Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK: Mos theksimi i kufijve të Kosovës si shtetërorë, akt kundërkushtetues

Shko poshtë

LDK: Mos theksimi i kufijve të Kosovës si shtetërorë, akt kundërkushtetues Empty LDK: Mos theksimi i kufijve të Kosovës si shtetërorë, akt kundërkushtetues

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 05, 2011 1:13 am

LDK: Mos theksimi i kufijve të Kosovës si shtetërorë, akt kundërkushtetues


LDK: Mos theksimi i kufijve të Kosovës si shtetërorë, akt kundërkushtetues 23ldk--selia_
“Mos theksimi i kufijve të Republikës së Kosovës si kufij shtetërorë është akt kundërkushtetues, i kundërligjshëm dhe dëmton interesat e Kosovës”, thuhet më tej në deklaratë.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një deklarate për media ka shprehur qëndrimin ndaj marrëveshjes për menaxhimin e kufijve, e cila sipas kësaj partie është e papërcaktuar dhe e paqartë, ndërsa mos theksimi i kufijve të Kosovës si kufij shtetërorë është akt kundërkushtetues, i kundërligjshëm dhe dëmton interesat e Kosovës.

“Qeveria, që nga fillimi i negociatave me Serbinë, e ka ndihmuar këtë të fundit për të shkuar sa më parë drejt BE-së, ndërsa vazhdimisht ka dëmtuar interesat e Kosovës. LDK-ja, nga fillimi, e ka thënë se këto janë negociatat e Serbisë dhe bëhen për interesat e saj. Marrëveshjet e arritura deri më tani janë përshkuar me mungesë të plotë të transparencës nga ana e Qeverisë dhe kanë prekur elemente të shtetësisë së Kosovës”, thuhet në deklaratë.

LDK vlerëson se deklarimet e palëve janë kontradiktore, ndërsa teksti i përcaktuar në përmbajtje, në planin e terminologjisë dhe në atë të zbatimit të saj.

Po ashtu, LDK konsideron se marrëveshjes i mungon dinamika dhe limitet e fillimit e të përmbylljes së saj dhe si e tillë, ajo vetëm sa i ndihmon Serbisë për të arritur qëllimet e veta dhe nuk garantohet me asgjë se kemi të bëjmë me menaxhimin e integruar të kufijve sipas parimeve të BE-së, pasi që ato parime vlejnë për shtet që njihen ndërsjellë dhe që dakordohen për të bashkëpunuar gjerësisht.

“Mos theksimi i kufijve të Republikës së Kosovës si kufij shtetërorë është akt kundërkushtetues, i kundërligjshëm dhe dëmton interesat e Kosovës”, thuhet më tej në deklaratë.

LDK-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës transparencë të plotë pۣër këtë dhe marrëveshjet e tjera. LDK-ja kërkon nga Qeveria t’i raportojë Kuvendit, ashtu siç e obligon edhe rezoluta dhe të heqë dorë nga deklaratat e paqarta.

“Çështjet e kësaj natyre janë çështje të Kosovës, të qytetarëve të saj, dhe assesi çështje të një qeverie”, përfundon deklarata e LDK-së.

Ndryshe, dje ndaj marrëveshjes së arritur më 2 dhjetor në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat marrëveshjen e kanë vlerësuar se është kundër vullnetit të qytetarëve dhe shkel Kushtetutën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi