Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A e redaktoi PDK-ja tekstin e Jahjagës?

Shko poshtë

A e redaktoi PDK-ja tekstin e Jahjagës? Empty A e redaktoi PDK-ja tekstin e Jahjagës?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 23, 2011 8:28 pm


A e redaktoi PDK-ja tekstin e Jahjagës?

A e redaktoi PDK-ja tekstin e Jahjagës? Jahjaga_pdk17

Fjalia e fundit që presidentja Atifete Jahjaga e ka lexuar në 12-vjetorin e themelimit të PDK-së, ishte se partia e Hashim Thaçit “e ka dhe do ta ketë përkrahjen time”.

Fjalët e mira që gjenden me bollëk në letrën e lexuar nga Jahjaga, e cila me Kushtetutë duhet të jetë simbol unifikues i vendit , ka shumë mundësi që të jenë shkruar nga vetë zyrtarët e PDK-së.

Mediet raportojnë se ka marrë vesh jo zyrtarisht se fjalimi i lexuar nga Jahjaga në ditëlindjen e 12-të të PDK-së, i është dërguar fillimisht partisë së kryeministrit Thaçi për aprovim.

A e redaktoi PDK-ja tekstin e Jahjagës? Jahjaga-thaci

“Partia Demokratike e ruajti bazën e një partie moderne, të konsoliduar e të organizuar, duke pasur përherë entuziazmin e përkushtimin e liderëve, të udhëheqësve dhe të anëtarëve të sajë të devotshëm”, thuhet ndër të tjera në fjalimin e që e lexoi Jahjaga më 17 tetor 2011.

Pothuajse të gjitha partitë politike në vend dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile reaguan duke thënë se me këtë përmbajtje, Presidenca ka shkelur një nga parimet kryesore të punës së këtij institucioni, atë të qenit unifikues i vendit.

Këshilltari i lartë politik i Presidencës, Ramush Tahiri, thotë se ai mbanë përgjegjësi për tekstin, por e mohon mundësin që ai fillimisht t’i ketë shkuar PDK-së për aprovim.


A e redaktoi PDK-ja tekstin e Jahjagës? 17_10_11_54838_Fjalimi_4
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi