Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama: E gjithë politika në Shqipëri, në mbështetje të Kosovës

Shko poshtë

Rama: E gjithë politika në Shqipëri, në mbështetje të Kosovës Empty Rama: E gjithë politika në Shqipëri, në mbështetje të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 27, 2011 12:43 pm

Rama: E gjithë politika në Shqipëri, në mbështetje të Kosovës

Rama: E gjithë politika në Shqipëri, në mbështetje të Kosovës 26.11rama-thaci

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur të shtunën në takim kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, ku kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë në fusha të ndryshme. Ndërsa, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka thënë se ka kënaqësinë dhe privilegjin që festën e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit Kombëtar ta kalojë në Republikën e Kosovës.

Rama: E gjithë politika në Shqipëri, në mbështetje të Kosovës 26-rama-thaci-26

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama duke ia dhuruar një kopje të librit të tij me titull “Kurban”, kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndryshe, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka nisur sot vizitë treditore në Kosovë, gjatë së cilës do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasiniqi, si dhe do të marrë pjesë në përurimin e librit të tij “Kurban”.

Rama: E gjithë politika në Shqipëri, në mbështetje të Kosovës 26.11.2011-ZKM-0vvv

Në vazhdim po ju sjellim të plotë deklaratën e Kryeministrit Hashim Thaçi pas takimit.


Kryeministri Hashim Thaçi: Ishte kënaqësi për mua sonte që të takohem me liderin e opozitës shqiptare, z. Rama, dhe delegacionin e tij gjithashtu.

Ne biseduam për bashkëpunimin e ngushtë të shtetit të Kosovës me shtetin e Shqipërisë, ku një kontribut të rëndësishëm është duke luajtur edhe opozita, në mbështetje të të gjitha angazhimeve për konsolidimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës, përkatësisht në punën e tyre për sensibilizim dhe mbështetjen edhe për njohjet e reja për Republikën e Kosovës.

Natyrisht biseduam për bashkëpunimin tonë në të gjitha sferat ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, dhe në atë ekonomike, diplomatike dhe të arsimit, poashtu në aspektin kulturor.

Gjithashtu, kjo vizitë është në prag të festave të nëntorit, shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, flamurit kombëtar.

Uruam njëri-tjetrin, dhe më lejoni që të uroj të gjithë shqiptarët për këto festa,dhe të gjitha të mirat për ta.

Gjithashtu kisha kënaqësinë që të marrë edhe librin nga z.Rama, për të cilin e uroj dhe e përgëzoj, për mjeshtërinë e tij në të shkruar, dhe prezantimin që e ka bërë.

Prandaj, i uroj edhe njëherë sukseset më të mira z.Rama në politikë, në karrierën e tij, në punën e tij.

Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë shumë fuqishëm për perspektivën e Kosovës evropiane, për perspektivën e Shqipërisë evropiane, për perspektivën e gjithë rajonit, një perspektivë evropiane.

Rama: E gjithë politika në Shqipëri, në mbështetje të Kosovës 26.11.2011-ZKM-07vvv

Deklarata e Edi Ramës pas takimit.


Edi Rama: Ishte si përherë kënaqësi e veçantë takimi me kryeministrin Thaçi, jo vetëm kryeministri i Kosovës por edhe një mik i mirë dhe shumë i respektuar nga të gjithë ne, në një moment të rëndësishëm, momentin e vigjiljes të një feste të madhe siç është festa e pavarësisë dhe ajo e flamurit, që unë kam privilegjin ta kaloj këtu, duke mu dhënë mundësia që të vizitoj edhe kryeministrin dhe vendet e simbolikës së madhe kombëtare.

Folëm për procesin e integrimit, për procesin që shumë shpresojmë shumë që të hapet dhe të ec me shumë shpejtësi për liberalizimin e vizave edhe për qytetarët e Kosovës.

Pata kënaqësinë që t’i dhuroj kryeministrit edhe një kopje të programit tonë të ri, programit të Partisë Socialiste dhe të opozitës shqiptare, ku një ide e rëndësishme që po zhvillojmë në aspektin e arsimit, është ideja e një sistemi të unifikuar arsimor të Kosovës dhe Shqipërisë, për t’u dhënë mundësi gjithë fëmijëve dhe të rejave dhe të rinjve, që të arsimohen dhe edukohen brenda të të njëjtit sistem.

Dhe padyshim rinënvizova edhe njëherë atë që është e njohur për të gjithë dhe që është vijë e drejtë dhe e palëkundshme jo vetëm me partinë socialiste dhe opozitës, por të gjithë politikës në Shqipëri, në mbështetje të Kosovës, në mbështetje të udhëheqjes politike të Kosovës. Kosova është një nga ato pikat të palëvizshme përbashkuese për të gjithë klasën politike në Shqipëri.

Rama: E gjithë politika në Shqipëri, në mbështetje të Kosovës 26.11.2011-ZKM-04vvv

>> Rama për vizitë në Kosovë >> Komente (31)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi