Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa kundër shtyrjes së zgjedhjeve dhe kritikon Qeverinë

Shko poshtë

Mustafa kundër shtyrjes së zgjedhjeve dhe kritikon Qeverinë Empty Mustafa kundër shtyrjes së zgjedhjeve dhe kritikon Qeverinë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 20, 2011 1:11 am

Mustafa kundër shtyrjes së zgjedhjeve dhe kritikon Qeverinë

Mustafa kundër shtyrjes së zgjedhjeve dhe kritikon Qeverinë Isa-mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka shprehur besimin se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve presidenciale, ndërkohë që ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk po bën asgjë për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Ai këto komente i bëri të shtunën në Kuvendin zgjedhor të Degës së LDK-së në Viti, me ç’ rast janë zgjedhur organet e reja të kësaj dege.

Derisa më herët ka pasur paralajmërime se nuk dihet nëse zgjedhjet presidenciale do të mbahen vitin e ardhshëm, kreu i partisë më të madhe opozitare në vend Isa Mustafa ka thënë se zgjedhjet presidenciale do të mbahen vitin e ardhshëm, ndërsa ato parlamentare një vit më vonë.

Ai ndërkaq ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk po lufton krimin dhe korrupsionin. Sipas Mustafës, në Kosovë kemi një qeverisje të papërgjegjshme, e cila pos parullave asgjë nuk ka bërë në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

PDK, AKR dhe LDK në fillim të prillit kanë arritur një marrëveshje për ndryshime të nevojshme kushtetuese që do të krijonin rrethanën për zgjedhje të presidentit në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli.

Bazuar në marrëveshje, Komisioni do të përfundojë punën e vet brenda gjashtë deri në nëntë muaj nga data e themelimit të tij, kështu që kufiri i skajshëm ka mbetur edhe dy muaj.

Marrëveshja parasheh që zgjedhjet e para presidenciale të mbahen jo më vonë se gjashtë muaj nga data, në të cilën ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe legjislative do të hyjnë në fuqi. Sipas kësaj, i bie se ato do të duhet të mbahen në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Ndryshe, në Kuvendin zgjedhor të LDK-së, për kryetar të degës së kësaj partie në Viti është zgjedhur Sokol Haliti, Musa Misini dhe Sherif Sherifi janë zgjedhur nënkryetarë, ndërsa Hasan Aliu, sekretar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi