Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shenja e Kosovës për mjetet ajrore do të jetë Z6

Shko poshtë

Shenja e Kosovës për mjetet ajrore do të jetë Z6 Empty Shenja e Kosovës për mjetet ajrore do të jetë Z6

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 02, 2011 10:50 pm

Shenja e Kosovës për mjetet ajrore do të jetë Z6

Shenja e Kosovës për mjetet ajrore do të jetë Z6 02.11.2011-ZKM-05vvv

Projektligji për Bujqësinë Organike, i miratuar sot nga Qeveria, ka për qëllim krijimin e bazës për zhvillimin e qëndrueshëm të prodhimit organik si dhe sigurimin për funksionimin efikas të tregut.

Në këtë mbledhje u miratua edhe propozim vendimi për Ndalimin e Eksploatimit të Inerteve nga Lumenjtë e Kosovës, pasi shfrytëzimi dhe eksploatimi i pakontrolluar i rërës, ka shkaktuar degradim.

Shenja e nacionalitetit për mjetet ajrore të Republikës së Kosovës do të jetë Z6, pas miratimit të bërë sot nga propozim vendimi për një gjë të tillë.

Shenja e Kosovës për mjetet ajrore do të jetë Z6 Qeveria-2

Po ashtu, sot u miratua edhe vendimi për shpronësimin shtesë të pronave në zonat kadastrale Mazgit dhe Llazarevë, në trasenë e rrugës N2 dhe te rreth-rrotullimi i cili ndërlidh rrugën N2 dhe N9, si dhe propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë, nr. 11/43, të datës 19.10.2011.

Në këtë mbledhje është marrë vendimi për emërimin e Kryeshefit Ekzekutiv në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Në bazë të rezultateve të konkursit dhe sipas rekomandimeve të panelit intervistues, për kryeshef të kësaj agjencie është emëruar Edona Hajrullahu.

Shenja e Kosovës për mjetet ajrore do të jetë Z6 02.11.2011-ZKM

Qeveria poashtu miratoi vendimin për rialokimin e mjeteve nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, si dhe ndau 660 mijë euro përkrahje për këto organizata buxhetore: 160 mijë euro për Komunën e Pejës, 200 mijë euro për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për ngrohtoren e Gjakovës, 200 mijë euro iu nda komunë së Klinës, si dhe 100 mijë euro për komunën e Ranillugut.

Shenja e Kosovës për mjetet ajrore do të jetë Z6 Pacolli-hoxhaj-bukoshi


Po ashtu, në mbledhje Qeveria ndau edhe 40 mijë euro për rivarrimin dhe ngritjen e lapidarit të luftëtarit të njohur, Hysen Tërpeza nga Tërpeza e Vitisë.

Shenja e Kosovës për mjetet ajrore do të jetë Z6 Ceku-kuci-qeveri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi