Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mërgim Korça: Debati mbi "kolaboracionizmin" me një majtist të përhershëm

Shko poshtë

Mërgim Korça: Debati mbi "kolaboracionizmin" me një majtist të përhershëm Empty Mërgim Korça: Debati mbi "kolaboracionizmin" me një majtist të përhershëm

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 08, 2009 12:36 am



Mërgim Korça: Debati mbi "kolaboracionizmin" me një majtist të përhershëm U1_mkorca1
Mërgim Korça
Debati mbi "kolaboracionizmin" me një majtist të përhershëm


Dritëro Agolli nuk u përmbajt dot. Deshi edhe ai t’a shprehte mllefin e tij kundra KOLABORACIONISTËVE.

Nga Mërgim Korça

Për
fat të keq të brezave që pasojnë, ndikimi i mendësísë komuniste në
trajtimin e historisë së popullit tonë e gjithashtu edhe në shtypin e
përditshëm, vazhdon edhe është tejet i pranishëm. Faktor përkeqësues,
ndërmjet shumë syresh, qé edhe rrethimi me tel me gjëmba me kuptimin e
mirëfilltë të fjalës, që i bëri diktatura për 47 vite me radhë, vëndit
tonë ! Populli ynë mbeti tamam një gjysëm qindvjeçari mbrapa në të
gjitha fushat, i krahasuar me popujt e tjerë europianë ! Në një kohë që
tek ne popullarizohej nga diktatori si ... fitorje e madhe rritja e
pashembulltë e kllasës intelektuale si pjell’e partisë ... , kjo nuk
ish asgjë më pak por ligjërim i dhunshëm i vendosjes në vënde drejtuese
shtetërore personash të pakultur’e të padíje profesionale. Mjaftonte
shkolla e partisë e cila quhej shkoll’e shkollave dhe injoranti bëhej
udhëheqës, strateg, e pse jo edhe rektor universiteti ! E doemos si
pasojë nuk kish se si, dora dorës të mos i nxihej pamja vëndit tonë! Si
materializohet sot ky rezultat ? Mjafton të krahasohemi me vëndet e
tjera të cilat në vënd që të ishin pjesëtarë të Kampit Socialist qenë
anëtarë të NATO-s. Me që trajtimi i kësaj teme del nga korniza e
problemit rreth të cilit dua të ndalem sot, nuk po zgjatem më me të
edhe po hyj menjëherë në temë. Qeveria e drejtuar nga koalicioni i
Partisë Demokratike, përgjatë legjislaturës së fundit, po bën
përpjekjet e saja t’i a dalë në krye që të shpërblehen për humbjen e
jetëve, vitet e burgut si edhe vitet e internimeve, ose vetë viktimat e
diktaturës ose pasardhësit e tyre me lidhje gjaku. Edhe ky problem
është tejet i gjerë dhe trajtimit të tij nuk do t’i përqëndrohem
përgjatë këtij shkrimi sepse larmía e çështjeve ësht’e pafund. Sa për
t’a përnxitur sadopak kureshtínë rreth kësaj larmíje çështjesh sot, nga
e njejta anë e barrikadës qëndrojnë si trashëgimtarët e familjarëve të
dënuar sipas pretencave të prokurorit gjatë Gjyqit Special e gjithashtu
edhe vetë trashëgimtarët e prokurorit. E me që diskutohet edhe
“zgjerimi” në përfshirje të ligjit, sa për përndritje kujtese, dua të
ve në dukje se kategori për t’u shpërblyer janë edhe trashëgimtarët e
komandantit të Bataljonit Hakmarrja e gjithashtu edhe familjarët e
viktimave të atij bataljoni ! Me pak fjalë, e pa as më të voglin mllef,
vetëm se desha të hedh sadopak dritë rreth një çeshtje sa tragjike e po
aq edhe të ndërlikuar për t’a trajtuar. Hyjmë tashti në temën e
mirëfilltë të cilën pa as më të voglin mllef e me sinqeritetin më të
madh dua t’a trajtoj. Intervistuesi e pyeti Z.Dritëro Agolli : Zoti
Agolli, në kuvend dje u votua ligji, i cili dëmshpërblen të
pushkatuarit pa gjyq para vitit ’44 në Shqipëri. Opozita ka deklaruar
se kjo kategori personash janë kolaboracionistë, si e vlerësoni ju këtë
debat? Përgjigja ishte “ Unë mendoj se duhet të bëhet në radhë të parë
një përcaktim i qartë mes antikomunistëve dhe atyre që gjatë luftës apo
dhe më pas, bashkëpunuan me pushtuesin, kërkuan të terrorizonin apo
vrisnin ...” Që në fillim, përgjigja e zotit Agolli më befason lidhur
me moskoherencën logjike të sajën. E kam fjalën se ai pohon që jo vetëm
gjatë luftës ka patur bashkëpunëtorë me pushtuesin por “... edhe më
pas, bashkëpunuan me pushtuesin ...”. Këtu ka lajthitje sa i takon
qartësisë mendimit nga z.Agolli, sipas meje. Ngado që dua t’a analizoj
pohimin e tij ai ka mangësí. Ata që bashkëpunuan me Italinë apo me
Gjermaninë, (pa hyrë në analizën e qëllimeve dhe objektivave të tyre që
z.Agolli nuk i ka hiç të qarta, ndoshta edhe jo për fajin e tij por të
horizontit të tij), nuk kishin si vazhdonin e bashkëpunonin me ta sepse
me të mbaruar lufta ata jo vetëm që pushuan së qëni pushtues por ishin
edhe humbësit e vetë luftës. Apo e kam gabim ? Nga ana tjetër, edhe
sikur t’a pranojmë se e ka fjalën p.sh. për të gjith’ata që u dënuan si
bashkëpunëtorë me Jugosllavinë, pavarësisht nga si udhëheqja jugosllave
e drejtonte dhe e hiqte nga hundët udhëheqjen tonë komuniste, prap nuk
ka logjikë një pohim i tillë sepse Jugosllavija formalisht nuk është se
na kishte pushtuar. Nejse, vazhdojmë më tej me këndvështrimet e
Z.Agolli i cili vazhdon e pohon “... cila ka qenë përvoja evropiane dhe
botërore në trajtimin e bashkëpunëtorëve të nazizmit dhe fashizmit ?
Kështu njihet gjerësisht historia e Filip Petenit, heroit francez të
Luftës Parë Botërore. Në postin e kryeministrit Peten, pas pushtimit të
Francës nga Gjermania naziste, u la në detyrë dhe bashkëpunoi me
gjermanët. Edhe pse pas luftës ai u justifikua se bashkëpunoi me
gjermanët për të ruajtur Parisin nga shkatërrimet që mund të
shkaktoheshin, qeveria e De Gol e burgosi si bashkëpunëtor me nazistët.
Ai u internua në një ishull të largët.” Pa hyrë e të zgjerohem fare
duke bërë apologjín’e Mareshalit Petáin, dua t’i a kthjelloj disi
horizontin historik Z.Agolli rreth këtij personazhi. Më 10 korrik 1940
Franca kapitulloi e mbeti në mëshirën e egërsisë ushtrisë naziste.
Mareshali Petáin, heroi i Verdunit, mori kurajën e doli para popullit
parizian me deklaratën “ Po i a dhuroj personin tim Francës për t’i a
lehtësuar fatkeqësitë … para së gjithash të rivendoset rendi, të ndahen
të mirët nga të këqinjtë … në qëndër të shkatërrimit nuk qëndron një
gabim ushtarak ose politik, por një “shpërbërje”, (dekompozim –
M.K.sipas origjinalit), e kombit e kurdisur nga një komplot i forcave
kundra – Francës : elita të vjetra republikane, komunistë, massonë,
hebrenj, të huaj si edhe internacionalistë të çdo tipi … “ (Botime të
“Institut d’Histoire du Temps Present” André Paul – Louis Simon ARC
074, 6-63 – si edhe Philippe Burrin “La France a l’heure allemande”
Seuil, 1995 / 11 - 118 M.K. përkthyer sipas origjinalit). Parlamenti
Francez e votoi zgjedhjen e Mareshalit Petain me datën 10 korrik 1940
me 468 vota pro, 80 kundra si edhe 10 abstenime. Duhet të shtoj se vetë
nivelet e votimeve tregojnë se nuk ishin votime të dhunuara. Ndonëse
s’kam se si të zgjatem më me Mareshalin Petáin, nuk rri dot pa i a
kujtuar Z.Agolli faktin që qeveria e ashtuquajtur tradhëtare e Vichy-së
e ushtronte administrimin e saj mbi ¾ e territorit Francës ku
gjermanët, deri në mbarimin e luftës, nuk i futën kurrë më “hundët e
tyre”. Në vijim të argumenteve që ngre Z.Agolli në favorin e tezës së
tij, ai citon shkrimtarin e njohur në botë për të cilin shprehet “ … Në
Norvegji, Knut Hamson, (Hamsun – saktësim M.K.), një poet novelist
është burgosur duke u mbajtur gjatë në burgim. Shkaku i këtij dënimi
ishte përkrahja përmes shkrimeve të tij të nazizmit.” Pa debatuar fare
me Z.Agolli, vetëm një gjë i sugjeroj lexuesit : mos të përtojë dhe të
lexojë disa nga faktet që do t’i parashtroj. Leif Veggum, drejtori i
Norges Bank, informon se në nderim të veprës Hamsun-it, e cila ka patur
një ndikim të fuqishëm në letërsinë norvegjeze si edhe në atë botërore,
Thesari i Shtetit Norvegjez ka hedhur në treg një monedhë kushtuar Knut
Hamsun-it me rastin e 150 vjetorit të lindjes së tij. Gjithashtu, në
kuadrin e këtij përvjetori, me 19 shkurt 2009 u shpallën datat e
celebrimeve që vijojnë për nder të Knut Hamsun-it. Po ju radhis disa
nga programet : Java e Hamsunit në qëndrën e Letërsisë në Oslo 20 – 26
Prill 2009. Knut Hamsuni në Rendsburg nga 5 deri më 7 Qershor 2009.
Celebrim në Lom Vaga në nder të Hamsunit nga 1 deri më 7 Gusht 2009
Ditët e Hamsunit edhe Ibsenit në Grim nga 14 deri 16 Gusht 2009. E
pashë të arësyeshme mos t’a kopjoja gjithë programin vjetor se do të
bëhej monoton por vetëm e zura në gojë që lexuesi t’a krijojë opinionin
e tij jo vetëm nga një pohim i thatë dhe krejt’i përgjithshëm i
Z.Agolli. Vazhdojmë edhe me një shkrimtar tjetër kalibri botëror si
Ezra Paund për të cilin Z.Agolli shprehet si vijon : “Rasti më
domethënës është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njihet Amerika si
vendi më antikomunist në botë. Por atje u dënua me burgim nobelisti në
letërsi Ezra Paund, për shkak se propagandonte nazizmin dhe fashizmin.
Madje ai u mbyll në kafaz. Pra, dënimi i bashkëpunëtorëve të fashizmit
dhe nazizmit nuk është vetëm fenomen shqiptar. Deri në vitet ’50 si e
gjithë Evropa, edhe Shqipëria ka dënuar bashkëpunëtorët e fashizmit.”
Zotit Agolli edhe për Ezra Poundin do t’i ve në dukje për t’ia
plotësuar këndvështrimin rreth poetit dhe shkrimtarit kaq të madh
amerikan, një fakt shum kuptimplotë. Në vitin 1995 u organizua një
simpozium si rrjedhojë e një bashkëpunimi kulturor ndërmjet “Carpe
Diem” si edhe “Teatrit Vertex”. Atje u arrit në përfundimin që Ezra
Paundi të cilësohej si “The poet’s poet“ (poeti i poetëve – M.K.), për
ndikimin e thellë të tij përgjatë shekullit të 20-të në shkrimet e
letërsisë angleze. Duke shpresuar se Z.Agolli do të ketë interes t’a
merrte e t’a lexonte broshurën e botuar me këtë rast, e informoj se
mund t’a kërkojë duke i u drejtuar me internet carpediem@iol.it
dhe ata pa vonesë i a dërgojnë, (e vetmja vështirësi mbase do të ishte
në leximin e saj se ata e dërgojnë në anglisht, italisht, gjermanisht,
etj. po jo në shqip ose rusisht). Nga ana tjetër do t’i rekomandoja
Z.Agolli gjithashtu t’a lexonte ciklin e fjalimeve të mbajtura nga Ezra
Paundi në Radion Italiane, të Universitetit Bocconi, me titullin : Mbi
Natyrën Ekonomike të Luftrave. Vetë tema tejet interesante dhe shum’e
ndërlikuar e dhënë për t’u trajtuar pikërisht nga Ezra Paundi, nga ky
institucion prej më të vlerësuarve në Itali edhe më gjerë, besoj se
mbush shumë boshllëqe që si duket ka Z.Agolli lidhur me këtë
personalitet të madh botëror. Dhe sa për kureshtí, do t’i rekomandoja
Z.Agolli të bënte një qëmtim shumë të shpejtë e të hetojë se sa tema
disertacionesh në vit trajtojnë vizionet e Ezra Paundit ! Do të mbetej
i befasuar sikur t’ia tregoja unë shifrën; po i a le t’a gjejë vetë.
Për t’a mbyllur edhe me figurën madhore të Paundit, dua t’a mësojë
lexuesi se në kohën kur ai, në disa drejtime e shikonte ideologjinë
naziste jo aq të zezë sa paraqitej, e patën mbyllur në çmendinë,
(ndërsa Z.Agolli shprehet se qe dënuar me burgim e në kafaz). Mirëpo
sot bota ka ecur përpara. Kanë kaluar shumë dhjetvjeçarë që nga koha
kur Knut Hamsuni si edhe Ezra Paund u futën në çmendira. Hedhja e
shikimeve dhe studimeve nga pozita mbrapavështruese, i kanë pozicionuar
ato personalitete në vëndet që u takojnë sipas shtatit të tyre !
Intervista e Z.Agolli mbyllet me pyetjen e fundit të gazetarit :
Mendoni se socialistët duhet të reformojnë qëndrimin e tyre ndaj kësaj
kategorie ? “Socialistët nuk ndryshojnë dot këtë qëndrim sepse është
vlerësim real i historisë, por edhe pse rrjedhin nga PPSH-ja. Por unë
do të thosha se nga PPSH kanë dalë të gjitha partitë politike
shqiptare. Unë e kam krahasuar PPSH-në me një “shegë të plasur”,
kokrrat e së cilës u përhapën gjithandej, në parti të ndryshme”. E
tashti që i erdhi koha t’i japim kokë muhabetit, siç e thotë populli,
më del në pah një an’e papritur e Z.Agolli, person të cilin në
nënvetëdijen time mundohesha t’a veçoja disi nga masa e injorantëve me
diploma. Ja edhe sepse. Knut Hamsunin, në rininë time të herëshme, e
kam patur autorin e novelave nga më të preferuarat që lexoja. Në vijim,
mes tjerëve si Lajosh Zilahy, Alexis Carrel, Margaret Mitchell, Teodor
Kroger, etj.etj., Erza Paundi qé shkrimtari të cilin e lexoja edhe këtë
me shumë kënaqësí. Kështu që, në qoftë se Z.Agolli do t’a kishte
shfaqur pikëpamjen e tij kundra ligjit të kaluar në Kuvend lidhur me
kolaboracionistët, thjeshtë sipas atyre pikëpamjeve të mykura dhe
dashakeqëse të ndjekësve të verbër të propagandës komuniste
shtrembëruese të historisë, as e merrja mundimin të ulesha e të
shkruaja rreth pikëpamjes së tij. Mirëpo Z.Agolli, për t’u treguar daç
erudit si edhe origjinal, zuri në gojë, duke i përfolur, emrat e dy
shkrimtarëve të mëdhenj i bindur se si specialist i letërsisë, secili
do t’a pranonte tezën e tij në kundërshtim me ligjin e miratuar. Kjo
përzgjedhje e tij jo vetëm më bëri të ulem e t’a analizoj intervistën e
dhënë, por nga ana tjetër edhe më befasoi : e kuptova qartë se edhe
Z.Agolli nuk bëka përjashtim nga plejada e letrarëve të
t’ashtuquajturës rrymë letrare të realizmit socialist me mangësí të
theksuara njohurishë lidhur me letërsinë perëndimore. Prandaj ai mirë
do të kishte bërë që intervistën t’a kishte bërë duke u qëndruar besnik
ugareve të fshatit, (siç e vlerësonte diktatori), të fliste për Memo
Meton e të mos i a hynte krahasimeve me Mareshalin Petáin apo Knut
Hamsunin dhe Erza Paundin. Sa për mbylljen e diskutimit të tij ku
pozicionimin e socialistëve kundra ligjit të porsamiratuar nga Kuvendi
e quan qëndrim logjik dhe koherent me qëndrimin që do të mbante
PPSH-ja, ka thënë një të vërtetë të madhe. Gabimin e ka tek krahasimi
me shegën. Shega nuk i shpërndan kokrrat e saja. Ferrecka e gomarit po.
Ajo kur piqet shpërthen dhe farat e saja shpërndahen me metra larg
mëmës. Këtë Z.Agolli duhet t’a dijë mirë. Është përvojë nga fshati!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi