Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rasmusen në krye të NATO-s, 36 orë negociata me Turqinë

Shko poshtë

Rasmusen në krye të NATO-s, 36 orë negociata me Turqinë Empty Rasmusen në krye të NATO-s, 36 orë negociata me Turqinë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 05, 2009 10:36 pm

Rasmusen në krye të NATO-s, 36 orë negociata me Turqinë





Anders Fog Rasmusen është sekretari i ri i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, pasi Turqia hoqi dorë nga kundërshtimi ndaj kandidaturës së tij. Sekretari aktual i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hup Shefer (Jaap de Hoop Scheffer), në një konferencë të përbashkët për shtyp me Rasmusen konfirmoi lajmin. "Ju jeni në dijeni lidhur me një debat gjatë 36 orëve të fundit, por fakti që ne jemi këtu pranë njëri-tjetrit nënkupton se tashmë është gjetur një zgjidhje edhe për shqetësimet e shprehura nga Turqia, dhe ne të gjithë njëzëri kemi rënë dakord për këtë kandidaturë", tha Shefer. Rasmusen u shpreh mirënjohës për besimin teksa tha se "ju jam mirënjohës të gjithë kolegëve të mi për besimin që më dhanë, duke më emëruar si sekretar të Përgjithshëm të NATO-s". Rasmusen tha se sot është një ditë historike dhe jo vetëm sepse një danez merr drejtimin e NATO-s, por sepse pikërisht sot u përshëndet edhe rikthimi i plotë i Francës në komandën e integruar të Aleancës. Rasmussen vlerësoi punën e bërë nga Shefer dhe tha se do të ndiqte të njëjtën rrugë si ai. Ndërkohë Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, deklaroi nga Stambolli se pranimi i Turqisë për emërimin e Kryeministrit danez Anders Fog Rasmusen në krye të Aleancës së Atlantikut të Veriut u arrit falë garancive që Presidenti amerikan Barak Obama i ofroi Ankarasë zyrtare. Kancelarja gjermane, Anxhela Merkel, shprehu kënaqësinë e saj për emërimin e sekretarit të ardhshëm të Përgjithshëm të NATO-s. "Emërimi njëzëri i sekretarit të ri të Përgjithshëm është një vendim i rëndësishëm për një NATO të aftë për të reaguar, një NATO që ekziston jo vetëm në letra", u shpreh Merkel. Në lidhje me çështjen shumë të rëndësishme të Afganistanit, sekretari aktual i Përgjithshëm i NATO-s, Shefer, tha se aleatët kanë arritur tashmë një marrëveshje. Ai u shpreh se liderët e vendeve të NATO-s kanë vendosur për një strategji të re, e cila parashikon dërgimin e më shumë trupave civile, ushtarake dhe trajnuese në Afganistan. Shefer theksoi se në samit është diskutuar edhe për marrëdhëniet me Rusinë, për të cilën është vendosur se duhet bashkëpunim. Përplasjet e dhunshme mes policisë dhe protestuesve anti-NATO dëmtuan më tej atmosferën e samitit, ku Presidenti amerikan, Barak Obama, po rrekej të krijonte mbështetjen e duhur lidhur me luftën në Afganistan, ndërkohë që edhe liderët e tjerë shpresonin t‘i formonin një vizion të ri strategjik për aleancën. Protestuesit i vunë flakën një ish-pike kufitare në kufirin franko-gjerman, ndërkohë që policia u mundua t‘i shpërndante përmes gazit lotsjellës dhe granatave antirevoltë. Sipas autoriteteve, të paktën 50 vetë mbetën të plagosur gjatë përplasjeve. Në fillim, Turqia refuzoi kandidaturën e shteteve evropiane për sekretarin e ardhshëm të Përgjithshëm të Aleancës, Kryeministrin danez, Anders Fog Rasmusen, duke vënë theksin te qëndrimi i tij lidhur me një karikaturë daneze ku ironizohej mbi profetin Muhamed, gjë që u prit shumë keq nga bota myslimane. Në atë kohë, Rasmusen e mbrojti publikimin e karikaturës, duke iu referuar së drejtës së të shprehurit dhe refuzoi t‘u kërkonte falje shteteve myslimane. "Përse Turqia duhet të bjerë sot dakord me këtë kandidaturë? Dje, Kryeministri turk foli mbi këtë temë dhe ne i përmbahemi atyre fjalëve", tha për agjencinë "Reuters" një zyrtar i lartë turk. Liderët e NATO-s shkuan në qytetin francez të Strasburgut dhe qytetet gjermane Kehl e Baden Baden, me shpresën e krijimit të një vizioni të ri strategjik të aleancës, e cila u krijua menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur kufijtë evropianë. Protestuesit përdorën gurë dhe bomba molotovë kundër policisë së Strasburgut, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe granata antirevoltë. Në qytetin Kehl, një grup i përbërë nga disa mijëra protestues marshuan drejt brendësisë së kufirit francez. Disa protestues të veshur me pajisje zhytjeje u nxorën nga lumi teksa përgatiteshin të prishnin shëtitjen simbolike të mëngjesit të liderëve të NATO-s, të cilët sipas traditës, kalojnë më këmbë një urë që lidh Gjermaninë me Francën. Samiti, në të cilin u mirëprit përfshirja në aleancë e Shqipërisë dhe Kroacisë, do të shohë edhe rikthimin e Francës në strukturat ushtarake të NATO-s.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi