Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahjaga: Nuk ka ndarje të Kosovës

Shko poshtë

Jahjaga: Nuk ka ndarje të Kosovës Empty Jahjaga: Nuk ka ndarje të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 31, 2011 9:52 pm

Jahjaga: Nuk ka ndarje të Kosovës

Jahjaga: Nuk ka ndarje të Kosovës 31_10_2011_Konferenca

Institucionet dhe shoqëria në Kosovë janë betuar se do të krijojnë një shtet gjithëpërfshirës dhe prosperues, me perspektivë të qartë evropiane dhe partneritet të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha sot Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga në konferencën me temë "Kosovo Talks EU" në Prishtinë.

Katër vjet më vonë, theksoi ajo, Kosova e ka përqafuar dhe jetësuar këtë vizion, që fillimisht ishte shtruar qartazi në Propozimin Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të saj dhe pastaj u ngërthye në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

"Në praktikë, vizioni ynë i gjithëpërfshirjes nënkupton mosfavorizimin e asnjë grupi etnik në dëm të ndonjë grupi tjetër. Përkundrazi, parashihen dispozita të qarta dhe të forta ligjore në mbrojtje të komuniteteve", tha presidendtja Jahjaga.

Jahjaga: Nuk ka ndarje të Kosovës 31_10_2011

Edhe pse pajtimi është një proces i gjatë, vijoi ajo, synohet integrim dhe pjesëmarrje e plotë e bashkësive etnike në jetën institucionale në nivel lokal dhe qendror, duke shtuar se kjo nënkupton zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, kulturor e politik të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Jahjaga theksoi se serbët dhe komunitetet e tjera janë në vazhdimësi të përfaqësuara në nivel qendror, si pjesë e koalicioneve politike që udhëheqin vendin. Qeveria e Kosovës ka një zëvendëskryeministër serb dhe tri ministri të udhëhequra nga përfaqësuesit e këtij komuniteti. Një ministër është përfaqësues i komunitetit turk.

Një pasqyrë dhe qasje e tillë, tha ajo, ekziston edhe në dikasterët e shërbimeve publike, si Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, Gjykatat e Kosovës dhe shërbime tjera civile po reflektojnë përbërjen shumetnike të Kosovës.

Po ashtu Presidentja Jahjaga tha se në Kosovë, të gjitha komunitetet janë të barabarta dhe nuk mbivotohen në asnjë nivel dhe për asnjë çështje.

Jahjaga: Nuk ka ndarje të Kosovës 109228_31_10_2011

Institucionet e Kosovës kanë arritur që të zbatojmë këto dispozita në pjesën dërmuese të vendit tonë, por sfidë e përbashkët mbetet zbatimi i Planit të Ahtisaarit dhe shtrirja e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, sidomos në tri komunat në veri të vendit, ku sipas saj, "vërehet një veprim i theksuar i strukturave ilegale të ndërlidhura me strukturat kriminale që herë pas here nxisin situate të anarkisë".

"Ne duam që serbët atje t'i gëzojnë të njëjtat të drejta sikurse serbët në pjesët tjera të Kosovës. Integrimi nuk do të thotë asimilim, por do të thotë pjesëmarrje dhe marrje e përgjegjësisë në jetën tonë institucionale, në shoqërinë që po e krijojmë", tha zonja Jahjaga.

Me këtë rast presidentja Jahjaga u bëri thirrje serbëve në veri të vendit "që të largohen nga barrikadat dhe t'u bashkohen bashkëkombësve të tyre në institucione, që t'i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë demokratike, që bashkërisht ta ndërtojmë dhe zhvillojmë Kosovën në paqe, drejt synimit tonë të përbashkët - integrimin në familjen evropiane".

Sa i përket dialogut teknik, Jahjaga tha se ai i paraprin marrëveshjeve bilaterale shtetërore, që dy vendet janë të obliguara t'i nënshkruajnë ndërmjet vete para se të fillojnë procesin e integrimeve evropiane.

"Edhe Kosova edhe Serbia mund të bëhen anëtare të BE-së, vetëm duke e ndihmuar njëra tjetrën, sepse e ardhmja e gjithë rajonit, e gjithë popujve tanë, është anëtarësimi në BE dhe në NATO".

Presidentija Jahjaga theksoi se pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm, që është njohur nga 85 shtete të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 22 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Ajo është e njohur edhe nga 5 nga 7 shtetet e rajonit të Ballkanit.

Në vazhdim ajo nënvizoi se "nuk ka ndarje të Kosovës; nuk ka ndarje të Serbisë; nuk ka shkëmbim territoresh; nuk ka zhvendosje të popullsisë", duke shtuar se fuqimisht është kundër këtyre opsioneve, sepse siç tha, ato ishin opsione të shekullit të kaluar, dhe të cilat u sollën shumë dhunë dhe vuajtje popujve të të gjithë rajonit, tha mes tjerash Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga në konferencën me temë: "Kosovo Talks EU" në Prishtinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi