Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:N´BALLË ME ISA BEGUN![/

Shko poshtë

Mentor Thaqi:N´BALLË ME ISA BEGUN![/ Empty Mentor Thaqi:N´BALLË ME ISA BEGUN![/

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 28, 2011 11:11 pm

Mentor Thaqi:N´BALLË ME ISA BEGUN![/ 374730_310766942286051_100000582437455_1110335_332406117_nMentor Thaqi:N´BALLË ME ISA BEGUN![/ 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi:N´BALLË ME ISA BEGUN!

(Një formë urimi pak më ndryshe)

M´pat thanë Babgjyshi
atë botë,
m´kujtohet si sot!
Paska kenë në Vlonë,
atë vjeshtë të vonë
që bani jehonë!
Paj,
ne mbrrimë
pak vonë
se rruga kje nxonë
prej rrogtarve servil
e shkaut katil!
Shtigjeve dikur
e malit kambë e durë,
e qelem shtegun
n´ballë me Isa Begun!
Eh! Trup Shqipnis t´vjeter
me njiqind telashe
prej Kajmekam Pashe!
Dikur pak ma vonë
me tanë atë Kolonë
ia mbrrimë në Vlonë.
Para, na dual Ismail Beu
me mjekerr t´bardhë si bora,
hë i lumtë dora,
na pruni Flamurin
e kuq, me t´zezë Shqiponjë,
atë ditë n´Vlonë!
E puthi vet Isa,
e puthem te tanë,
fmijve tonë jau lamë!
Aty Isuf Bardhoshi
me djem t´Dukagjinit,
nderim mvetsisë i boni
n´vend të Isë Boletinit!
I kishin thanë plakut:
o Ismail Qemal,
po t´japim nji fjalë,
si thuni ju k´tu, troç,
sa t´jem me frymë gjallë
Kosova s´tlen n´lloç!
I tham dhe Dedë Gjo´ Lulit
kur kje me Çun Mulen,
dhe e qoi nalt Flamurin,
se jemi nji Lis,
e kemi nji Plis,
e dojm nji Mezhlis (Kuvend)
nji mvetsi t´Shqipnis!

Mentor Thaqi VS., 28.11.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi