Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anëtarët e BE bien dakord për rikapitalizimin e bankave

Shko poshtë

Anëtarët e BE bien dakord për rikapitalizimin e bankave Empty Anëtarët e BE bien dakord për rikapitalizimin e bankave

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 26, 2011 11:27 pm


Anëtarët e BE bien dakord për rikapitalizimin e bankave


Anëtarët e BE bien dakord për rikapitalizimin e bankave Merkel_sarkozy_eu
Marrëveshja konsiston në një shtim të kapitalit të bankave me 9%

Arrihet marrëveshja e parë në mbledhjen e krerëve dhe qeverive në Bruksel, për masat urgjente antikrizë.
Një nga pikat e rendit të ditës në tryezën e bisedimeve lidhej me rikapitalizimin e bankave të eurozonës. Sipas burimeve nga Brukseli, mësohet se është arritur konsensusi mbi rikapitalizimin e bankave si një nga objektivat kryesor me një shtim të kapitalit të bankave me 9%.


Por edhe çështja tjetër kryesore e samitit të Brukselit duket se është afër konkludimit. Burime nga Brukseli bëjnë me dije se Fondi Europian i shpëtimit do të shtohet deri në 1 mijë miliardë euro nga 440 që është aktualisht.
Gjithsesi shuma e sakte do të bëhet e ditur në përfundim të negociatave me qeverinë e Athinës mbi paketën e dytë të ndihmës ekonomike.


Ndërsa për kontributin e bankave mbi shpëtimin e Greqisë mësohet se liderët e Francës dhe Gjermanisë, Sarkozi dhe Merkel, kanë marrë iniciativën të negociojnë personalisht me bankierët për zhvlerësimin e borxhit nga bankat greke.

Gjithashtu nga takimi kësaj mbrëmjeje, mësohet se plani i masave konkrete antikrizë, prezantuar nga Berluskoni, në letrën drejtuar Brukselit, ka lënë një përshtypje të mirë dhe është pritur me favor në Europë.

>> Merkel: Evropa në orët më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi