Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK e AAK, Thaçi të mos shkarkohet

Shko poshtë

LDK e AAK, Thaçi të mos shkarkohet Empty LDK e AAK, Thaçi të mos shkarkohet

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 05, 2011 7:46 pm

LDK e AAK, Thaçi të mos shkarkohet

LDK e AAK, Thaçi të mos shkarkohet Hashim_Thaci_bs4

Nisma e Lëvizjes Vetëvendosje për thirrjen e mocionit të mosbesimit ndaj kryeministrit Hashim Thaçi dhe qeverisë së tij është në prag të dështimit ende pa filluar. Dy partitë tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thonë se nuk e shohin si shume serioze nismën e Vetëvendosjes.
Këto dy parti politike thonë se janë kundër shkuarjes në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme të cilat, sipas tyre, mund të prodhojnë edhe një herë një rezultat të manipuluar zgjedhor dhe rrjedhimisht edhe qeveri të dalë nga zgjedhje jo demokratike. Këtë e ka thënë Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.
Evropa e Lirë raporton se përgjigje negative rreth kërkesës për mocion, Vetëvendosje ka marrë edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani thotë se e mbështet largimin e kësaj qeverie, por jo me ndonjë mocion që e qon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme..
Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri thotë se partitë politike do të përballem me manipulim të zgjedhjeve qoftë në një proces të jashtëzakonshëm apo të rregullt zgjedhor. Të gjitha subjektet politike, e veçanërisht Lëvizja Vetëvendosje do të bëjmë edhe më shumë se që kemi bërë herën e kaluar që të garantojmë që vjedhja e votave të jetë më e vogël.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi