Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prof. Dr. Mehdi HYSENI:LARG DUART NGA TERRORIZMI SE DO TË DIGJENI NË FLAKËN E TIJ!

Shko poshtë

Prof. Dr. Mehdi HYSENI:LARG DUART NGA TERRORIZMI SE DO TË DIGJENI NË FLAKËN E TIJ! Empty Prof. Dr. Mehdi HYSENI:LARG DUART NGA TERRORIZMI SE DO TË DIGJENI NË FLAKËN E TIJ!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 02, 2011 3:00 am

LARG DUART NGA TERRORIZMI SE DO TË DIGJENI NË FLAKËN E TIJ!

BAROMETRI DIPLOMATIK

Nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Prof. Dr. Mehdi HYSENI:LARG DUART NGA TERRORIZMI SE DO TË DIGJENI NË FLAKËN E TIJ! Mehdi_Hyseni
Prof Dr Mehdi Hyseni

*** Ata vandalë dhe terroristë që prekin në gjakun dhe në veprën kombëtare shqiptare të martirëve tanë, ata nuk kanë vend as në Kosovë e as në Shqipëri, as në diasporë, pavarësisht nga mjekrrat e tyre të gjata, të krehura apo të pakrehura, si dhe nga xhepat dhe nga fondet e tyre ilegale dhe legale për indoktrinimin dhe shkombëtarizimin e shqiptarëve, me qëllim që t’i përçajnë dhe t’i çojnë deri në vëllavrasje, si dhe t’i izolojnë nga Amerika dhe nga Evropa Perënidmore.

Siç bën të ditur www.kosvapress.com në lajmet e saj ditore të datës 17 tetor 2011, ja se çfarë akti vandalist dhe terrorist ka ndodhur në varrezat e martirëve në Vushtrri të Kosovës: “Persona ende të pa identifikuar, kanë kanë ngjyrosur fotot e martirëve në varrezat e martirëve në Vushtrri, duke u vendosur mjekra fotografive të martirëve, ndërsa lulet e vendosura nëpër këto varreza i kanë hedhur në rrugë. Banorët të cilët banojnë përreth varrezave, tregojnë të kenë parë një qytetar të paidentifikuar, i cili kishte mjekërr dhe veshje karakteristike dhe lulet e vendosura në këto varreza i kishte hedhur në rrugë…” (Shih lajmin me titull “Ngjarje e pazakontë në varrezat e martirëve”/ http://kosovapress.com/ks/beta//).

Kushdo që e ka bërë këtë akt të shëmtuar, ky nuk mund të kualifikohet ndryshe, veçse akt vandalist dhe barbarik anicivilizues, që të gjithë shqiptarët i apostrofon të mbledhin mendjen dhe të zgjohen nga “gjumi klinik”, në mënyrë që t’ia prejnë hovin depërtimit të çdo terrozimi islamik të Lindjes së Afërt, të Mesme etj., që në froma të ndryshme (të “ndihmave humanitare”, të indoktrinimit dogmatik, të derdhjes së valutave të ndryshme, si dhe të “uniformave të zeza”) ka filluar të lëshojë “lozët e kungullit” (1990-2011), jo vetëm në Kosovë, por edhe në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike.

Mirëpo, këtë fatkeqësi dhe tragjedi për gjithë Kombin dhe Shqipërinë Etnike, ende nuk janë duke e parë shqiptarët qoftë në pushtet, qoftë jashtë pushteti, në jetën e përditshme. Po nesër, do të bëhet vonë për të gjithë, sepse fara e zezë e kolerës së terrorizmit, nuk është lehtë për t’u zhdukur. Kështu që, më mirë, më dobishme dhe më efektshme do të ishte, që sa më parë të ndërmirren hapa këmbëngulës dhe mjete preventive ligjore, që të parandalohet çdo formë subverisve , e kamufluar apo e hapur e terrorizmit islamik në Kosovë, si dhe në të gjitha hapësirat e tjera të Shqispërisë Etnike. Ndryshe, do të na përlajë dreqi, tërë këtë shekull, shqiptarët do të luftonin në dy fronte: 1) kundër çdo forme të terrorizmit islamik dhe, 2) kundër terroizimit dhe kolonializmit sllvao-bizantin.

-Kush dhe, kur do t’i fitonte këto dy luftra antishqiptare, që në esnecë kanë një përmbajtje dhe një synim të përbashkët-shfarosjen, asimilimin, shkombëtarizimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga shtëpitë dhe nga trojet e tyre stërgjyshore pellazgo-ilire-shqiptare etnike.

Që të mos përsëritet një tragjedi e tillë me përmasa gjithëkombëtare shqiptare, që tani, derisa nuk është bërë vonë, jo vetëm politika, por në radhë të parë hoxhollarët dhe priftërinjtë shqiptarë përmes derseve dhe meshave të tyre, duhet që t’iu shpjegojnë besimtarëve shqiptarë të vërtetën se, luftrat e derisotme të popullit shqiptar, duke përfshirë edhe luftën e UÇK-së, nuk janë bërë për hir të asnjë feje (as islame, as katolike e as ortodokse), por vetëm për çlirimin e KOMBIT SHQIPTAR dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.

“Mos shikoni kisha e xhamia, se feja e shqiptarit është shqiptaria”(Vaso Pashë Shkodrani!)

Edhe brezi i ndritshëm dhe i lavdishëm i UÇK-së me në krye heroin trim të pavdekshëm, Adem Jashari, këtë amanet të pashlyeshëm dhe të paçmuar kombëtar atdhetar shqiptar të Vaso Pashë Shkodranit, e pati fanar në rrugëtimin e tij të armatosur për t’i dhënë fund robërisë së egër kolonialiste dhe fashiste të Serbisë dhe të aleatëve të saj ballkanikë. Kështu që, UÇK-JA NUK KA LUFTUAR PËR ASNJË FE, AS PËR MJEKRRA, AS PËR SHALLVARE, AS PËR TERLIKË ME KRYQA, AS PËR SHAMIA TË ZEZA, QË KOSOVËN, TA MBËSHTILLTE NË ZI DHE NË ROBËRI TË HUAJ, POR PËR LIRI DHE PËR PAVARËSI TË KOSOVËS DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE! KA LUFTUAR PËR KOMB DHE PËR ATDHE SHQIPTAR! –Jo për kurrfarë feje, se asnjë fe e shqiptarëve nuk ishte në rrezik, por kombi dhe atdheu shqiptar, i cili, edhe sot është në rrezik të madh nga armiqtë e ndryshëm të brendshëm dhe të jashtëm, me shalla dhe pa shalla, me mjekrra dhe pa mjekrra.
Prandaj, të gjithë mbani mend këtë të vërtetë për luftërat dhe për kryngritjet e derisotme të heronjve dhe të martirëve shqiptarë, se lufta për komb dhe për atdhe, nuk daton vetëm prej luftës së UÇK-së, por qysh prej epokës së lavdishme çlirimtare kombëtare dhe atdhetare të luftrave të Skënderbeut kundër shtypësve dhe tiranëve osmanllinj anadollakë, e deri më sot, me luftën e lavdishme heroike, çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me në krye trimin dhe heroin legjendar, Adem Jashari kundër pushtuesve dhe terroristëve çetniko-fashistë të Serbisë agresive dhe gjenocidale (1912-1999).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi