Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako:Dy poezi

Shko poshtë

Viktoria Xhako:Dy poezi Empty Viktoria Xhako:Dy poezi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 26, 2011 12:38 am

Viktoria Xhako:Dy poezi 275925_100000525636701_8351615_n

Viktoria Xhako:Dy poezi

KU DO TË SHKOSH?

-Ripublikim-

Zemërdhembshura nëna ime
- Ku do të shkosh, ti bijë, - më tha?
- Është shumë e gjatë rruga,
Këpucët për ty janë të mëdha.-

Strehën mbi sy, ëndrrat varur krahut,
Nisa t’i ngjitem shtegut të lartë.
Lule të thara, pa gjurmë jete,
Eca...këpucët më vranë mjaft!


E martë 9 mars 2010 ora 22:22
(ZHORZH SAND)


Nga vëllimi i ri poetik gati për botim “TAKOHEMI NË QIELL”

PRANDAJ I VESHA KËPUCËT......

Të pres në bregun e vetmisë sime...
Me valën tinzare, duke mërmëruar.
Që, veshur ka blunë e ëndrrës së dikurshme,
Në fundin e së cilës diçka është trazuar.

Të shoh nga larg me buzëqeshje,
Krahët të zgjas me etje, me zjarr.
Por rrugën kthen ti, pa fjalë, pa gjeste,
Dhe valët më godasin, dallgë të mëdha.

Në breg e vetmuar kërkoj valëzimin.
Zemër akulluar në ajrin e ftohtë.
Të vij tek ti, krejt e pamundur,
Krahët i kam të brishtë, të dobët.

Prandaj sërish i vesha të rëndat këpucë,
Mbi plagët e këmbëve që ende kullojnë gjak.
Mallin, me lotët e mi, po end pëlhurë,
Zemrën ta mbështjell, të reshtë pak nga pak.

E mërkurë 17 gusht 2011 ora 19:30
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

Viktoria Xhako:Dy poezi 312183_313882008639318_100000525636701_1259168_326345123_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi