Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prokurori problematik themelon partinë e Bamirit në Pukë

Shko poshtë

Prokurori problematik themelon partinë e Bamirit në Pukë Empty Prokurori problematik themelon partinë e Bamirit në Pukë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 30, 2011 10:13 pm

Prokurori problematik themelon partinë e Bamirit në Pukë

Prokurori problematik themelon partinë e Bamirit në Pukë 64725ndoja

Figura e njohur e prokurorit Arjan Ndoja, qoftë për problemet me ligjin, për të cilat ai u largua nga institucioni i akuzës në vitin 2004, qoftë për marrëdhëniet e ngushta me presidentin Bamir Topi, është angazhuar këto ditë për themelimin e degës së partisë politike të Bamirit në Pukë.

Ajo që denonconin drejtuesit e disa njësive vendore në Pukë, se Bamir Topi po e shfrytëzon vizitën e mundshme në këtë qytet për të promovuar partinë-hije të tij, duket se nuk lë vend për dyshime.

Këtë e konfirmon më së miri, edhe “dyndja” në Pukë prej disa ditësh e emisarëve të Bamir Topit, që po investohen, jo vetëm për sigurimin e sa më shumë anëtarëve të mundshëm për degën e kësaj partie, por edhe po i përgatisin komoditetin në Sofrën pukjane, njofton G55.

Në krye të të gjithë këtyre emisarëve të Bamir topit, qëndron një emër i njohur, që vjen nga “institucioni i pavarur” i prokurorisë. Ai është Arjan Ndoja, ish-kryeprokuror i Durrësit, emri i të cilit, është tashmë më shumë se publik.

Arjan Ndoja, do të kujtohet gjatë pse në një kohë shumë të shkurtër ai shumëfishoi pasurinë e tij, por që e fshehu me një “lapsus” gjatë vetë deklarimit pranë ILDKP-së. Natyrshëm, që çështja e tij u mbyll para se të hapej nga “organi epror” dhe ai u rikthye në prokurorinë e Durrësit si prokuror..., sikurse ishte mbyllur edhe një aferë e tij e dyshimtë përballë ligjit në vitin 2004, për tu rikthyer në organin e akuzës, falë “zemërgjerësisë” së “shefes së madhe” të tij, ku duket se qëndron falë edhe një marrëdhënie të ngushtë, që duket se e ka krijuar me Bamir Topin.

Pas gjithë kësaj “karriere” me ikje-hajde dhe ulje-ngritje, mësohet se prej pak ditësh mësohet se Arjan Ndoja ndodhet në Pukë, ku po “investohet” fuqishëm, për një “sukses të paparë” të degës së partisë së Bamir Topit në Pukë. Në varësi të këtij “suksesi të paparë” të mundshëm, pritet që edhe Arjan Ndoja, të regjistrojë në CV-në e tij, ikje-hajden e radhës, apo edhe ulje-ngritjen e radhës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi