Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvendosje skuq rrethrrotullimin

Shko poshtë

Vetëvendosje skuq rrethrrotullimin Empty Vetëvendosje skuq rrethrrotullimin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 28, 2011 12:05 pm

Vetëvendosje skuq rrethrrotullimin

Vetëvendosje skuq rrethrrotullimin Vv_fushekosove

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të dielën mbrëma organizuan një aksion simbolik në qendër të Fushë Kosovës, me ç’rast vendosën flamujt kombëtar në tërë hapësirën e rrethrrotullimit në shtyllat elektrike.

Aksioni ka qenë simbolik dhe përgjigje ndaj pushtetit të sotëm i cili me qëllim ose për shkak të neglizhencës, nuk kanë ndërmarrë asgjë që të shënojë si ditë feste datën më të rëndësishme në kalendarin e kombit tonë, thuhet në një komunikatë për media të Lëvizjes Vetëvendosje.

Para vendosjes së flamujve në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje u mbajt një takim ku morën pjesë aktivistë dhe qytetarë të komunës, me ç’rast është mbajtur një ligjëratë mbi historikun e shqiptarëve nëpër shekuj.

Njëherësh Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Fushë Kosovë, i uron 99-vjetorin e pavarësisë gjithë shqiptarëve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi