Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drews: Zgjidhja për veriun me mjete paqësore dhe dialog

Shko poshtë

Drews: Zgjidhja për veriun me mjete paqësore dhe dialog Empty Drews: Zgjidhja për veriun me mjete paqësore dhe dialog

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 01, 2011 7:42 pm

Drews: Zgjidhja për veriun me mjete paqësore dhe dialog

Drews: Zgjidhja për veriun me mjete paqësore dhe dialog Drews

Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews gjatë një vizite në qytetin e Ferizajt tha se situata e tanishme në veri të vendit duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore. Drews tha se lëvizja e lirë për të gjithë qytetarët vazhdon të jetë ende problem.

Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews duke folur për situatën në veriun e vendit tha se nëse nuk arrihet deri te një zgjidhje paqësore atëherë KFOR-i është i detyruar të gjejë një zgjidhje tjetër duke mos saktësuar datën e heqjes së barikadave.

”Ky problem duhet të zgjidhet me dialog. Nëse me dialog nuk kemi zgjidhje adekuate atëherë është detyrë e KFOR-it që të gjejë një zgjidhje tjetër me mjetet e veta”, tha ai.

Korsitë e hapura në rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, nuk janë të mjaftueshme për kalimin e automjeteve të rënda të forcave paqëruajtëse, tha zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki. ”KFOR-i nuk do të mund t’i furnizojë apo bartë trupat në ato pjesë”, tha ai.

Mirëpo kjo është në kundërshtim me njoftimin e përfaqësuesve të katër komunave, të cilët thonë se kanë mundësuar lirinë e lëvizjes së plotë, që nga e mërkura e kaluar. ”Ne kemi nevojë për liri të pakushtëzuar të lëvizjes jo vetem për KFOR-in por për të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe për popullatën civile gjithashtu”.

Ndërkaq situata e përgjithshme e sigurisë në veri të vendit është e qetë dhe nuk janë regjistruar incidente që do ta rrezikonin sigurinë e përgjithëshme edhe pas vendosjes së barrikadave të reja nga serbët, bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Pas bisedimeve të shumta me përfaqësues të KFOR-it, të ashtuquajturit përfaqësues të katër komunave me shumicë serbe, kanë thënë se kanë mundësuar lirinë e lëvizjes për KFOR-in, por jo edhe për EULEX-in dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi