Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi shprehet i gatshëm të takohet me serbët në veri

Shko poshtë

Thaçi shprehet i gatshëm të takohet me serbët në veri Empty Thaçi shprehet i gatshëm të takohet me serbët në veri

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 09, 2011 10:39 pm

Thaçi shprehet i gatshëm të takohet me serbët në veri


Thaçi shprehet i gatshëm të takohet me serbët në veri 100829_taci


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në Bruksel i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve, Beta, se është i gatshëm të ulet në tryezë me serbët në pjesën veriore të Kosovës dhe ”të dëgjojë se çfarë i shqetëson si dhe çfarë dëshirojnë të bëjmë”, si dhe të jetë “aq kreativ sa është e nevojshme” për të përmbushur nevojat e tyre.

Në një intervistë për këtë agjenci ai ka shprehur gatishmërinë që të jetë në shërbim të atyre njerëzve.

“Atje duhet të krijojmë hapësirë për lëvizje të lirë, sundim të ligjit dhe të demokracisë dhe pastaj unë do të jem në gjendje të investoj në atë pjesë të Kosovës”, është shprehur ai.

Thaçi ka ripërsëritur se ai dhe Qeveria që e drejton nuk janë në konflikt me qytetarët në veri të Kosovës. “Ata janë qytetarë të Kosovës, ata janë qytetarë të mi dhe unë dëshiroj të jam në shërbim të tyre. Rruga përpara drejt të ardhmes shkon përmes integrimit, komunikimit, dhe jo izolimit e barrikadave”, citon Beta kryeministrin e Kosovës.

Thaçi ka ripërsëritur po ashtu se zgjidhja e vërtetë qëndron në dokumentin ndërkombëtar – Planin e Ahtisaarit, kurse propozimi i ministrit të Jashtëm suedez, Carl Bildt për bisedime të posaçme rreth pozitës së serbëve në veri të Kosovës është i tejkaluar.

Thaçi ka thënë se nuk është mirë as për ne, as për rajonin të ketë “vrima të zeza” dhe anarki në këtë pjesë dhe u ka garantuar serbëve se dëshiron të krijojë siguri për të gjithë banorët. “Natyrisht, unë respektoj dhe do ta respektoj të drejtën legjitime të Beogradit të interesohet për fatin e popullit serb në Kosovë”, është shprehur ai.

Thaçi ka rikujtuar se “kur u zgjodha kryeministër, më 2007, kishte barrikada në rrugët e Shtërpcës dhe në Graçanicë. Por sot atje sundon ligji, liria e lëvizjes, demokracia, atje janë udhëheqësit e zgjedhur me rrugë demokratike dhe kanë arritur edhe investimet publike. Bashkëpunimi mes nivelit lokal e qendror është e mrekullueshme”, ka thënë Thaçi.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë ikur nga Kosova “të kthehen në shtëpitë e pronat e veta”.

Po ashtu ka theksuar se ai dhe Qeveria qëndrojnë të palëkundur pas marrëveshjeve të arritura me Beogradin në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së e mbështetjen e SHBA.

“Dëshiroj të besoj se Beogradi është i gatshëm t’i zbatojë ato zgjidhje”. Ndërkaq për bashkëpunimin rajonal tha se do të mbështesë gjithnjë zgjidhjet europiane të problemeve.

Për pritshmërinë që të shpërblehet nga BE-ja si bashkëpunuese, ai tha se “Kosova e ka merituar”.

I pyetur rreth akuzave të Dick Martyt, Thaçi u përgjigj se nuk “mund të japë vlerësime për hetime që po i zhvillon prokurori i EULEX-it John Wiliamson”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi