Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enxhi Krasniqi Bardhaj:DARDANIA IME

Shko poshtë

Enxhi Krasniqi Bardhaj:DARDANIA IME Empty Enxhi Krasniqi Bardhaj:DARDANIA IME

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 04, 2011 11:00 pm

Enxhi Krasniqi Bardhaj:DARDANIA IME 383161_312490542103514_100000277133709_1204913_506178691_nEnxhi Krasniqi Bardhaj:DARDANIA IME 369444_100000277133709_1404849525_n

Enxhi Krasniqi Bardhaj:DARDANIA IME

Gjatë maktheve të ditës dhe pagjumësive
Me vështrimin e kohës së zezë dhe uluritëse,
Me vjen një erë vrundulluese që më mbyt
Sikur vetë globi më ka ngecur në fyt,
E persekutuar me britmën e fatkeqësisë,
Mbuluar me të gjitha llojet e temperaturave,
Në vlimin dhe vuajtjen e të gjitha torturave,
Bashkë me etjen për një ditë më të mirë
Kërkoj në shekuj një ëndërr të dlirë.

Tani rishtarët si çekan,
Me pushkë apo qyski
Godasin dëshirat e mia!
Godas, bërtas në mënyrë të padjallëzuar,
Me shpirtin e shkelur, me zemër të përvëluar,
Por si tekanjoze, me shpirtin e pastër,
Vështroj larg me drithërimë të ashpër.
Cliroj litaret e ngushtuar dhe lëshoj cjerrat në kumbim
Si të thirrura të mprehta njerezve të shtrire në ankth e mjerim...

Shpagim, torturë, vdekje, pafundësi
Shfaqen në formën e një levozhge arre,
Që më kot mundohem t'i zhduk.
E muskujt ne zverk,krëcasin mbi lëkurë
I mbaj me duar,mundohem ti zbutë!...
Kjo dhimbje, padretësi, më mbush me marre,
Dhe mikrob më bëhet, me gërryen nëpër trup.

Si me muzikë nanuris fëmijët të flenë
Këngët depërtojnë, depërtojnë thellë,
Shkasin nëpër ëndërra dhe aty gjejnë folenë.

Dardania ime!
Liria jote,
Mendim i këndshëm,
Ngushëllim për jetën dhe për mua...
Lumturia ime, gëzimet e tua!

Por ti ngrihesh përballë botës
Në furtunat dhe dhimbjes së kohës,
Dhe nga stresi i pa zakontë, përgjumesh
Dhe në një ëndërr tjetër të dhimbshme përkundesh?

Udhëve të gjëra
Me zhur u bie kryq e tërthor
Hijeve të përgjumura.
Shumë prej tyre janë thyer në silueta
Ngritur mbi tempuj me hije të zbehta,
Që koha nga një emër i shndërron në folje,
I grryen fikësimi, dëshpërimi i një lodhje...

Natë! ..Terr!...Ferr!..
Sejcili shtrihet në burgun e tij!
Zhurma hesht!
Hutinët flatrojnë andej - këndej
Depërtojnë gjer në dhëmb,
Dhimbje që të trëmb,
Dhe nuk u bën fërc syri,
Cipëplasur
Dinë vetëm të krekosen,
Kur nënën që i lindi, e baltosën!

Nata e bën punën e saj,
Por ka dëshmitare hënën
Që me çurgun e parë të dritës
Ndez zjarret dhe çan errësirën e frikës!...

Imagjinoj si agjent
Që ha gjymtyrët e vet të brishtë,
Apo hedh në pus
Prenë e kësaj ëndërre të trishtë ?

Liria e fituar, por jo e respektuar,
Është humbje e dyfishtë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi