Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajrush Morina:Edi Rama bëhet “kurban” në Muzeun Historik të Prishtinës

Shko poshtë

Bajrush Morina:Edi Rama bëhet “kurban” në Muzeun Historik të Prishtinës Empty Bajrush Morina:Edi Rama bëhet “kurban” në Muzeun Historik të Prishtinës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 27, 2011 12:47 pm

Edi Rama bëhet “kurban” në Muzeun Historik të Prishtinës


Bajrush Morina:Edi Rama bëhet “kurban” në Muzeun Historik të Prishtinës Qq5bajrush+morina
Shkruan Bajrush Morina
Debate

Lideri I Partisë Socialiste Edi Rama ka zgjedhur Prishtinën për të kaluar tri ditët e tij të këtij fundnëntori. Ai nuk ka ardhur në Kosovë për të festuar Festën e 28 Nëntorit por për të promovuar librin e tij më kujtime të titulluar “Kurban”. Megjithëse është kjo një vizitë krejtësisht private, për liderin socialist është rezervuar edhe një pritje zyrtare në kryeministrinë e Kosovës. Sipas një njoftimi të bërë nga “agjentët” e Ramës në Prishtinë të cilët janë marrë me organizimin vizitës së tij në Kosovë dhe me promovimin e librit të tij në Prishtinë, fillimisht është paraparë të realizohet një takim me kryeministrin Hashim Thaçi e pastaj në orët e pasdites të bëhet edhe promovimi i librit të tij në Prishtinë.
“Afgjenduesit” e Edi Ramës nuk kanë paralajmëruar edhe ndonjë takim me ndonjë zyrtar të lartë të shtetit, përfshirë presidenten apo kryeparlamentarin por mbase nuk përjashtohet kjo mundësi në ditë në vijim. Rama do të qëndrojë 3 ditë në Prishtinë ndërsa takimet e tija private apo gjysmëzyrtare do të dihen në ditët në vijim. Sigurisht se do të bëhen të ditura edhe darkat e tij me miqtë e tij në Prishtinë.


Muzeu Historik i Kosovës “hap dyer’ për Kurbanin e Ramës

Por në qoftëse në takimin e Ramës me kryeministrin Hashim Thaçi mund të jetë zyrtare apo private, në promovimin e librit të Edi Ramës me titull “Kurban” ka diçka të veçantë që nuk ka ndodhur më parë në Kosovë.
E para, pothuaj të gjitha librat e deritashme të autorëve nga Kosova, nga Shqipëria apo nga vendet e huaja janë promovuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës apo në ambiente të tjera kulturore përfshirë këtu edhe ndonjë lokal ku frekuentojnë kryesisht artistë të fushave të ndryshme.
Por për të promovuar librin e Edi Ramës është zgjedhur Muzeu Historik i Kosovës, një institucion ky i lartë shtetëror kur nuk mbahet mend të jetë promovuar ndonjë libër a botim shkencor e historik e lere më ndonjë libër me përmbajtje politike.
E dyta promovimi i librit të Edi Ramës me titull “Kurban” në Muzeun Historik të Kosovës ka një prapavijë të qëllimtë që duket se është bërë nga organizatorët e kësaj ceremonie promovuese. Ata ose kanë për qëllim që ta tretin në “histori” “Kurbanin” e Edi Ramës, ose duan ta “mbyllin’ në muze liderin socialist. Merre kah ta marrësh këto dyja “qëllime” të organizatorëve mbase nuk janë të qëllimshme por prapavija e tyre është krejtësisht politike dhe e dëmshme për Kosovën.
E para, Muzeu nuk ka qenë dhe nuk është institucion i promovimit të librave.
E dyta, përmbajtja politike e librit të liderit socialist mbase nuk do të duhej të bëhej as edhe në Bibliotekën kombëtare të Kosovës e lere më në Muzeun Historik të Kosovës.
Ky promovim i këtij libri politik shton dyshimet e autorit të këtij shkrimi për qëllimet e mbrapshta politike të organizatorëve por edhe oportunizmin e drejtuesit të Muzeut Historik të Kosovës. Autori i këtyre rreshtave është dëshmitarë i një ‘takimi të rastësishëm” të drejtorit të Muzeut Historik të Kosovës me disa prej ithtarëve të Ramës në Prishtinë. Ata mbase mund të jenë takuar “rastësisht” për të pirë kafe në Prishtinë, por promovimi i librit të Ramës në Muzeun Historik të Kosovës më jep mundësinë e prapavijës së dyshimtë të këtij takimi mes ithtarëve të Ramës në Prishtinë dhe drejtuesit të Muzeut Historik të Kosovës.
Pra Edi Rama do të promovohet në Prishtinë. Kësaj radhe si publicist. Në qoftëse karriera e tij politike si kryebashkiak është bërë “kurban” në Tiranë, besojmë se edhe libri i tij do të bëhet “kurban” në Kosovë. E përfundimi i çdo kurbani sipas shpjegimit fetar është kur dikush flijojet, pra kur shkon nga kjo botë, njëherë e përgjithmonë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi