Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryesia e Deges së LDK-së për Beneluks njofton Degën e LDK-së për Gjermani

Shko poshtë

Kryesia e Deges së LDK-së për Beneluks njofton Degën e LDK-së për Gjermani Empty Kryesia e Deges së LDK-së për Beneluks njofton Degën e LDK-së për Gjermani

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 23, 2011 2:03 am


Kryesia e Deges së LDK-së për Beneluks njofton Degën e LDK-së për Gjermani



I nderuari Kryetar i Deges së LDK-së për Gjermani, Zoti Qazim Bojgaraliu,

Të nderuar anëtar të Kryesisë së Deges,

Të nderuar pjesëmarrës,

Me kënaqësi kemi marr ftesen Tuaj për të marr pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar kolonelit Ahmet Krasniqi, i vrarë nga dora kriminele, njëri nder figurat më të qmuara të kombit që luftuan për çlirimin e atdheut tonë të shtrenjtë Kosoves.Ai u vra sepse kishte plane serioze se si të luftohet armiku ynë shekullor, dhe kjo nuk ju shkoj për shtati atyre që luften e perdoren për interesa politike e materjale.

Me keqëardhje ju njoftojmë se për shkaqe të ndryshme objektive e subjektive, asnjë nga anëtarët e Kryesisë së Deges së LDK-së për Beneluks nuk ka mundësi me iu pergjegj pozitivisht fteses suaj.

Sidoqoftë, ne Kryesia e Deges së LDK-së për Beneluks përshëndesim pjesëmarrësit e tubimit, familjarët e dëshmorëve, duke ndarë bashkë me ju kujtimin dhe krenarinë për kolonel Ahmet Krasniqin, eprorin i cili sikur të ishte gjallë deri në fund të luftes si komandant i Forcave të Armatosura, do t’i shkaktonte humbje akoma më të madhe Serbisë.Fatëkeqësisht ai u vra, por kujtimi dhe vepra e tij në shërbim të atdheut mbetet i pavdekshëm për ne që e kujtojmë me mallë e pikëllim të thellë.

Lavdi i qoftë Kolonel Ahmet Krasniqit,

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit.



Me nderime,

Në emer të Kryesisë së Deges së LDK-së për Beneluks,

Ju përshëndet

Remzi AZEMI, sekretar

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi