Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

OVL: Bllaca në RTK ne prag te festave – fyese për UÇK-në

Shko poshtë

OVL: Bllaca në RTK ne prag te festave – fyese për UÇK-në Empty OVL: Bllaca në RTK ne prag te festave – fyese për UÇK-në

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 01, 2011 2:01 am

OVL: Bllaca në RTK ne prag te festave – fyese për UÇK-në


OVL: Bllaca në RTK ne prag te festave – fyese për UÇK-në Muharrem_xhemajli-300x237
Ish-guerilët e pensionuar të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) janë shprehur të indinjuar me rastin e transmetimit të intervistës së Nazim Bllacës në emisionin e quajtur “Drejtësia në Kosovë”, në RTK, në vigjilie të festave të nëntorit.
Veteranët e UÇK-së, nëpërmjet një kumtese, konsiderojnë se do të ishte shumë më e arsyeshme që të transmetohen emisione edukative, kulturore e arsimore, në lidhje me festat e nëntorit, siç është: shpallja e pavarësisë së shtetit shqiptar, ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe dalja publike e UÇK-së.
“Nëse do të ishte e domosdoshme të transmetohej emisioni “Drejtësia në Kosovë” për shkak të orarit të transmetimit, atëherë më mirë dhe më e arsyeshme do të ishte që në këtë emision të flitej për padrejtësitë të cilat po u bëhen pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në emër të drejtësisë, prej përfundimit të luftës e deri më tani. Dihet që kemi me dhjetëra raste të arrestimeve të luftëtarëve të lirisë, të mbajtur me vite të tëra në qendrat e paraburgimit, të gjykuar, të liruar të pafajshëm e të dënuar pa fakte e argumente ligjore”, thuhet në reagim.
Më tej shprehen se hapësira e dhënë njerëzve si Nazim Bllaca në mediumet publike, e aq më tepër në vigjilie të festave kombëtare, është denigruese, fyese dhe tendencioze kundër UÇK-së dhe kombit shqiptar në përgjithësi.
“Ne u rikujtojmë të gjithë ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se kur janë radhitur në radhët e UÇK-së, kanë dhënë një betim që vlen edhe sot, në fund të të cilit thuhet: “Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!’”, thuhet në reagim. /Zëri/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi