Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj: SuperAutoStrada Durrës-Kukës-Merdare ''Ibrahim Rugova''

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj: SuperAutoStrada Durrës-Kukës-Merdare ''Ibrahim Rugova'' Empty Xhevat Rexhaj: SuperAutoStrada Durrës-Kukës-Merdare ''Ibrahim Rugova''

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 08, 2009 12:47 am

Xhevat Rexhaj: SuperAutoStrada Durrës-Kukës-Merdare ''Ibrahim Rugova'' U1_XhevatRexhaj
SUPERAUTOSTRADA DURRËS-KUKËS-MERDARE “IBRAHIM RUGOVA”
Nga Xhevat Rexhaj
Ka shumë vite që më vardiset në kokën time ideja e atëhershme në vitet 1994, e Presidentit Rugova” të ndërtohet sa më shpejtë rruga Durrës Kosovë. Të jem i sinqertë me ditë e net e kisha në krye këtë thënie të presidentit tonë.


Ditët e as netët nuk sillnin asgjë të re në këtë drejtim, Shqipëria e dalë nga katrahura komuniste-staliniste-maoiste-enveriste, nuk kishte kaçik të bëjë asgjë. Ish komunistët enveristë të konvertuar në socialistë enveristë, qëllim kryesor e kishin shkatërrimin e strukturës fillestare demokratike, që provohej të bëhej nga qeveria demokratike. Ata me çdo kusht dëshironin që shtetin ta përdhosnin edhe njëherë para syve të botës dhe të thonin se ja populli shqiptar nuk është i aftë të vetëqeveriset, të ec përpara dhe të jetë anëtarë i familjes evropiane ku Qeveria demokratike me Berishën në krye vetëm se filluan ta ofrojnë Evropën, me futjen e saj si shteti i parë ish komunistë në iniciativën e NATO” Partneriteti për Paqe”. Pra të tëra këto i shkatërruan enveristët dhe me vonë filluan dhe mbaruan skenarin më të fëlliqët dhe më të paskrupullte kundër vetë qenjës shqiptare dhe shtetit të vetë, i dimë pasojat e asaj katrahure, andaj edhe çështja e rrugës as nuk ishte kund në sirtarë të askujt. Pasi e shkatërruan Shqipërinë dhe erdhën me revolucion qosiqian në pushtet, socialistët e shpikën taksën për ndërtim rruge, mblodhën lekë, i manipuluan dhe nuk deshën të ua prishin qejfin Greqisë dhe Serbisë për të mos
Xhevat Rexhaj: SuperAutoStrada Durrës-Kukës-Merdare ''Ibrahim Rugova'' U1_1
lidhur shqiptarët ndërmjet veti me rrugë moderne. Duhej edhe pritur se ata që kinse gojën e kishin me demagogji dhe kuazi patriotizëm për vëllezërit shqiptar¨-kosovar, ishin po ata që për 50 vite shtet – diktaturë nuk kishin lëvizur as një km. Rrugë apo hekurudhë për Kosovën, ahere kur ne shqiptarët-kosovarë, mahniteshim se si komunistët e Enverit me lopata dhe kazma e kalonin normën edhe deri në 130%?!.
Për fat erdhi viti 2005 dhe shqiptarët e Shqipërisë vërejtën se duhet vërtet të ketë ndryshime në këtë shtet, pra duhet të drejtohet shteti nga njerëz të denjë, jo rrenca, hajna, mafiash, kontrabandistë, enveristë të papërmirësuar, huazi patriotë e e e, pra ti jepej rasti prapë PD dhe S. Berishës me elitë vepruese kombëtare ta udhëheq shtetin drejtë prosperitetit. Shqiptarët e Shqipërisë votuan e shumica shqiptare në trojet shqiptare dhe në mërgim u gëzuan pa masë kur u zgjodh Dr. Berisha me shumë intelektual tjerë¨ta udhëheq Shqipërinë drejtë Amerikës dhe Evropës.
Pra u gëzuam shqiptarët e trojeve etnike se djathtistët filluan projektet që bëjnë shqiptarët bashkë jo me parulla por me vepra, Berisha po integron shqiptarët në një njësi, po i ushqen rrënjët me ujë, po rriten degët dhe po vjelim fryte të gjithë së bashku si shqiptarë.
Tani po flejë më qetë, projekti i mijëra vjetëve po realizohet, Autostrada po lëshon shtat, urat po lidhin brigjet, po frymojnë gurrat dhe lumenjtë, fshatrat shqiptare të Shqipërisë, po shikojnë prarimin e diellit kah perëndimi, Republikës e Kosovës po ia ndien dallgat dy ketrave shqiptarë, Jonit dhe Adriatikut. Ah sa kënaqësi për atë që do jetë ndër të parët të përshkroi këtë rrugë magjepse, këtë vepër kombëtare- kolosale, i lumi ai që do futet tunelit më të madh të ndriçuar në Ballkan dhe do përjetoi hyrjen në brendinë e bjeshkëve shqiptare dhe pastaj daljen në dritë nga bjeshka shqiptare, lum ai që do e përjetoi.



Xhevat Rexhaj: SuperAutoStrada Durrës-Kukës-Merdare ''Ibrahim Rugova'' U1_2
Deti gjithshqiptarë
Por do të ketë edhe të tillë që do e mallkojnë ditën kur u nisë ky projekt dhe ditën kur do të kryhet ky projekt madhështor, do jenë Serbia e Greqia ato që do derdhin lot dhe do të kenë depresione kur të lëshohet për qarkullim ky sihariq, do e dinë se shqiptarët tani më për dy orë janë një, por fatkeqësisht do të ketë edhe shqiptarë të tillë si njëfarë Brace me shokë që do të fitoi një sëmurje të pashëruar kur të shoh se shqiptarët e dy shteteve qarkullojnë nëpër Autostradën IBRAHIM ROGOVA”, vepër e shtetit shqiptarë, krijuar sipas idesë së të Madhit shqiptarë Presidentit I. Rugova.
Institucione shqiptare, ia keni borxh Njeriut të Madh që hapi dyert e hekurta të kancelarive Amerikane dhe Evropiane jo vetëm për Kosovën, por për tërë shqiptarët në përgjithësi. Shqipëri e nderuar, nderoni atë që miqtë e armikut tonë i shndërroi në armiq të armikut tonë, i kemi tani miq.
E neve jemi vëllezër, jepjani vendin momentit historik, shpirti i Presidentit e shikon ndërtimin e kësaj madhështie.
Te e fundit ju në Shqipëri mund ta bëni këtë e sa për Kosovë, besoi se bashkëpunëtorët e dikurshëm të Presidentit janë në obligim me e realizu këtë, Rugova është I MADHI i Kombit… .
.
Xhevat Rexhaj- Cerrca
Schaffhausen



Xhevat Rexhaj: SuperAutoStrada Durrës-Kukës-Merdare ''Ibrahim Rugova'' U1_5
Urat bashkojnë vëllezërit


Xhevat Rexhaj: SuperAutoStrada Durrës-Kukës-Merdare ''Ibrahim Rugova'' U1_3
Tuneli i dritës


Xhevat Rexhaj: SuperAutoStrada Durrës-Kukës-Merdare ''Ibrahim Rugova'' U1_4
Shqiptarët ndertojnë ardhmërin

Ripublikim - Publikuar më parë në Nëntor 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi