Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të shtëna armësh pranë zyrës së Thaçit

Shko poshtë

Të shtëna armësh pranë zyrës së Thaçit Empty Të shtëna armësh pranë zyrës së Thaçit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 12, 2011 8:47 pm

Të shtëna armësh pranë zyrës së Thaçit

Të shtëna armësh pranë zyrës së Thaçit Pistolet3

Gjatë ditës së djeshme shumë pranë zyrës së kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka pasur të shtëna armësh.

Shoferi i një prej ministrave të qeverisë së tij, gjatë shoqërimit për në zyrën e kryeministrit ka pasur me vete pistoletën e cila është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme.

Shoferi i ministrit të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Besim Beqaj, është pushuar menjëherë nga puna si edhe një prej policëve të cilët qëndrojnë pranë zyrës së kryeministrit Thaçi.

Kjo ngjarje ka provokuar debat të nxehtë në ambientet e brendshme të kryeministrisë mes shoqëruesve të ministrit dhe pjesëtarëve të sigurimit. Ngjarja është konfirmuar nga këshilltari për media i ministrit për Zhvillim Ekonomik, Gëzim Baxhaku i cili ka thënë se arma u shkrep pa dashje.

Hyrja e shoferit Halil Sopi në institucione me armë përbën shkelje të rëndë ligjore, vlerësojnë njohësit e çështjeve të sigurisë. Në fakt, përdorimi i armëve brenda institucioneve është e ndaluar me rregullore të brendshme të qeverisë, qoftë edhe për policët e Policisë së Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi