Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj:A MUND TA NDËRROJNË DHE NDRYSHOJNË IMAZHIN E KOSOVËS PROTESTAT DHE DEMONSTRATAT?

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj:A MUND TA NDËRROJNË DHE NDRYSHOJNË IMAZHIN E KOSOVËS PROTESTAT DHE DEMONSTRATAT? Empty Xhevat Rexhaj:A MUND TA NDËRROJNË DHE NDRYSHOJNË IMAZHIN E KOSOVËS PROTESTAT DHE DEMONSTRATAT?

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 24, 2011 12:18 am

Xhevat Rexhaj:A MUND TA NDËRROJNË DHE NDRYSHOJNË IMAZHIN E KOSOVËS PROTESTAT DHE DEMONSTRATAT? Images27

Xhevat Rexhaj:A MUND TA NDËRROJNË DHE NDRYSHOJNË IMAZHIN E KOSOVËS PROTESTAT DHE DEMONSTRATAT?

Dikur demonstrohej ndaj pushtuesit serb kur edhe kryet mund të shkonte... dhe u çliruam nga Serbosllavija
Sot kur nuk ashtë nkrye serbi, Kosova, vidhet, shitet, kontrabandohet, kriminalizohet, korruptohet, shantazhohet e e e nga vetë SHQIPTARI!
Duket se as klasa e Ali Shukrisë atbotë nuk e ka plandosë ekonomikishtë Kosovën autonome nën Serbi sesa këta “patriotat” me emra tjerë shqip që po satanizojnë tani më jo Krahinën por Republikën e tyre private “sovrane”


Ish paria e Krahinës sathershme Paria e Republikës së sotme

Fjala “Protest” rrjedh nga latinishtja “Protestor”, dëshmitarë që del haptas në publik; kundërshtim, kërkesë, demonstrim/tubim si në aspektin privat ashtu edhe atë shoqëror, pra thjeshtë është një reakcion ndaj situatave apo ndodhive që nga një grup apo shumicë nuk pëlqehen në shumë fusha jetësore, pra edhe ndaj pushteteve.

Fjala “ Demonstratë” rrjedh nga latinishtja dhe ka si rrënjë “monstro” që do të thotë “tregoj” ndersa “de” është një parashtesë. Demonstrata është një manifestim i masave të gjëra nëpër rrugë dhe sheshe, që bëhet për të shprehur haptas një kërkesë politike, ekonomike a shoqërore, për të kundërshtuar një padrejtësi, etj.
Me këto fjalë nuk bëra kurrfarë zbulimi ngase janë të ditura që të dyjat nga shumica e njerëzve edhe në Kosovë, kur kihet parasysh edhe e kaluara e jonë nepër shumë faza,prej atyre shekullore e gjerë te ato të fundit në trojet tona. Po ku është dhe si po frymon sotë qytetaria e kosovës, sa janë të arrituart e saj në pritshmëri me kërkesat që kishin sidomos pas çlirimit dhe vendosjesë së lirisë, kuptohet me kushtëzime për hirë të rrethanave që na përcollën gjerë më rishpalljen e pavarësisë? Athua sa e mirë dhe e përkrahur është klasa e jonë politike që udhëheq me shtetin pra me qytetarët e vet? Sa të lirë ndihen qytetarët e Kosovës në aspektin politikë duke pasur parasysh se ka vite që ata udhëhiqen nga vendasit, pra shqiptarët? Sa ka liri ekonomike për ata që jetojnë brenda teritorit, pra kufijve dhe sa për ata që jetojnë në mërgim e investojnë në atdheun e tyre? Ka edhe shumë pyetje të tjera, që për momentin duken të jenë aq të pa përgjigje sa që nuk e meriton të shkruhet për to.
Në kohën e pushtimit dhe gllabërimit të Kosovës sidomos nën ish Jugosllavinë në përgjithësi e nën Serbinë në veqanti, ne shqiptarët e kishim një slloganë të përsëritshëm; “ Trepça prodhon e Beogradi ndërton”, me këtë këto fjalë ne tregonim se kështu ishte në të gjitha fushat e jetës në atë kohë. Sigurishtë që ishte e vërtet dhe jo vetëm Trepça por e tërë industria dhe ekonomia kosovare ishte e transploatuar jashtë Kosove dhe për tmirën e Serbisë. Këtu duhet tani bërë edhe një vështrim të asja kohe, në Kosovë prej vitit 1974 kishte një frymë tjetër edhe pse jo aq sa duhej por gjërat kishin ndryshuar, kishim Kuvendin, Universitetin, Kryesinë dhe Kryetarin e Kosovës si dhe Qeverin me Kryeshef asaj kohe, pls shumë institucione pak a shumë të pavarura me kushtetutëne 1974es. Në shumicën apsolute të pozitave kyqe udhëheqës ishin shqiptarët, në shumicën e komunave ishin poashtu shqiptarët, pra disi shumë kompetenca kishin kaluar në dorë të shqiptarëv jo me dëshirën e serbisë por me ndryshimet e bëra asaj kohe. Kjo periudhë solli edhe disa ndryshime në jetën politiko shoqërore e sidomos në aspektine shkollimit dhe frymëmarrjesë pakëz më të lirë të inteligjencës shqiptare, nga ky kënd edhe fillojnë përgatitjet për ti dhenë shkundje përfundimtare ngrehinës së quajtur Jugosllavi e që me ngjarjete e ndodhura më vonë doli se ishte e kapshme dhe e frytshme ideja se me një bashkim të intelektualëv, studentëve dhe ma vonë qytetarisë të fitohet ajo që kemi sot.
Pse të shkruhen këto që i ceka më lartë; jo për të thenë se ishte mirë por për të treguar se edhe athere shumica mendonte se shpejtë do i vie fundi serbosllavizmit, por edhe per të bërë një analizë disi ndryshe rreth politikajve të athershëm që udhëhiqnin Kosovën. Nëse jemi real dhe të sinqertë aso kohe që të gjithë pushtetarët e Kosovës mundësitë për të vjedhur i kishin të pakufizuara, mundësit për të bërë jetë luksi i kishin gjithashtu të tilla, mundësitë për të shfry


Ku jemi ne sot si Kosovë, si qytetarë dhe si pushtetarë me emra shqiptarësh?

Që pas luftës në Kosovën e udhëhequr nga UNMIK ndodhën shumë çudira, u vranë shumë figura të shquara kombëtare shqiptare, u uzurpuan me mijra banesa, objekte, prona shtetërore e çka jo tjetër dhe atë nga vetë shqiptarët. Që pas luftës filloi riorganizimi i bandave dhe grupeve kriminale dhe atë nën hije të petkut partiak, filloi instalimi i sindromit të frikës, kërcënimit, shantazhimit dhe likuidimit edhe fizikë ndaj atyre që mendonin dhe donin një rend shoqëror demokratike, filloi të futet ideologjia bolshevike e re komuniste se kush nuk është me ne është tradhatrë, është shpijun dhe kish kolaboracionistë i Serbisë, filloi kolaborimi i vetë këtyre grupeve dhe bandave kriminale me ato si shtetërore ashti si mozra kriminale serbe, filloi eksploatimi e pasurisë shtetërore dhe shoqërore kosovare në dobi të Serbisë, pra filluan dhe u instaluan mekanizmat e krijimit të një klase politike milionere që për të ardhmën në Kosovë do të vraj dhe kthjellë kur të duan, pra thjeshtë nga askushi dhe nga fukarenjë të dikurshëm u shëndrruan në milionerë të shpejtë, duke krijuar për veten e tyre jetën më luksoze se sa në shtete më të industrializuara!?
Për ndryshim nga “shokët” e tyre të ish Krahinës këta të tani më Republikës ua kaluan në të gjitha mënyrat dhe metodat atyre të mëparshmëve, këta në emër të Republikë po ia q... nanën kësaj Republike, këta po ia q... nanën edhe popullit të tyre e që dolën nga gjiri i vetë këtij populli, këta po e varfërojnë më shumë se paraardhësit e tyre shtetin e tyre, këta të sotmit rrejnë dhe qirren më shumë se ata të djeshmitë se ishin çlirimtarët e Kosovë, ngase edhe atyre të djeshmëve atfarë Jugosllavie ua çliroi Aleanca anti Hitlere e jo Partizanët e m... edhe këtyre të sotmive Kosovën ua çliroi Amerika me Europën. Ama edhe këtu ka një dallim ata të djeshmit mund të jenë më pak fajtorë për të bërat e tyre ngase zentrala dhe maggja e parasë ishte Beogradi e këta nuk kishin edhe shumë mundësi të ndryshonin gjë, ndërsa këta të sotmit që prej 2008 zentralë e kanë Prishtinën, magje e kanë arkën e qytetarve¨të vetë , pra shqiptare të cilën e plaqkisin ditën dhe ma shumë natën. Këta të sotmit janë ma tradhtarë dhe ma shpiuna se ata të djeshmit, ngase ata të djeshmit ishin nën okupim dhe ishin argatë të një shteti njerkë për ne shqiptarët, pra këta të sotmit nuk po e vjedhin buxhetin e Jugosllavisë por po e vjedhin buxhetin e shqiptarisë andaj këtu është e dhimbshmja.
Në Republikën e udhëhequr dhe të menaxhuar nga një strukturë kriminale, mafioze dhe anti kombëtare çdo gjë është e mundshme, por me një kusht: të përkrahësh këta dhe të jesh mirë duke fituar diç, të bëhesh me ta dhe të marrësh hise kulaqi, të mbyllësh gojën dhe të jesh pakëz më lirë i pa këcënuar. Për të tilla gjëra pra çdo gjë është e mundshme, mirëpo nga ana tjetër egziston e dhe pamundësia për shumë çka; në Kosovën e glabëruar nga rrjeti kriminal nuk është e mundhme që të shprehësh lirë nëse je person publikë, në Kosovë gazetat dhe gazetarët që e duan të drejtën dhe tvërteten kërcnohem me jetën e tyre apo familjarëve të tyre, në Kosovë nëse dëshironë ta denoncosh krimin në polici apo gjykatë mund të këcënohesh dhe të poshtërohesh nga vetë policia dhe gjykata, në Kosovë nëse dëshironë të investosh duhet të paguash haraq dhe reketim, në Kosovë nëse dëshironë të të shkollohet fëmiu i zgjuar duhet të paguash mito, në Kosovë nëse kritikon disa “komandant” tani më bartës institucionësh dhe baronë të krimit dhe korrupcionit futesh në listën e tradhtarëve dhe lehtë mund të të shkoi kryet, thjeshtë në Kosovën e “ komandosëve” që kurr nuk fituan ndonjë betejë në fush tmejdanit i gjenë po ata “komandos” nkrye të institucionit, e populli; do e përdori një fjalë shkinisht ngase u përshtatet këtyre “ patriotve”tanë pasi që edhe vetë popullin e tyre e trajtojnë në këtë mënyrë; “Narode moj -stoko moja”, për të mos marr ndonjë të sharë po e përkthej, populli- shatzët e mija!
Kohëve të fundit po dëgjohen shumë zëra të arsyes, çka dhe si më tutje? A duhet protestuar, a duhet demonstruar ndaj kësaj malarje,ndaj këtij virusi, ndaj kësaj epidemie vdekjeprurëse për tardhmën e Kosovës, për tardhmën e fëmijve shqiptarë që nuk bëjnë pjesë në klanet kriminale? Përgjigjja mund të jetë e thjeshtë; mëse është protestuar dhe demonstruar me dekada ndaj pushtuesve dhe sidomos ndaj aparatit gjenocidial serb, duke qenë tvetëdijshëm se edhe koka mund të të shkoje athere duhet demonstruar edhe kundër këtyre që rrejnë se janë “shqiptarë” e në realitet janë më të rrezikshëm për shoqërinë shqiptare-kosovare sesa paraardhësit e tyre, e vlenë të demonstrohet për të treguar se edhe nëse je shqiptarë i lindur e antishqiptarë i ndërtuar kamb e krye, nuk bënë më të vjedhet kafshata e qytetarëve, nuk bënë më të bartet pasuria e Kosovës jashtë teritorit kosvar, nuk bënë që për mes tyre Serbia ta mbaj me bukë Kosovën, duke ditur se duhet ta bëjmë bukën tonë me duar tona ngase Zoti na i ka falë të gjithë të mirat si nën tokë ashtu edhe mbi tokë.
Protestat dhe demonstratat e qeta mirë të organizuara e rrisin rejtingun edhe në botën demokratike, ngase do të përqonin mesazhe se qytetaria e Kosovës nuk është” budallicë” siç e kanë bërë pushtetarët, do të kuptohej se kosovarët duan çrrënjësimin e së keqës edhe që është pjellë e vetë kosovarëve, pra bota demokratike do i përkrahte demonstratat e qeta për ndryshimin e rrigës së qeverisjes së vendit drejtë një mirëqenje dhe zhvillimi ekonomik. Demonstrata do duhej të bëheshin për keqqeverisje e jo kryesishtë për veriun apo kundër politikës së bisedimeve ngaqë ajo qështje ahtë zgjidhur me njohjen e Kosovës nga SHBA me aleat, dhe një qeveri e pakurruptuar dhe e pa shantazhuar do e kishte më lehtë zgjidhjen e këtij problemi.
Asnjihere nuk është e thanë që demonstratat duhet të i organizoi vetëm opozita, ato duhet të organizohen nga OJQet dhe grupet e ndryshme të qytetarëve të një shteti, aspekti social dhe ai ekonomik me theks varfëria, hajnia, krimi i organizuar dhe korrupcioni janë shkase të mjaftueshme që një pushteti antidemokratike dhe diktatorial ti thuhet; STOP, apo fatkeqësishtë kjo klasë kriminale politike e ka kriminalizu dhe korruptu edhe qytetarinë në përgjithësi, nëse është kështu, ska demonstrata: në ujë të turbulltë më së lehti nxinen peshqit edhe me dorë bile. Ska apo ka Demonstrata? Si dihet “ miletit”...

Xhevat Rexha
Sender e-mail address:
xhetar@shlink.ch
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi