriten si ngrehina spitalore , që lidh realen me besimin në një katastrofë, pra një mënyrë e pazakontë e poetit për të lidhur një realitet psikik me një karakter pamor- një mënyrë që korrepondon me vizionin surrealist poetik të Paul Elyardit, por që poeti suedez Tranströmer e absorbon dhe e zhvillon tutje në një paraqitje ekspresive. Në poezinë C-DUR, poeti transponon poetikisht çastet e para, pas një takimi dashurie, çfarë ndodh pas takimit në shpirtin e djaloshit, që ka realizuar dashurinë, por shfaqet edhe një dimensioni tjetër mistik, kemi elemente të një arti trancendental:
Kur ai lëshoi rrugën pas takimit me të dashurën
Dëbora sillej në ajër
Dimri kishte ardhur
Derisa ata kishin bërë dashuri
Nata ndri/onte bardhë
Ai ecte shpejt nga gëzimi
I tërë qyteti heshtte
Qeshjet që kalonin-
Të gjithë buzëqeshnin pas jakave të mbërthyera
Ishte i lumtur
Dhe të gjitha pikëpyetjet filluan të këndonin
Për praninë e Zotit
Kështu mendonte ai
Një muzikë u dëgjua
Dhe depërtoi në dëborën fërfëlluese
Me hapa të mëdhenj.
Çdo gjë shkonte drejt tingullit C
Një kompas i dridhur drejtuar kah C-ja
Një orë mbi vuajtjet
Ishte e lehtë
Të gjithë buzëqeshnin prapa jakëve të mbërthyera

Kristaq Shabani:LNPSHA"PEGASI"ALBANIA-Me rastin e ndarjes së çmimit Nobel për letërsi 301949_10150339372483186_678723185_8044970_2085238157_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi