Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:PEGASI NË " TEMPULLIN E KULTURËS"-PEGASI NË " TEMPULLIN E KULTURËS"

Shko poshtë

Kristaq Shabani:PEGASI NË " TEMPULLIN E KULTURËS"-PEGASI NË " TEMPULLIN E KULTURËS" Empty Kristaq Shabani:PEGASI NË " TEMPULLIN E KULTURËS"-PEGASI NË " TEMPULLIN E KULTURËS"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 16, 2011 1:08 am

Kristaq Shabani:PEGASI NË " TEMPULLIN E KULTURËS"-PEGASI NË " TEMPULLIN E KULTURËS" 211458_678723185_2799306_n

Kristaq Shabani:PEGASI NË " TEMPULLIN E KULTURËS"


PEGASI NË " TEMPULLIN E KULTURËS"
nga KRISTO STOJA ,PUBLICIST, KRYETARI DEGES SE LNPSHA "PEGASI" ALBANIA PER GJIROKASTREN


Ne shkrimtarët dhe poetët, kur mblidhemi tok bisedojmë për libra, për poezi, për veprimtari, pra në synimin tonë është veç ARTI dhe Letërsia ... Dhe ky vit mund të quhet viti i supershkronjave...

Kristaq Shabani:PEGASI NË " TEMPULLIN E KULTURËS"-PEGASI NË " TEMPULLIN E KULTURËS" 313055_10150392924503186_678723185_8329746_428278059_n
*
Zbritëm te kthesa dhe morëm rrugën drejt për në fshatin e banuar nga vllejtë. Në xhep kisha një shkrim interesant të Dhimitër Bashos për vllejtë me titull "VLLEJTË E DHOKSATIT I BUZËQESHIN JETËS", të cilin e kisha marrë një ditë më parë për tra lexuar. Klaonin makina , ngadalsonin shpejtësinë dhe shoferët na bënin me shenjë për të hipur.., por ne kishim dëshirë që, këtë copë rrugë, ta bënim me këmbë, të soditnim panoramën e bukur, e cila na përshfaqej përballë. Prandaj i falenderonim me dorë në zemër dhe u bënim shenjë për të vazhduar. Dielli i vjeshtës, dielli i nëntorit, nuk ishte diell i ftohtë, përkundrazi shkëlqente si diell pranveror. Është kënaqësi të ecësh drejt qytetzës së Andon Poçit, ndërsa një fllad i lehtë na ledhaton faqet. Ja dhe ura madhështore. Përballë nesh një fshat i bukur me çati të kuqe, mbuluar nga pemët gjethezverdhura. Në ballë të fshatit toka të parcelluara në mëyrë simetrike, të ndara nga njëra ' tjetra me rrethim të bukur telash gabion dhe brenda sipërfaqe të mbjella me rreshta të drejta: kaçube me lajthi, pemë të tjera frutore si: arra, dardhë, qershi. Pak më tej një vresht i sistemuar, ku veshulët e rrushit ia bëjnë me sy vizitorëve.
*
Kemi hyrë në rrugën kryesore. Rregull e pastërti. Rrugë me planimetri. mure anësorë të drjetë. Pemë. Lule. Një radhë biznesesh na shoqërojnë gjersa i afrohemi qendrës. Një kishë madhështore me një arkitekturë të veçantë na shfaqet në plan të parë. Ecim duke lënë prapa tabelën mikëpritëse:°Mirëseerdhët!" në shqip dhe në gjuhën vllahe. Kalojmë vila, lëmë pas lokale dhe në plan të parë na shfaqet një tabelë me një shigjetë majtas "TAVERNA TRADITA". E kemi lënë komunën, qendrën shëndetësore dhe pjesën më të madhe të fshatit dhe drejtohemi për atje, ku jemi nisur, pra te taverna në fjalë ose siç e kanë emërtuar tani "TEMPULLI I KULTURËS". Në këtë mjedis hyn me mend e "del" pa mend nga puna artistike, kompozimi dhe mënyra elegante e ekspozimit të një numri pa fund relikesh, mozaikësh skulpturorë, objektesh dhe bimësh dekorative. Pronari i saj, artisti Taqo Zharkalli. ose Zhaku, siç i thërrasin shkurt, na pret buzëqeshur te porta dhe na ton me dashuri brenda. Ai na shpjegon domethënien e çdo vepre arti, na tregon për vështirësitë, që ka hasur deri në realizimin e secilit detaj, për netët pa gjumë, që i janë dashur për të skicuar në mendje çdo krijim, për punën e lodhshme, mbasi çdo gjë e ka ndërtuar vetë, për investimin e madh në të holla që kjo mrekulli e "pikturuar" në mendje të derdhet në terren.
Jo pa qëllim ne përzgjodhëm për të organizuar një konferencë letrare në këtë mjedis përrallor. Ato që do të fliten për letërsinë, për librin, për kulturën të ilustrohen, të arguementohen, të shoqërohen me këtë ambient të paparashikueshëm.
Krahas tavolinave nga më të veçantat për nga forma dhe stili i zgjidhjes, ku ishin ulur klientë të shumtë, ne zgjodhëm një kënd poshtë një pjergolate, me sfond ujëvarën. në freskinë e ujit, midis aromave të luleve dhe shumëllojshmërisë së ngjyrave të këtij parku kulture, zienin diskutimet, shfaqeshin ide, ndërtoheshin programe për një promovim libri në një kohë të afërt dhe për mjaft veprimtari të tjera letrare, që do të organizojë LNPSHA "PEGASI" ALBANIA. Idetë e panumërta të të Presidentit të LNPSHA "PEGASI" pasuroheshin me diskutimet e publicistëve Kristo Stoja , njëkohësisht Kryetar i LNPSHA "PEGASI" për Gjirokastrën dhe Dhimitër Basho. Mendimet e shkrimtarit nga "Andon Poçi", Manol Basho, pasuronin programin, që ishte formuluar si skelet dhe po "vishej me mish", pra me dukuri të tjera. Trapezi me verë të kuqe dhe meze të pasura, s'kish si të mos na nxiste fantazinë, s'kishte si mos të na jepte energji të reja. Një melodi e lehtë që s'kuptohej nga vinte (ndoshta aparatura ishte maskuar), na përkëdhelte na e na relaksonte. Për rreth katër orë aty u realizua një punë organizative sa për një javë. Çdo gjë u ideua bukur, çdo fragment u zbërthye qartësisht, çdo pjesë e programit u konkretizua si mizaskenë. Taqo Zharkalli, pastaj luajti një pjesë muzikore me kitarë, iu afrua ekipit dhe dha ndihmesën e tij nga përvoja shumëvjeçare dhe idetë që i shkreptitnin në kokë, aty për aty...
Vonë para perëndimit të diellit lamë "Tempullin", lamë fshatin piktoresk, ose më mirë të themi qytezën plot vila 'Andon Poçi" dhe duke shfrytëzuar mjete të rastit dolëm në rrugën kryesore... dhe iu drejtuan rezidencës sonë të magjiktë, qytetit hireshumë dhe të gurtë Gjirokastrës...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi